• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 27 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Kulla 58 kate përpara digës së Liqenit Artificial, inxhinieri: Rrezik serioz përmbytjesh

27 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një projekt ndërtimi për një kullë 58-katëshe pranë digës së Liqenit Artificial të Tiranës ka ngritur alarmin për rrezik të madh strukturor dhe mjedisor.

Alarmin e ka dhënë inxhinieri Erjon Kalaja, i cili përmes një reagimi publik në rrjete sociale është shprehur thellësisht i shqetësuar për lejen e dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, më 25 qershor 2025, për ndërtimin e një kulle pranë digës, në zonën ku aktualisht ndodhet një parkim publik.

Sipas Kalasë, ndërtimi në këtë zonë kërcënon sigurinë e digës, që është ndërtuar me dhe të ngjeshur në vitet 1957–1962 dhe që historikisht ka pësuar rrëshqitje dhe dëmtime të përsëritura në vitet 1968, 1974, 1991, 1994, 1996 dhe 2002.

Lexo edhe:

Lushnje/ Fqinjët nuhatën erën e rëndë, i moshuari gjendet i pajetë në banesë – EMRI

Studentet shqiptare po ‘vjedhin’ burrat e martuar për luks, tradhtia që shkatërron familje

“Diga është një strukturë e ndjeshme, me histori rrëshqitjesh dhe probleme në sistemin e drenazhit. Ndërtimi i një strukture betoni mbi të rrezikon filtrime të rrezikshme dhe rrëshqitje të trupit të digës,” – shkruan inxhinieri Kalaja.

Ai thekson gjithashtu se në të njëjtën zonë është dhënë edhe një leje tjetër ndërtimi, e cila parashikon spostimin e tubacionit të shkarkimit të digës, një ndërhyrje që sipas tij, komprometon funksionin e digës dhe rrit ndjeshëm rrezikun për përmbytje në zonën poshtë saj.

Pse është e rrezikshme kjo ndërhyrje?

Diga ka një histori të gjatë rrëshqitjesh, përfshirë rrëshqitje që kanë prekur edhe kurorën e saj.

Struktura e digës është prej dheu të ngjeshur, ndërsa godina e re do të jetë në beton të rëndë, që krijon rrezik filtrimesh.

Spostimi i tubacioneve shkarkuese minon funksionalitetin e digës.

Mungon konsultimi me Komitetin Kombëtar të Digave të Mëdha (KKDM) – organi teknik që duhet të japë miratimin për ndërtime të tilla pranë digave.

Kalaja thotë se KKDM nuk është konsultuar, dhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë bëhet fjalë për një precedent të rrezikshëm që duhet ndalur menjëherë. Ai kujton se një projekt i ngjashëm është refuzuar 15 vite më parë pikërisht për arsye sigurie.

Thirrje për banorët poshtë digës: “Merrni masa mbrojtëse!”

Inxhinieri bën një thirrje publike për banorët që jetojnë poshtë digës, që të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masa mbrojtëse për dyqanet dhe garazhet, pasi rreziku për përmbytje “po bëhet gjithnjë e më real”.

“Duket se diga e Liqenit Artificial po tentohet të shkatërrohet për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullave në një zonë shtetërore, pranë Parkut të Madh të Tiranës. Ky është një krim urban që nuk duhet të lejohet,” shkruan ai.

Ndërtimi i kullave në zona të mbrojtura, strukturalisht të ndjeshme dhe me rëndësi publike si diga e Liqenit Artificial, ngre pikëpyetje të mëdha mbi përgjegjësinë institucionale dhe prioritetet urbanistike të qytetit.

Statusi i plotë 

 Rrezik për digën dhe Liqenin Artificial të Tiranës!

Jam thellësisht i shqetësuar për lejen e ndërtimit të dhënë për një kullë 58-katëshe pranë digës së Liqenit Artificial, pikërisht në shpatullën e djathtë, ku aktualisht ndodhet një parkim publik. 

Ky vendim (dhe një tjetër leje per një tjetër zhvillues, pak me e hershme por nuk i di datën), i miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, më 25 qershor 2025, përbën një kërcënim serioz për sigurinë strukturore të digës dhe për jetën e banorëve që ndodhen poshtë saj.

– Diga e Liqenit Artificial u ndërtua kryesisht me pune vullnetare ne vitet 1957 – 1962, dhe është një dige homogjene me dhe te ngjeshur.

– Diga e Liqenit Artificial ka pësuar rrëshqitje të mëdha në vitet 1968 (rrëshqitje 120 m, pjesa qendrore), 1974 (e njëjta zone veç 90 m), 1991 (Rrëshqitje në skarpatin e poshtem 250 m², thellësi 2.5 m), 1994 (Rrëshqitje e re 600 m², thellësi 4 m) dhe 1996 (Rrëshqitje që preku edhe kurorën e digës 950 m², thellësi 3 m), plus përmbytja e vitit 2002. Thuhet se kolektori kryesor ka 2 bllokime te rëndësishme një pranë Universitetit Barleti (ku është dhëne leje tjetër ndërtimi mbi kolektor qe do te spostoje edhe kolektorin “diku”!!) dhe një tjetër pranë zyrave te KESH. Keto dëshmojnë se është një strukturë e ndjeshme / vulnerabël dhe e rrezikuar në mënyrë të përsëritur.

-Diga është ndërtuar me dhe të ngjeshur, ndërsa struktura e re do të jetë beton. Lidhja e këtyre materialeve është shumë e vështirë dhe krijon mundësi për filtrime të rrezikshme.

-Filtrimet mund të çojnë në rrëshqitje të trupit të digës, siç ka ndodhur disa herë në të kaluarën.

– Një leje tjetër pak me poshtë parashikon spostimin e tubacionit të shkarkimit, duke cenuar funksionin e digës dhe duke shtuar rrezikun për përmbytje.

– Ne dijeninë time Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) nuk është konsultuar për këtë projekt, ndonëse është organi teknik që duhet të japë miratimin për çdo ndërhyrje ne diga dhe strukturat qe i shërbejnë funksionimit dhe sigurisë se vete digës (veçanërisht ndërtime pranë digës qe kërkojnë spostim te veprave/tubacioneve, ose elementeve te tjerë te shkarkimit, si dhe ndërtime qe direkt ose indirekt ndikojnë stabilitetin e digës). Nese vërtet KKDM nuk ka marre vendim, ky precedent është shumë i rrezikshëm dhe duhet të ndalet menjëherë.

Kujtoj se një projekt i ngjashëm është refuzuar nga te gjithë ne anëtaret e KKDM-se, 15 vite më parë nga Komiteti Kombëtar i Digave, kur kryetar ishte inxhinieri Farudin Hoxha, pikërisht për shkak të rrezikut që paraqiste për digën dhe zonën poshtë saj.

Thirrje për banorët poshtë digës: Merrni masa mbrojtëse për dyqanet dhe garazhet tuaja. Rreziku për përmbytje po behet gjithnjë e me shume real.

Duket se diga e Liqenit Artificial po tentohet të shkatërrohet për të krijuar truall ndërtimi, në një zonë që është pronë shtetërore dhe ngjitur me pjese e gjelbër te Parkut të Madh të Tiranës.

Nga Ing.Erjon Kalaja. 

Nga Kategoria

Aktualitet

Lushnje/ Fqinjët nuhatën erën e rëndë, i moshuari gjendet i pajetë në banesë – EMRI

27 Shtator, 2025
Aktualitet

Studentet shqiptare po ‘vjedhin’ burrat e martuar për luks, tradhtia që shkatërron familje

27 Shtator, 2025
Aktualitet

Egla Ceno shpreh ngushëllimet për vdekjen e vëllait të Gjestit: Bëhu i fortë, sidomos për nënën!

27 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

James Trafford, Robbie Keane, Alvaro Morata dhe vendimet më të këqija të transferimeve, ndërsa portieri i Man City përballet me një sezon duke qënë në hije të Gianluigi Donnarumma.

27 Shtator, 2025

Lushnje/ Fqinjët nuhatën erën e rëndë, i moshuari gjendet i pajetë në banesë – EMRI

27 Shtator, 2025

Studentet shqiptare po ‘vjedhin’ burrat e martuar për luks, tradhtia që shkatërron familje

27 Shtator, 2025

Franco Mastantuono ka ‘gjenin’ e Real Madrid, Xabi Alonso tregon lavdërime për fillimin e ndritur të 18-vjeçarit pas transferimit nga River Plate.

27 Shtator, 2025

Egla Ceno shpreh ngushëllimet për vdekjen e vëllait të Gjestit: Bëhu i fortë, sidomos për nënën!

27 Shtator, 2025

Man. Utd tërheq planin për një Old Trafford të ri pa dizajnin e diskutueshëm të çatisë që ndau tifozët.

27 Shtator, 2025

‘Liria jonë e fjalës është nën sulm’: Jennifer Lawrence flet ashpër kundrejt Donald Trump

27 Shtator, 2025

Vrau biznesmenin italian, Gazmend Braçe nip i Gramoz Ruçit dhe mik i Tërmet Peçit

27 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.