• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 20 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Ambienti i marrë me qira ‘fole laboratori’ droge, sekuestrohet kokainë në Shkodër!

22 Prill, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një ambient i marrë me qira në lagjen “Manush Alimani” në Shkodër, i përdorur për fshehjen dhe përgatitjen e lëndëve narkotike për shitje, është zbuluar nga Policia në kuadër të operacionit të koduar “Target Group”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë ndërhyrjes, dy të rinj, 18 dhe 20 vjeç, u kapën në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi të gatshme për shpërndarje, kryesisht tek moshat e reja, ndërsa një bashkëpunëtor i tyre është shpallur në kërkim.

Nga kontrollet, u sekuestruan sasi të konsiderueshme droge, qindra qese për paketim, peshore elektronike, një armë të ftohtë, një motomjet dhe para të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal, duke zbardhur një bazë të organizuar të shpërndarjes së narkotikëve në qytet.

Lexo edhe:

Diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar Rama u kërkon deputetëve të jenë më prezent në rrjetet sociale

Zjarr në Karaburun, tymi pushton vijën bregdetare

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Zbulohet një ambient i marrë me qira,ku shërbente për të fshehur lëndën narkotike dhe për përgatiteje për shitje.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, qese farmaceutike për paketimin e tyre, 5 peshore elektronike, 1 armë e ftohtë, 1 motomjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar prej saj.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për shitje të lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Target Group”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit N. F., 18 vjeç dhe K. Z., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër. Ata u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Manush Alimani”, me doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, të cilat i posedonin me qëllim shitjen, kryesisht tek moshat e reja.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi L. A., 23 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas kishte marrë me qira një ambient në lagjen “Manush Alimani”, ku, bashkë me dy shtetasit e arrestuar, fshihnin lëndën narkotike dhe e përgatitnin në doza për shitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi e madhe dozash të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, qindra qese farmaceutike për paketimin e tyre, 5 peshore elektronike, 2 celularë, 1 armë e ftohtë (shkop metalik), 1 motomjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar prej saj.

Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nga Kategoria

Aktualitet

Diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar Rama u kërkon deputetëve të jenë më prezent në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026
Aktualitet

Zjarr në Karaburun, tymi pushton vijën bregdetare

20 Qershor, 2026
Aktualitet

Drejtuesi i mjetit lundrues ra në det, Policia Kufitare shmang tragjedinë

20 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vance: Witkoff dhe Kushner janë në Zvicër për bisedime me Iranin, gjërat po shkojnë mirë

20 Qershor, 2026

Përplasen dy trena mallrash në Mynih, një i vdekur

20 Qershor, 2026

Diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar Rama u kërkon deputetëve të jenë më prezent në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026

Zjarr në Karaburun, tymi pushton vijën bregdetare

20 Qershor, 2026

Zelensky i dërgon ultimatum Bjellorusisë: Hiqni pajisjet që ndihmojnë sulmet ruse ose do të veprojmë vetë

20 Qershor, 2026

Drejtuesi i mjetit lundrues ra në det, Policia Kufitare shmang tragjedinë

20 Qershor, 2026

Largimi i Marjana Koçekut/ Rama paralajmëron të tjera ‘rrjedhje’ nga PS: Mos u çudisni

20 Qershor, 2026

Thirrjet e Evropës për paqe në Ukrainë, Peskov: Po bisedimeve, jo ultimatumeve

20 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.