• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 15 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

A mund ta çojë “ministrja e inteligjencës artificiale” e Edi Ramës Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE?

3 Nëntor, 2025
tek Analizë, Kryesore, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Analiza e Euronews:

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Shqipëria po vendos bast mbi inteligjencën artificiale për të përshpejtuar rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Ndërsa kjo nismë e guximshme politike e ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, ekspertët kanë ngritur shqetësime serioze për legjitimitetin dhe sigurinë e saj.

Kryeministri Edi Rama beson se ka gjetur “recetën sekrete” për ta afruar Shqipërinë më shpejt me BE-në: përdorimin e inteligjencës artificiale.
Në përpjekje për të përshpejtuar reformat që kërkohen për anëtarësim, qeveria shqiptare po përdor teknologji të bazuara në AI për të përafruar ligjet shqiptare me ato evropiane në mënyrë më të shpejtë dhe efikase.
Ky projekt përfaqësohet nga një avatar virtual i quajtur “Diella”, e cila shërben si “ministre virtuale” me mision përmirësimin e prokurimeve publike dhe eliminimin e korrupsionit.

Lexo edhe:

Rusia kërkon largimin e diplomatit britanik dhe e akuzon për spiunazh.

Patos, ngricat shkatërrojnë rreth 3 tonë domate, fermeri: 20 milion lekë dëmi, pa ndihmë jam i falimentuar

Emri “Diella”, që në shqip do të thotë “diell”, paraqitet si një grua me veshje tradicionale shqiptare. Fillimisht ajo u shfaq si një chatbot që ndihmonte qytetarët të navigonin shërbimet online të qeverisë. Rama, i rizgjedhur për mandatin e katërt në maj, ka deklaruar se Diella mund ta kthejë Shqipërinë “në një vend ku tenderat publikë janë 100% të pastër nga korrupsioni” dhe të përshpejtojë procesin e integrimit evropian.

Reagime nga BE-ja dhe ekspertët

Andreas Schieder, raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, deklaroi për Euronews se vendi po ecën me shpejtësi në rrugën e integrimit, veçanërisht përmes reformave të digjitalizimit, dhe mund të jetë gati për të mbyllur negociatat deri në gjysmën e parë të vitit 2027.

“Diella është për të ndryshuar perceptimin mbi administratën publike dhe prokurimin shtetëror. Ajo dërgon një sinjal të fortë për investitorët e huaj se Shqipëria po kërkon procese më të ndershme dhe më të llogaridhënshme,” tha Schieder pas një vizite në Tiranë, duke shtuar se Diella ishte një nga temat më të diskutuara gjatë bisedimeve për integrimin në BE.

Sipas qeverisë shqiptare, Diella do të funksionojë nën mbikëqyrje njerëzore, ndërsa për disa ekspertë, ajo mund të përfaqësojë një revolucion në mënyrën se si funksionon burokracia shtetërore.
Andi Hoxhaj, ekspert i Ballkanit në King’s College London, shpjegoi se AI është përdorur me sukses nga organizata ndërkombëtare për ta bërë prokurimin më transparent dhe për të zbuluar parregullsitë që çojnë në korrupsion.

“Kjo është edhe një mënyrë për të dërguar një mesazh: Shqipëria po e merr seriozisht luftën ndaj korrupsionit dhe po provon diçka të re. Nëse metodat e vjetra nuk funksionojnë, është koha për të reja,” tha Hoxhaj.

Shqetësime mbi legjitimitetin, sigurinë dhe sovranitetin digjital

Megjithatë, për shumë ekspertë, Diella ngre një sërë shqetësimesh mbi objektivitetin dhe sigurinë.
Clotilde Bômont, analiste e politikave për teknologjitë digjitale në Institutin e Studimeve të Sigurisë të BE-së (EUISS), theksoi se çdo algoritëm bart brenda tij paragjykime, pasi ndikohet nga konteksti social, ekonomik dhe shkencor në të cilin është zhvilluar.

Sipas ekspertëve, edhe pse qeveria nuk e ka konfirmuar zyrtarisht, Diella ka të ngjarë të bazohet në algoritmet e kompanisë amerikane OpenAI dhe të jetë e hostuar në platformën cloud të Microsoft Azure.
Rama ka bashkëpunuar më parë me drejtuesen shqiptaro-amerikane të teknologjisë, Mira Murati, ish-drejtoreshë e teknologjisë në OpenAI dhe tashmë CEO e “Thinking Machines Lab”.

Kjo varësi nga teknologjitë amerikane ka ngritur shqetësime në Bruksel, pasi BE-ja po përpiqet të forcojë sovranitetin e saj digjital dhe të ulë varësinë nga kompani dhe infrastruktura jashtë Evropës.
Një nga çështjet që ngre alarm është ligji amerikan “CLOUD Act”, që mund t’i japë qeverisë së SHBA-së qasje në të dhëna të ruajtura në serverë të kompanive amerikane.

“Edhe nëse ofruesit amerikanë vendosin të gjitha masat teknike të sigurisë, do të mbeten gjithmonë rreziqe ligjore dhe gjeopolitike, pasi kemi të bëjmë me dy juridiksione që konkurrojnë – atë evropiane dhe atë amerikane,” shpjegon Bômont.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se publiciteti ndërkombëtar që Rama ka fituar me Diellën mund ta bëjë Shqipërinë objekt të sulmeve kibernetike.


Reformat kundër korrupsionit marrin vlerësime

Megjithë dilemat, Rama ka fituar vëmendje dhe duartrokitje ndërkombëtare për qasjen e tij të guximshme për rritjen e transparencës – një kërkesë thelbësore e BE-së.
Schieder nga Parlamenti Evropian theksoi:

“Sigurisht që kam kritika dhe dyshime, por dëshira për të luftuar korrupsionin i tejkalon ato.”

Korrupsioni në tendera publikë ka qenë një problem i vazhdueshëm në Shqipëri.
Komisioni Evropian në raportin e fundit theksoi se “korrupsioni mbetet një shqetësim serioz”, ndërsa sektori i prokurimeve publike vlerësohet si një nga më të cenueshmit.

Pas reformës së thellë në drejtësi në vitin 2016, qeveria shqiptare krijoi SPAK-un, strukturën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet e larta të pushtetit.
Kjo agjenci është bërë institucioni më i besuar në vend — sipas një sondazhi të Euronews Albania, mbi 52% e qytetarëve kanë besim te SPAK.

Ndërsa skeptikët pyesin nëse një ministre virtuale mund të sjellë ndryshim real, Rama e sheh Diellën si simbol të një epoke të re për Shqipërinë — një përpjekje për të treguar se vendi është gati për standardet dhe sfidat e BE-së.

Nga Kategoria

Rusia kërkon largimin e diplomatit britanik dhe e akuzon për spiunazh.
Kryesore

Rusia kërkon largimin e diplomatit britanik dhe e akuzon për spiunazh.

15 Janar, 2026
Aktualitet

Patos, ngricat shkatërrojnë rreth 3 tonë domate, fermeri: 20 milion lekë dëmi, pa ndihmë jam i falimentuar

15 Janar, 2026
Bayern Munich vendos rekord historik, Kompany: Nuk e mendoj rekordet, gjithçka është merita e djemve…
Kryesore

Bayern Munich vendos rekord historik, Kompany: Nuk e mendoj rekordet, gjithçka është merita e djemve…

15 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Stine tregon përse doli nga “BBVA”, ja si vendosi të ndërpresë garën

15 Janar, 2026
Rusia kërkon largimin e diplomatit britanik dhe e akuzon për spiunazh.

Rusia kërkon largimin e diplomatit britanik dhe e akuzon për spiunazh.

15 Janar, 2026

Aung San Suu Kyi hedh një hije të gjatë mbi Myanmar nga pas hekurave

15 Janar, 2026

Atletico Madrid në garë me Man Utd për yllin e Wolves si zëvendësim për Conor Gallagher pas transferimit të tij në Spurs.

15 Janar, 2026
Arrestimi i Altin Ndocit: Avokati i tij thotë se mund të jetë në shtëpi gjatë gjyqit për ‘Plumbin e Artë’

Arrestimi i Altin Ndocit: Avokati i tij thotë se mund të jetë në shtëpi gjatë gjyqit për ‘Plumbin e Artë’

15 Janar, 2026

Merr zjarr shtëpia në Korçë, humb jetën një grua 70-vjeçare

15 Janar, 2026

BBC Verify: Pamjet tregojnë momentin e rënies së një krane në Tajlandë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

15 Janar, 2026

Patos, ngricat shkatërrojnë rreth 3 tonë domate, fermeri: 20 milion lekë dëmi, pa ndihmë jam i falimentuar

15 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.