Carlo Ancelotti ka bërë një vizitë surprizë në qendrën stërvitore të Real Madridit në Valdebebas, ku u takua me ish-lojtarët dhe stafin e klubit para sfidës ndaj Betisit.
Trajneri i Brazilit shfrytëzoi disa ditë pushimi për t’u rikthyer në Madrid, duke biseduar me Mourinhon, Bellingham, Valverde, Courtois dhe Huijsen. Ai kaloi më shumë kohë me lojtarët brazilianë, mes tyre Endrick, Rodrygo dhe Militão.
Ancelotti po ndjek nga afër gjendjen e brazilianëve të Real Madridit përpara grumbullimeve të ardhshme të kombëtares. Vinicius pritet të jetë aktualisht i vetmi lojtar i klubit madrilen i gatshëm për t’u përfshirë, ndërsa Militão, Rodrygo dhe Endrick vazhdojnë rikuperimin nga dëmtimet.
Italiani po punon gjithashtu për ndërtimin e brezit të ri të Brazilit në prag të ciklit që çon drejt Copa América 2028.











