• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Administrata Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën

5 Shkurt, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi se do t’i pezullojë nga puna të gjithë punonjësit me kontratë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në mbarë botën dhe se do t’i tërheqë mijëra pjesëtarë të stafit që punojnë jashtë vendit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Të premten, më 7 shkurt, të gjithë punonjësit me kontratë të USAID-it do të pezullohen në gjithë botën”, thuhet në një njoftim në uebsajtin e USAID-it, i cili ka qenë jashtë funksionit prej fundjavës së kaluar.

Forca punëtore e USAID numëron më shumë se 10.000 persona. Rreth dy e treta e stafit shërben jashtë vendit, sipas Shërbimit Kërkimor të Kongresit (CRS). Agjencia ka më shumë se 60 misione kombëtare dhe rajonale. USAID-i është i pranishëm në Kosovë prej vitit 1999, dhe prej atëherë ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës.

Lexo edhe:

Avionët ushtarakë amerikanë largohen nga një tjetër bazë në Britani

Dhuna gjatë protestave në Francë, rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur

Përgjatë 25 vjetëve, USAID-i ka zhvilluar programe për luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër dezinformimit dhe avokimin e mediave të pavarura, forcimin e shoqërisë civile dhe demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Për stafin e USAID jashtë vendit, Uashingtoni është duke e përgatitur një plan në koordinim me Departamentin e Shtetit dhe do t’i mbulojë shpenzimet e udhëtimit të personelit për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara brenda 30 ditësh, thuhet në njoftim.

Udhëheqësia e USAID-it do të shqyrtojë bërjen e përjashtimeve bazuar në vështirësitë personale ose shqetësimet mbi lëvizshmërinë dhe sigurinë, sipas njoftimit. Në njoftim u theksua se personeli thelbësor që pritet ta vazhdojë punën do të njoftohet nga udhëheqësia e agjencisë deri të enjten, 6 shkurt.

“Faleminderit për shërbimin tuaj”, u tha në fund të njoftimit.

Presidenti Trump synon ta bashkojë USAID-in, agjencinë kryesore humanitare të Uashingtonit që ndan miliarda dollarë ndihma jashtë vendit, me Departamentin e Shtetit, si dhe ta shpërbëjë atë si ent të pavarur. Të hënën, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u tha gazetarëve se ai tani është administrator në detyrë i USAID-it, duke theksuar se kjo agjenci “nuk përgjigjet fare” dhe duke e akuzuar stafin atje se është “i papërgatitur për t’iu përgjigjur pyetjeve të thjeshta” në lidhje me programet.

Ai e njoftoi Kongresin në një letër për riorganizimin e agjencisë, duke thënë se disa pjesë të USAID-it mund t’i bashkohen Departamentit të Shtetit, ndërsa pjesët e mbetur mund të zhbëhen. Por, meqenëse Kongresi e themeloi USAID-in si një institucion të pavarur brenda degës ekzekutive, presidenti nuk e ka autoritetin ta shfuqizojë atë pa autorizimin e Kongresit, sipas një raporti të CRS-së këtë javë. Qindra programe të USAID-it, që ofrojnë ndihmë jetike në mbarë botën, u ndalën pasi Trumpi, më 20 janar, urdhëroi ngrirjen e shumicës së ndihmës amerikane, duke thënë se ai dëshiron të sigurohet që ajo të jetë në përputhje me politikën e tij të jashtme.

Ai i ngarkoi miliarderin Elon Musk, i cili pretendoi se USAID-i është organizatë “kriminale”, me detyrën për ta tkurrur agjencinë. Në vitin fiskal 2023, Shtetet e Bashkuara i ndanë 72 miliardë dollarë ndihmë në mbarë botën për shumëçka, nga shëndeti i grave në zonat e konfliktit, te qasja në ujë të pastër, trajtimet për HIV/AIDS, siguria energjetike dhe puna kundër korrupsionit. Financimi, më pak se 1% e buxhetit total të Shteteve të Bashkuara, është thelbësor për përpjekjet e Uashingtonit për të ndërtuar aleanca në mbarë botën, për të forcuar diplomacinë e tij dhe për të kundërshtuar ndikimin e kundërshtarëve si Kina dhe Rusia në vendet në zhvillim./ REL

Tags: USAID

Nga Kategoria

Bota

Avionët ushtarakë amerikanë largohen nga një tjetër bazë në Britani

10 Nëntor, 2026
Bota

Dhuna gjatë protestave në Francë, rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur

10 Nëntor, 2026
Aktualitet

Guardia di Finanza: Trafikantët po zhvendosin parcelat e kanabisit në zona të izoluara, i zbulojmë nga ajri me teknologji moderne

10 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Avionët ushtarakë amerikanë largohen nga një tjetër bazë në Britani

10 Nëntor, 2026

Dhuna gjatë protestave në Francë, rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur

10 Nëntor, 2026

Real Madrid revolucionarizon përgatitjen e lojtarëve, inteligjenca artificiale hyn në Valdebebas

10 Nëntor, 2026

Aksidentoi për vdekje dy fëmijë, Nikollë Radaçit i lehtësohen akuzat

10 Nëntor, 2026

Nuk i ecën me balerinat, Albi Nako i jep fund lidhjes me Dorisin?

10 Nëntor, 2026

Raúl prezantohet te Oviedo: “Real Madrid në të ardhmen? Unë e shoh veten këtu”

10 Nëntor, 2026

Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS të shtunën

10 Nëntor, 2026

Neymar zbulon planin pas karrierës: “Në 2030 do të luaj në Kings League”

10 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.