• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 9 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Mosbindja civile e opozitës në Tiranë! Bllokohen 5 pika kyçe në kryeqytet, përplasje me policinë, hidhet ujë me presion drejt protestuesve

26 Nëntor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË – Ashtu sikurse kishte paralajmëruar Partia Demokratike nisi në orën 17:00 protestën me bllokimin e rrugëve kryesore ne kryeqytet, në vazhdën e aksionit të mosbindjes civile. Përplasjet dhe tensionet janë tek Bashkia, sheshi Willson, Rruga e Elbasanit e Pallati me Shigjeta.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Deputetët e PD-së synojnë të bllokojnë rrugët por kjo po kërkohet të ndalohet nga policia e cila me megafon i bën thirrje të largohen pasi po kryejnë ‘vepër penale’. Ndërkohë deputetët e PD-së thonë se po u shkelet e drejta e tyre kushtetuese për të protestuar.  

Në disa momente pati përplasje mes deputetëve dhe policisë. Tek ‘Rruga e Elbasanit’, Flamur Noka ka goditur me grushta e shkelma policinë. Ndërsa Bylykbashi kërcënoi efektivët me kallëzim penal.

Lexo edhe:

Kryeministri miliarder çek: Andrej Babis betohet, mbështetja për Ukrainën nën dyshim.

Merz i përgjigjet Trump: Europa nuk ka nevojë që ta shpëtojë Amerika

Përplasje ka pasur edhe tek bashkia, ku policia ka ndërhyrë një autobot me ujë dhe lëndë djegëse. 

Dy protestues nuk janë ndjerë mirë dhe u ka rënë të fikët. 

Gazment Bardhi ka debatuar me policët gjatë protestës në sheshin Willson.

Bardhi: Asnjë arsye as për të dhunuar, as rrethuar deputetë e opozitës me forca speciale. Ne nuk jemi kriminelë, nëse ju keni forcë ekzekutoni urdhërarrestet për bandën e Elbasanit, se keni kap vetëm 5 nga 19. A ke forcë, shko kap bandën e Elbasanit. Këta janë kundër popullit qytetarëve dhe deputetëve të opozitës.

Protestës i është bashkuar edhe Tedi Blushi i Partisë së Lirisë.

Në një prononcim për mediat, Blushi tha se nuk ka kthim nga beteja për të çmontuar regjimin kriminal. Blushi thotë se policia ka marrë urdhër për të dhunuar opozitën e qytetarët.

Prononcimit iu bashkua edhe deputeti i PD, Luan Baçi, i cili i bën thirrje policisë të mos provokojnë qytetarët.

“Proda e ministri të tërheqin policët, mos të provokojnë qytetarët e deputetë. S’ka kthim pas kjo punë derisa qytetarët të largohen vetë. Ne këtu jemi, autoboti të bëjë punë e vet”, tha Baçi. 

“Deputetë po dhunohen, gazetarët po dhunohen, ishte një grua shtazën aty që po dhunohej, kanë marrë urdhër për të dhunuar opozitën, ta harrojnë se do ikim nga ky shesh. Betejë pa kthim deri në çmontimin e këtij regjimin kriminal, që dhunon gra shtatzënë, të moshuar e gazetarë. Nuk shkojnë të kapin autorët e masakrës të Shkodrës, e bandat në Elbasan”, tha Blushi. 

Ndërsa Flamur Noka, i cili ndodhet tek rruga e Elbasanit, pranë xhamisë së Namazgjasë, hodhi akuza ndaj policisë dhe ministrisë ë Shëndetësisë, që sipas tij dërgojnë ambulanc pranë protestuesve.

‘Një ambulancë duhej për Martin Canin. Jo e çuan në Spital Ushtarak, shikoni gjithë këto urgjenca. Ka fytyrë më çnjerëzore se kjo e këtyre. Po minstri i Shëndetësisë është kjo. Këta janë bandë. E patë policinë e Ilir Prodës. Ishin edhe babai edhe mamaja ishin kontributor të drejtësisë së re, pjesë e shtabit të Rilindjes. Kjo është policia, kjo është fytyra, fytyra është tek fshehja e provave të krimit. Për të luftuar opozitën, për të ushtruar dhunë janë famëkeqi Sokol Bizhga, Neritan Nallbati”, tha Noka.

Noka ndërpreu fjalën më pas për shkak të ezanit që vinte nga xhamia e Namazgjasë.

Tags: opoziteProteste

Nga Kategoria

Kryeministri miliarder çek: Andrej Babis betohet, mbështetja për Ukrainën nën dyshim.
Aktualitet

Kryeministri miliarder çek: Andrej Babis betohet, mbështetja për Ukrainën nën dyshim.

9 Dhjetor, 2025
Bota

Merz i përgjigjet Trump: Europa nuk ka nevojë që ta shpëtojë Amerika

9 Dhjetor, 2025
Vlora ndriçon pemën e festave të fundvitit, kryetarja e re e bashkisë merr pjesë në festime
Kryesore

Vlora ndriçon pemën e festave të fundvitit, kryetarja e re e bashkisë merr pjesë në festime

9 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Kryeministri miliarder çek: Andrej Babis betohet, mbështetja për Ukrainën nën dyshim.

Kryeministri miliarder çek: Andrej Babis betohet, mbështetja për Ukrainën nën dyshim.

9 Dhjetor, 2025

Merz i përgjigjet Trump: Europa nuk ka nevojë që ta shpëtojë Amerika

9 Dhjetor, 2025
Vlora ndriçon pemën e festave të fundvitit, kryetarja e re e bashkisë merr pjesë në festime

Vlora ndriçon pemën e festave të fundvitit, kryetarja e re e bashkisë merr pjesë në festime

9 Dhjetor, 2025
BE-ja shpreh shqetësim për situatën në KPK, tri OJQ kërkojnë ndërhyrjen e gjykatës

Beteja ligjore për një pozite në KPK

9 Dhjetor, 2025

Gripi i shpendëve ‘pushton’ Madridin, gjenden 400 lejlekë të ngordhur

9 Dhjetor, 2025
"Ne e nxorrëm në pah të vërtetën historike", thotë Inspektori i Lartë i Drejtësisë: Të mbrojmë balancën midis pavarësisë së gjyqtarëve dhe interesit të shoqërisë.

“Ne e nxorrëm në pah të vërtetën historike”, thotë Inspektori i Lartë i Drejtësisë: Të mbrojmë balancën midis pavarësisë së gjyqtarëve dhe interesit të shoqërisë.

9 Dhjetor, 2025

Shehaj: Rama po mbron Ballukun dhe drejtorët e saj

9 Dhjetor, 2025
Foto/ Dhuratë 23 mijë paund për 30-vjetorin, ylli i filmave për të rritur befason ish-sulmuesin e Arsenalit

Fotografi/ Dhuratë 23 mijë paund për 30-vjetorin, ylli i filmave për të rritur befason ish-sulmuesin e Arsenalit

9 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.