• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 13 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?/ Analiza e DW: Vështirë të përfytyrohet, si do të veprojë qeveria

23 Nëntor, 2024
tek Analizë, Bota, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria gjermane e pakicës, e përbërë tani nga socialdemokratët dhe Të Gjelbrit sigurisht që do të kishte dashur ta shmangte këtë çështje, edhe nëse e kishte kuptuar kohë më parë se kjo problematikë po i afrohej: Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJNP) -(ICC) në Hagë lëshoi urdhër arreste ndërkombëtare kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Joav Galant. Argumentimi: Ka arsye të mjaftueshme për të supozuar se me luftën në Rripin e Gazës, të dy ngarkohen si bashkëfajtorë në krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Një urdhër arresti u lëshua gjithashtu për liderin e Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim Al-Masri.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjermania mbështetëse e fortë e Gjykatës në Hagë

Gjermania konsiderohet si një nga mbështetëset më të mëdha të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, e cila filloi veprimtarinë në korrik 2002 dhe ka 124 shtete anëtare. Megjithatë, aty nuk përfshihen vende të rëndësishme si SHBA apo Rusia. Duhet kujtuar, Gjykata vetë nuk ka kapacitete të ekzekutojë vetë urdhërarrestet. Por shtetet e saj anëtare – përfshirë Gjermaninë – janë zyrtarisht të detyruara të arrestojnë të kërkuarit, nëse janë në territorin e tyre. Me fjalë të tjera: Nëse Netanyahu vjen në Gjermani, ai do të duhej të arrestohej. Apo jo?

Lexo edhe:

Ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë, mbi 30 plumba drejt një makine në Mat

Rezultatet e PISA 2025, Rama në ‘Flasim’: Shqipëria e nisi ngjitjen nga fundi, sot të parët në matematikë

Nuk duhet harruar, se ekziston edhe përgjegjësia e veçantë historike e Gjermanisë ndaj Izraelit. Kjo bëri që reagimet gjermane pas vendimit në Hagë të tingëllojnë të mundimshme, “edhe ashtu” “edhe kështu”. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit), u shfaq në Televizionin e Parë Gjerman (ARD) nga konferenca e klimës në Baku. Ajo tha: “Ne i përmbahemi ligjit në nivel kombëtar, evropian dhe ndërkombëtar. Dhe kjo është arsyeja pse tani po shqyrtojmë me kujdes se çfarë do të thotë kjo për ne në aspektin e zbatimit ndërkombëtar.”

Pak më vonë, qeveria lëshoi ​​një deklaratë për shtyp në Berlin ku thuhej: “Qeveria Federale është në dijeni të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për urdhër-arrestet e kërkuara kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Joav. Galant.” Edhe këtu, si deklarata e Baerbock, shfaqet fjala “shqyrtim”, të cilin qeveria tani dëshiron ta bëjë. Dhe vijon duke thënë: “Do të bëhej fjalë për veprime të mëtejshme, nëse kryeministri, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant do të pritej të qëndronin në Gjermani”.

Netanjahu ishte në Gjermani para një viti e gjysmë

Pothuajse të lehtësuar, politikanë të tjerë të qeverisë gjermane theksuan të premten se një vizitë e Netanjahut nuk të pritet në të ardhmen të afërt. Kreu i qeverisë izraelite ishte për herë të fundit në Berlin për vizitë në Berlin në mars 2023, gjashtë muaj para sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Hamasi, një grup militant islamist palestinez nga Bashkimi Evropian, SHBA, Gjermania dhe vende të tjera klasifikohet si organizatë terroriste.

Ashtu si me rreth dhjetë vende të tjera, Gjermania mban të ashtuquajturat konsultime qeveritare me Izraelin, d.m.th. takime të kabineteve qeveritare të të dyja palëve. Konsultimet qeveritare synojnë të nxjerrin në pah marrëdhënien e veçantë dypalëshe. Një takim i tillë u zhvillua për herë të parë në Jerusalem në vitin 2008 nën Kancelaren e atëhershme Angela Merkel (CDU), dhe i fundit ishte në tetor 2018.

Zëdhënësi i qeverisë: Arrestimi i vështirë për t’u përfytyruar

Si do të veprojë pra qeveria federale gjermane me vendimin? Shumë gazetarë donin ta dinin këtë në një konferencë për shtyp. Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me dilemën mes gjykatës penale dhe solidaritetit me Izraelin, zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit tha: “Nga njëra anë është rëndësia e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, të cilën ne e mbështesim fuqishëm, dhe nga ana tjetër përgjegjësia historike, si e cituat ju. Në dritën e këtyre dy aspekteve duhet parë kjo deklaratë. Mund të tundohesha e të them, që e kam të vështirë të përfytyroj, që mbi këtë bazë të bëjmë arrestime në Gjermani.”

Kryeministri i landit Hesen, CDU: Vendimi është “absurd”

Ndërkohë që qeveria gjermane përpiqet të gjejë një qëndrim të qartë midis mbështetjes bazë për Izraelin dhe mbështetjes për gjykatën penale, politikanë të tjerë gjermanë e kanë më të lehtë këtë. Kryeministri i landit federal Hesen, Boris Rhein (CDU) i quajti urdhër-arrestet “absurde” të premten. Izraeli është në një luftë për më shumë se një vit, të nisur nga organizata terroriste Hamas me sulmin e saj barbar ndaj qytetarëve të pafajshëm, shtoi Rhein: “Është krejtësisht e pamundur për mua që një kryeministër i zgjedhur në mënyrë demokratike nga Izraeli të arrestohet në tokën gjermane. sepse ai mbron vendin e tij kundër terroristëve”. Por Rhein e di gjithashtu se është e vështirë aktualisht të imagjinohet që Netanyahu të vizitojë Gjermaninë./DW

Tags: gjermaniNeanyahu

Nga Kategoria

Kryesore

Ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë, mbi 30 plumba drejt një makine në Mat

13 Shtator, 2026
Kryesore

Rezultatet e PISA 2025, Rama në ‘Flasim’: Shqipëria e nisi ngjitjen nga fundi, sot të parët në matematikë

13 Shtator, 2026
Bota

Presidenti i Iranit: Nuk jemi në luftë me Arabinë Saudite

13 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë, mbi 30 plumba drejt një makine në Mat

13 Shtator, 2026

Rezultatet e PISA 2025, Rama në ‘Flasim’: Shqipëria e nisi ngjitjen nga fundi, sot të parët në matematikë

13 Shtator, 2026

Presidenti i Iranit: Nuk jemi në luftë me Arabinë Saudite

13 Shtator, 2026

Aksident në aksin Kuçovë-Berat, përplasen dy automjete, dy të plagosur

13 Shtator, 2026
Rama zbulon programin e ri për strehimin social: ‘Do të ketë 6 kategori dhe do të përdoren objektet e konfiskuara për ndarjen’

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve: Një gjykatës në Shqipëri merr 500 euro më shumë se kolegu në Greqi

13 Shtator, 2026

Trageti me 243 pasagjerë u zhduk në Detin Java, 1 viktimë! Shpëtohen 102 persona, vijon kërkimi për dhjetëra të tjerë

13 Shtator, 2026

Fermeri shqiptar prodhon më shtrenjtë, shpenzon më shumë për farëra e pesticide! Mungesa e forcës punëtore dhe subvencioneve, ‘barrë’ kostosh

13 Shtator, 2026
Moti i paqëndrueshëm sot, priten shirat dhe stuhi të izoluara.

Temperaturat ulen deri në 29 gradë, por a do ketë shi? Njihuni me parashikimin e motit për sot

13 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.