Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, në vendin e quajtur “Fushë Dukat”.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 06:10, një fugon ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë betoni në anë të aksit, duke u shkatërruar pothuajse tërësisht në pjesën ballore.
Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.











