Një specie e re kërpudhe me përmasa të jashtëzakonshme është zbuluar në pyjet tropikale të provincës Yunnan, në Kinë. Studiuesit e kanë quajtur Dianjunus rex, ndërsa pamja e saj është veçanërisht e pazakontë: strukturat që dalin mbi tokë ngjajnë me gishta të zgjatur ose me një dorë që del nga dheu.
Sipas kërkimit të publikuar nga shkencëtarët e Institutit të Botanikës Kunming, kjo kërpudhë mund të arrijë deri në 50 centimetra lartësi dhe të peshojë afro 2.3 kilogramë. Analizat gjenetike tregojnë se linja e saj evolucionare është shkëputur nga speciet e tjera rreth 65 milionë vjet më parë, në periudhën pas zhdukjes masive që përfshiu edhe dinosaurët.
Zbulimi përbën një familje të re biologjike kërpudhash dhe tregon se pyjet e Azisë Lindore mund të fshehin ende specie të panjohura për shkencën. Studiuesit po shqyrtojnë edhe mënyrën se si organizmi arrin të grumbullojë energjinë e nevojshme për të zhvilluar struktura kaq të mëdha.










