Një rikthim i bujshëm mund të shoqërojë sezonin e ri televiziv në Top Channel. Agron Llakaj raportohet se pritet të rikthehet në “Portokalli”, 16 vite pas largimit nga spektakli i humorit.
Siç flitet, Llakaj mund të marrë sërish drejtimin e programit ku dikur ishte një prej figurave kryesore, si moderator dhe aktor.
Nëse rikthimi konfirmohet, mbetet për t’u parë edhe fati i Salsano Rrapit, i cili prej vitesh drejton “Portokalli”.
Një detaj që ka ngjallur dyshime është fakti se Agron Llakaj nuk ndjek në rrjetet sociale Vizion Plus, ekranin ku ishte deri në sezonin e kaluar, ndërsa ndjek Top Channel.


Megjithatë, deri tani Top Channel nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar, ndaj rikthimi i Llakajt mbetet ende i pakonfirmuar.










