Tregjet financiare globale kanë nisur javën me rënie të aksioneve teknologjike dhe rritje të çmimit të naftës, mes tensioneve në Lindjen e Mesme dhe shqetësimeve për ritmin e zhvillimit të inteligjencës artificiale.
Nafta Brent u rrit rreth 3%, mbi 108 dollarë për fuçi, ndërsa dollari amerikan u forcua si monedhë e sigurt për investitorët. Tregjet po përballen me pasiguri të shtuar për furnizimin global me energji pas problemeve në Ngushticën e Hormuzit dhe sulmit ndaj tubacionit kryesor saudit.
Në të njëjtën kohë, aksionet e kompanive të teknologjisë u goditën pas paralajmërimeve nga drejtues të industrisë së AI, përfshirë CEO-n e Anthropic, Dario Amodei, për nevojën e ngadalësimit të zhvillimit të inteligjencës artificiale. Nasdaq ra rreth 0.8%, ndërsa indekset e teknologjisë në Azi pësuan humbje më të mëdha.











