Mesfushori i Manchester United, Kobbie Mainoo, ka para vetes mundësi të shumta nëse vendos të largohet nga klubi gjatë dritares së transferimeve të janarit. 20-vjeçari ka parë rritje të limituar në minutat e lojës, pasi është preferuar dyshja Bruno Fernandes dhe Casemiro nga trajneri Ruben Amorim. Në këtë kontekst, Mainoo ka marrë vetëm 11 minuta si zëvendësues në Premier League këtë sezon, pa bërë asnjë paraqitje si titullar.
Së fundmi, vëllai i tij, Jordan Mainoo, është shfaqur në një ndeshje me një bluzë që kishte mbishkrimin “Free Kobbie Mainoo”, duke shprehur mbështetje për të. Amorim, për të rritur shanset e Mainoo-së për t’u aktivizuar, e inkurajon atë të mësojë nga Casemiro.
Nëse Mainoo vendos të largohet, shumë klube evropiane kanë shprehur interes. Napoli, për shembull, ka lidhje të forta me të dhe mund ta bashkojë atë me ish-shokun e tij të ekipit, Scott McTominay. Chelsea gjithashtu është një opsion, pasi Mainoo mund të integrohej në strategjinë e klubit për zhvillimin e talenteve të rinj, duke rikthyer marrëdhëniet me Alejandro Garnacho.
Real Madrid po ashtu është përfolur në lidhje me Mainoo, me spekulime se ai mund të përfshihet në një marrëveshje që do të sillte Federico Valverde në Manchester. Bayern Munich ka shfaqur gjithashtu interes, pasi një transferim atje mund të ishte një mundësi e shkëlqyer për të luajtur përkrah Harry Kane. Ndërkohë, Barcelona e shikon Mainoo si një mënyrë për të forcuar mesfushën e saj.
Newcastle ofron mundësi për të luajtur në Ligën e Kampionëve, ndërsa West Ham mund të jetë një mundësi interesante për Mainoo për të rikuperuar formën në një skuadër që po lufton për mbijetesë.
Të ardhmen e Mainoo duket se do të jetë një nga temat kryesore të merkatos së janarit, me shumë mundësi për të gjetur një vend te një nga klubet më të mëdha evropiane.











