• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 27 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vrau biznesmenin italian, Gazmend Braçe nip i Gramoz Ruçit dhe mik i Tërmet Peçit

27 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Shoferi i biznesmenit italian Edoardo Sarchi, i cili u vra pas mesnate në Salari të Tepelenës, ka dëshmuar se Gazmend Braçe është autori i vrasjes.

Ai dëshmoi se autori u doli përpara makinës dhe ngriti dorën për ta ndaluar dhe në atë moment autori ka hapur zjarr duke qëlluar shtetasin italian.

Policia ka ngritur disa postblloqe në zonë për kapjen e Gazmend Braçes.

Lexo edhe:

Morën peng të miturin në Krujë, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim

Tabaku: Modeli ekonomik i qeverisë Rama ka shkatërruar prodhimin

E shkuara e errët e Gazmend Braçes

Gazmend Braçe është djali i Eqerem Braçes, dhe nip i Gramoz Ruçit.

Gazmend Braçe u arrestua në vitin 2019 pasi i mori armën nga brezi oficerit të patrullës së policisë dhe plagosi me të Aleksandër Zhapajn gjatë kohës që të dy po shoqëronin në spital një të afërm të lënduar gjatë një sherri në një lokal në Levan të Fierit.

Gazmend Braçe, 22 vjeç në atë kohë, akuzohej për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” e “Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik”.

Mik me Tërmet Peçin

Sipas burimeve jozyrtare, firma të lidhura me Eqerem Braçen dyshohet se kanë përfituar rregullisht tenderë nga Bashkia Tepelenë, gjatë kohës që kryetar ka qenë Termet Peçi, një figurë politike që disa e konsiderojnë si “aleat të ngushtë” të familjes Braçe.

Si ndodhi përpasja në spital në gusht të vitit 2019

Konflikti me hunj, thika, shkopinj bejsbolli, e deri tek përdorimi i armëve të zjarrit në 31 gusht në Fier, që më pas solli përplasjen e armatosur brenda ambienteve të spitalit, ndodhi si pasojë e një shikimi të shtrembër e të ftohtë mes Mili Monellarit dhe Donian Zhapaj, i cili ishte nën shoqërinë e të fejuarës së tij. Mili Monellari, i cili i ka ngulur sytë, por nuk kanë folur asnjë fjalë së bashku. Kur Doniani është kthyer në shtëpi, bashkë me babanë e tij Aleksandrin dhe vëllanë tjetër Aldo janë ulur për kafe. Gjatë kësaj kohe i ka telefonuar Mili Monellari, i cili i ka thënë për kafe. Doniani ka shkuar te një lokal me emrin “Darion”, ndërsa babait dhe vëllait nuk i ka treguar. Në lokal ka takuar Milin, ndërsa persona të tjerë qëndronin larg. Më pas aty është afruar një person me emrin Gazi Braçja, i cili i ka thënë që Mili është kunati i tij dhe çfarë kishte ai me të. Pasi deklaruesi, i ka sqaruar situatën, Gaz Braçja e ka sharë dhe e ka goditur me grusht në sup.

Deklaruesi nuk ka reaguar dhe është larguar nga lokali, duke shkuar tek babai i tij, Aleksandër, ku i ka pohuar se kishte bërë sherr me djemtë e Eqerem Braçes, ky i fundit një ish-zv/kryetar komune në Levan dhe person me precedentë penalë dhe lidhje të politike në qarkun e Fierit. Lindja e këtij konflikti, ka detyruar të dyja palët që të ritakohen sërisht, në një kafene e quajtur “4-A”. Por tashmë  palët në këtë takim me qëllim sqarimin e konfliktit kanë qënë rigrupuara dhe të pajisura me armë zjarri, thika, shkopinj bejsbolli, shkopinj e sende të ndryshme.

Në vend që diskutimi të shkonte në drejtimin për t’u sqaruar dhe shuar konfliktin, takimi ka shërbyer për ti hedhur akoma më tepër benzinë zjarrit, duke sjellë një përplasje mes dy grupeve, që më pas u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve brenda ambienteve të urgjencës spitalore të Fierit. Në këtë përplasje tre vëllezërit Zhapaj, kanë mbetur të dëmtuar. I dëmtuar ka mbetur me thikë në bark dhe Klajdi Lamaj ku ka filluar të bërtasë “ooo më ç’puan… më ç’puan…”, i cili i ka kërkuar ndihmë kamarierit të lokalit që t’i hiqte thikën që kishte në krahun e djathtë, në fund të barkut dhe kamarieri ia ka hequr thikën e ngulur.

Ndërsa Alekandër Zhapaj duke parë tre djemtë e tij të shtrirë në dyshemenë e lokalit dhe njërin prej tyre që bërtiste “…qëlloi se na vranë…”, ka qëlluar një herë të vetme me çiften që kishte marrë me vete, armë të cilën e disponon me leje. Kjo goditje me armë në ajër, ka sjellë largimin nga vendngjarja e grupit të drejtuar nga djemtë e Eqerem Braçes, duke e zhvendosur përleshjen këtë radhë me armë brenda ambienteve të urgjencës së spitalit të Fierit, çka solli ngritjen në këmbë të organeve shtetërore të ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kjo pasi, arma që u përdor për të kryer krimin brenda në spital, ishte një automatik kallashnikov që mbahej në krahë nga efektivi i policisë së Fierit Arjan Memaj.

Nga Kategoria

Aktualitet

Morën peng të miturin në Krujë, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim

27 Shtator, 2025
Aktualitet

Tabaku: Modeli ekonomik i qeverisë Rama ka shkatërruar prodhimin

27 Shtator, 2025
Bota

BE miraton planin për “murin mbrojtës” kundër dronëve rusë

27 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Vlerësimi i lojtarëve të Arsenalit për Femra ndaj Aston Villa: Luani Lucy Parker godet me surprizë! Tragjedia e vonshme për Gunners më pak të suksesshme, pasi goli i qetë i Frida Maanum anullohet në fund.

27 Shtator, 2025
Adem Mikullovci “Pa dorëza” në bisedë me Jakup Krasniqin - KTV ARKIV 2000

Adem Mikullovci “Pa dorëza” në bisedë me Jakup Krasniqin – KTV ARKIV 2000

27 Shtator, 2025

Morën peng të miturin në Krujë, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim

27 Shtator, 2025

Dy lajme të këqija për Barçën, para sfidës me PSG

27 Shtator, 2025

Tabaku: Modeli ekonomik i qeverisë Rama ka shkatërruar prodhimin

27 Shtator, 2025

Liderët e OKB-së shqetësohen për rreziqet e mundshme të AI

27 Shtator, 2025

Harry Kane ‘tejet i kënaqur dhe me fat’ pas thyerjes së rekordit të Erling Haaland dhe Cristiano Ronaldo, me golin e 100-të në Bundesliga në një natë të shkëlqyer për Bayern Munich.

27 Shtator, 2025

BE miraton planin për “murin mbrojtës” kundër dronëve rusë

27 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.