• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 6 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Antonio Costa sot në Kosovë, takime me krerët e shtetit

3 Qershor, 2026
tek Kosova, Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, po qëndron në Kosovë për takime me krerët institucionalë dhe partiakë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Costa e nis vizitën me takimin me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu.

Më pas ai do të zhvillojë takim dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Lexo edhe:

Chelsea, Arsenal dhe City e lanë të ikte, tani Olise mund të bëhet “galaktiku” i Florentino

Ngrihet alarmi në Tiranë/ Zhduket 34-vjeçari familja apel për ndihmë: U pa për herë të fundit te sheshi Wilson

Costa po ashtu do të zhvillojë takime me krerët e partive opozitare në Kosovë.

Vizita e zyrtarit evropian në Kosovë është në kuadër të një turneu në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Turneu im i dytë në Ballkanin Perëndimor dërgon një sinjal të qartë: zotimi i Bashkimit Evropian për rajonin është i vërtetë, sikurse është e vërtetë edhe mundësia për zgjerim. Momentumi ekziston. Tani është koha që të japim rezultate”, tha ai përmes një njoftimi para nisjes së vizitave në rajon.

Costa nisi turneun ballkanik në Sarajevë, ku u takua me anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës dhe udhëheqësen e Këshillit të Ministrave.

Një ditë më vonë, ai qëndroi në Tiranë ku u takua me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe presdientin, Bajram Begaj. Më pas, në Shkup zhvilloi takim me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski.

Pas qëndrimit në Prishtinë, Costa do të udhëtojë drejt Serbisë, për takime me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, kryetaren e Parlamentit, Ana Bërnabiç, dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile.

Vizitat në rajon, Costa do t’i përmbyllë në Mal të Zi, ku përveç takimeve me zyrtarët malazezë, ai do të jetë bashkëudhëheqës i samitit BE-Ballkani Perëndimro në Tivat.

Tema e samitit të sivjetshëm, sipas BE-së, është “Prosperiteti i përbashkët dhe stabiliteti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”.

Vitin e kaluar, ky samit u mbajt në Bruksel dhe Kosova u përfaqësua me ish-presidenten Vjosa Osmani, ndërkaq Serbia nuk mori pjesë. Në deklaratën e samitit të vitit të kaluar, u tha se “mungesa e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit po mban të dy shtetet të bllokuara në rrugën evropiane”.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat, nën ndërmjetësimin e Brukselit, mbi një dekadë më parë.

Gjatë procesit janë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.

Dy vendet nuk kanë zhvilluar takim të nivelit të lartë politik që nga shtatori i vitit 2023, disa ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një reshter. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova fajëson Serbinë për sulmin, por Beogradi mohon përfshirjen.

Për sulmin në Banjskë, autoritetet në Kosovë kanë dënuar tre të akuzuar, teksa dhjetëra të tjerë gjenden në arrati.

Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit, teksa Kosova kërkon vazhdimisht që Serbia ta ekstradojë atë.

Nga Kategoria

Lajme

Chelsea, Arsenal dhe City e lanë të ikte, tani Olise mund të bëhet “galaktiku” i Florentino

6 Qershor, 2026
Aktualitet

Ngrihet alarmi në Tiranë/ Zhduket 34-vjeçari familja apel për ndihmë: U pa për herë të fundit te sheshi Wilson

6 Qershor, 2026
Ekstra

Më në fund dimë cilat ushqime e rrisin vërtet kolesterolin dhe cilat e ulin atë

6 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dyshohet se vrau me thikë mamanë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin. Procedohet mjekja

6 Qershor, 2026

Dhunoi me grushte e shkelma një shtetas dhe i shkaktoi plagë të rënda, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

6 Qershor, 2026

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

6 Qershor, 2026

Chelsea, Arsenal dhe City e lanë të ikte, tani Olise mund të bëhet “galaktiku” i Florentino

6 Qershor, 2026

Neymar pranë rikthimit në stërvitje, Ancelotti shpreson ta ketë gati për Botërorin

6 Qershor, 2026

Ngrihet alarmi në Tiranë/ Zhduket 34-vjeçari familja apel për ndihmë: U pa për herë të fundit te sheshi Wilson

6 Qershor, 2026

Më në fund dimë cilat ushqime e rrisin vërtet kolesterolin dhe cilat e ulin atë

6 Qershor, 2026

I akuzuar nga SPAK për vrasjen e Klevis Lleshit në bashkëpunim me të tjerë, ekstradohet nga Italia “skenaristi i atentateve”, Sajmir Kolaveri!

6 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.