• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 27 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

PD kërkon Komision Hetimor për 11 majin, Vokshi: Kush nuk e voton pranon që ka kryer krime zgjedhore

30 Tetor, 2025
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa diskutimet në Kuvend kaluan në pikën e dytë të rendit të ditës të kërkuar dhe dakordësuar mes opozitës dhe mazhorancës për kërkesat e Komisioneve parlamentare Hetimore, u debatua për zgjedhjet e 11 majit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nga opozita fjalën e mori deputetja e PD-së, Albana Vokshi, e cila kërkoi të drejtën kushtetuese për ngritjen e Komisionit Parlamentar për hetimon e zgjedhjeve të 11 majit, ku u përdor administrata dhe pushteti qeveritar për të tjetërsuar votën e qytetarëve.

“Ngritja e Komisionit Hetimor garantohet me Kushtetutë, mjafton një e katërta e deputetëve dhe është e detyrueshme, por ju nuk e doni. Më 11 maj pati farsë elektorale. E thotë raporti i OSBE/ODIHR, partia shtet. Ne i kemi me fakte, ndaj ju nuk e doni këtë Komision hetimor për zgjedhjet e 11 majit dhe ndërhyrjen e administratës. Ne duam që t’i paraqisim të 4500 provat e gjetura. U ngrit sistem monstruoz patronazhimi, u profilizuan votuesit dhe nëpërmjet tij shfrytëzonin çdo nevojë të tyre, për t’u dhënë shërbime në këmbim të votës. Njëlloj edhe në diasporë, e ka denoncuar edhe zoti Berisha”, tha Vokshi mes të tjerash.

Lexo edhe:

Shkodër/ Zjarr në çatinë e një hoteli në qendër të qytetit, ndërhyjnë zjarrfikëset

“Kishte referenca të shkëlqyera”, Rama: Vlora Hyseni, në borxh të madh moral me këtë vend

Ligjvënësja demokrate renditi edhe disa problematika dhe raste të evidentuara, duke theksuar se në krye të skemës monstruoze elektorale ishin kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e tij, Belinda Balluku.

“Madje edhe Belinda Balluku, ka kryer shumë krime elektorale, ka ngritur një sistem monstruoz elektoral, për çdo gjë, e kontrolluar kudo, deri edhe çfarë ilaçesh përdornin votuesit. Apo çfarë hallesh kishin. I dhanë 135 licenca kanabisi, leje ndërtimi, bonusi i pensionistëve gjatë fushatës, asfalti elektoral, i kemi me fakte të gjitha këto, të dokumentuara. Ndërhyrja e organizatave kriminale, kartelet e drogës, në të 12 qarqe dhe të gjitha bashkitë, me emra dhe foto. Kanë mbështetur 28 deputetë, nga të cilët 25 janë këtu në sallë dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve, përfaqësojnë kartelet e drogës dhe bandat kriminale”, u shpreh ajo.

Vokshi tha se menjëherë pas zgjedhjeve, Rama firmosi leje ndërtimi për bandat kriminale dhe kartelet, për t’i shpërblyer me kulla.

Ndërsa tha se administrata u përfshi në fushatë elektorale, patronazhistët blenë vota në këmbim të parave dhe shpërblimeve sipas nevojës së votuesve dhe madje DHL shkeli procesin me votën e Diasporës.

“Pas zgjedhjeve vetë Rama ka firmosur dhjetëra leje ndërtimi nëpër qytete, të dhëna anëtarëve të bandave kriminale dhe karteleve, deri tek ata në kërkim. Kanë firmosur vetë Rama dhe Balluku, si dhe Adelajda Rrokaj, edhe pse i kishte në kërkim dy vëllezërit, për llogari të Suel Çelës. Vota e Diasporës u manipulua e dhunua, nuk ishte reale vota që erdhi, 100 mijë votuesve iu refuzua e drejta, DHL shkeli procesin në të gjitha fazat”, u shpreh ligjvënësja demokrate nga foltorja, duke theksuar se mazhoranca për këto shkaqe e refuzon ngritjen e këtij komisioni.

Tags: Albana vokshi

Nga Kategoria

Aktualitet

Shkodër/ Zjarr në çatinë e një hoteli në qendër të qytetit, ndërhyjnë zjarrfikëset

27 Shtator, 2026
Aktualitet

“Kishte referenca të shkëlqyera”, Rama: Vlora Hyseni, në borxh të madh moral me këtë vend

27 Shtator, 2026
Aktualitet

Rama mesazh nga Rinasi: Masa ndaj kreut të SHISH ekstreme

27 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Irani këmbëngul për diplomaci pas refuzimit të planit për ngushticën e Hormuzit

27 Shtator, 2026

Shkodër/ Zjarr në çatinë e një hoteli në qendër të qytetit, ndërhyjnë zjarrfikëset

27 Shtator, 2026

“Kishte referenca të shkëlqyera”, Rama: Vlora Hyseni, në borxh të madh moral me këtë vend

27 Shtator, 2026

Rama mesazh nga Rinasi: Masa ndaj kreut të SHISH ekstreme

27 Shtator, 2026

Zvicra kundërshton forcimin e neutralitetit dhe kufizimin e bashkëpunimit me NATO-n

27 Shtator, 2026

Gjashtë përfundimet kryesore nga një javë e trazuar e diplomacisë në OKB

27 Shtator, 2026

Nga bombarduesit B-52 te alarmi i sotëm: cila është rëndësia e Bazës Ajrore Fairford në Britani

27 Shtator, 2026

Papa në Lourdes të Francës: Plaga e abuzimeve duhet të çrrënjoset

27 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.