• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 7 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Alarm në Manhattan/ Evakuohet ndërtesa 38-katëshe, përkulen kolonat mbajtëse

7 Korrik, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Një ndërtesë 38-katëshe në Midtown Manhattan u evakuua, pasi autoritetet ngritën alarmin për një rrezik të mundshëm shembjeje për shkak të dëmtimeve serioze strukturore.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Departamenti i Zjarrfikësve të New Yorkut (FDNY) mori njoftimin pak para orës 08:00, pasi nga ndërtesa në adresën 235 East 42nd Street, pranë Terminalit Grand Central, nisën të bien tulla. Objekti, që dikur shërbente si seli e kompanisë farmaceutike Pfizer, është aktualisht në proces transformimi në një kompleks banimi me mbi 1,600 apartamente, me përfundimin e projektit të parashikuar në vitin 2027.

Sipas Departamentit të Ndërtesave, një zyrtar i sigurisë raportoi se një tra metalik në katin e 21-të kishte pësuar dëmtime të rënda. Ndërkohë, FDNY bëri të ditur se dy kolona mbajtëse brenda godinës kishin filluar të përkuleshin, ndërsa disa nga katet e sipërme po shfaqnin shenja fundosjeje.

Lexo edhe:

OBSH paralajmëron Evropën për valën e re të të nxehtit

Hetimi për “dhuratat” e majme, Farge jep dorëheqjen nga posti i deputetit

Menjëherë pas alarmit, të gjithë punëtorët u evakuuan nga ndërtesa, ndërsa autoritetet urdhëruan edhe evakuimin e dy godinave fqinje në adresat 225 dhe 221 East 43rd Street, si masë parandaluese.

Në vendngjarje mbërritën inxhinierët e Departamentit të Ndërtesave të Qytetit të New Yorkut për të kryer verifikimet e nevojshme mbi gjendjen strukturore të objektit.

Si pjesë e masave të sigurisë, u evakuuan gjithashtu hotele, dyqane dhe apartamente në zonën përreth, ndërsa disa rrugë u bllokuan për qarkullimin. Autoritetet u bënë thirrje drejtuesve të automjeteve të shmangin zonën dhe të përdorin itinerare alternative derisa të përfundojnë kontrollet dhe të eliminohet çdo rrezik.

Nga Kategoria

Bota

OBSH paralajmëron Evropën për valën e re të të nxehtit

7 Korrik, 2026
Bota

Hetimi për “dhuratat” e majme, Farge jep dorëheqjen nga posti i deputetit

7 Korrik, 2026
Bota

Turqia kërkon avionët F-35, Trump në takimin me Erdogan: Po shqyrtojmë shitjen e tyre

7 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Alarm në Manhattan/ Evakuohet ndërtesa 38-katëshe, përkulen kolonat mbajtëse

7 Korrik, 2026

Gjykata liron 4 efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Ferracakut

7 Korrik, 2026

Tri shenjat e horoskopit që e kanë më të vështirë të marrin vendime

7 Korrik, 2026

Mashtrimi online/ Kujdes nga SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë bankare

7 Korrik, 2026

Dhunimi i 17-vjeçares nga 3 adoleshentet/ Flet nëna e dhunueses: Vuan nga probleme të shëndetit mendor

7 Korrik, 2026

OBSH paralajmëron Evropën për valën e re të të nxehtit

7 Korrik, 2026

Hetimi për “dhuratat” e majme, Farge jep dorëheqjen nga posti i deputetit

7 Korrik, 2026

Aksident mes tre makinave në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur

7 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.