Ngjyrat e thella, buzët në nuanca manaferre dhe sytë me hije të buta kafeje janë ndër tendencat kryesore të makeup-it për këtë vjeshtë. Pas disa sezonesh ku dominonte pamja thuajse pa grim, këtë vit rikthehen ngjyrat më të dukshme, por me një përfundim natyral dhe të lehtë.
Sipas ekspertëve të beauty-t të cituar nga revista ELLE, nuancat burgundy, kumbull dhe kafe çokollatë po fitojnë vëmendje, ndërsa buzët e lyera me efekt të turbullt, pa konture të forta, janë një tjetër zgjedhje e preferuar. Në sytë, grimi smoky nuk kërkon më linja perfekte, por hije të përziera që krijojnë një efekt më të butë.
Edhe lëkura mbetet në qendër të vëmendjes: tendenca është të ruhet pamja natyrale, pa shtresa të rënda fondatine. Ekspertët sugjerojnë të theksohet një element i vetëm, si buzët apo sytë, duke e mbajtur pjesën tjetër të makeup-it më të thjeshtë.






