• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 15 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Në Shqipëri ndodhen disa zona të ndotura me kimikate të cilat përbëjnë rrezik serioz

25 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria vijon të përballet me një trashëgimi të rëndë të kimikateve të rrezikshme dhe metaleve të rënda, të depozituara për dekada në zona industriale, minerare dhe bujqësore.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020-2035, disa “pika të nxehta” përbëjnë rrezik serioz si për mjedisin, ashtu edhe për shëndetin e banorëve.

Elbasani dhe kompleksi metalurgjik përmendet si një ndër zonat më problematike, ku janë depozituar mbi 1.5 deri në 2 milionë ton mbetje nga metale të rënda si ferronikel dhe ferrokrom, të cilat kanë ndotur ndjeshëm lumin Shkumbin.

Lexo edhe:

Debate në Këshillin Kombëtar të PD-së, Kuçana përplaset me Berishën për Flamur Nokën

Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot

Edhe zona e Balëzit, po në Elbasan, ka rezultuar e ndotur me mbetje kimike si dikloremetan, kripëra arseniku dhe nitrate amoni, ku një pjesë u eksportua për asgjësim, por ende mbeten depozita të pasigurta.

Industria e bakrit ka lënë gjurmë të thella në Rrëshen, Kurbnesh, Rubik, Reps, Fushë-Arrëz, Kalimash e Gjegjan, ku raportohen përqendrime të larta të arsenikut dhe metaleve të rënda që ndotin lumenjtë Mat, Fan, Osum dhe Drin, duke prekur drejtpërdrejt tokat bujqësore dhe ujin e pijshëm. Zona e Gjegjanit cilësohet si një ndër më të ndoturat në vend.

Pogradeci dhe rrethinat e liqenit të Ohrit mbeten nën kërcënimin e mbetjeve të ferronikelit nga minierat e Përrenjasit dhe Gurit të Kuq, ndërsa në Rehovë, në kufi me Greqinë, ndotja nga miniera e bakrit ka dëmtuar rëndë bimësinë.

Industria e naftës në Ballsh, Kuçovë dhe veçanërisht Patos-Marinzë ka ndotur ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, duke shkaktuar përhapje të hidrokarbureve dhe gazeve toksike në ajër, ndërsa ndotja ka arritur deri në lumin Gjanica.

Në Fier, ish-Uzina e Azotikut ka lënë pas 850 m³ solucione të ndotura, të cilat kanë prekur tokën dhe ujërat nëntokësore, me përmbajtje arseniku.

Po ashtu, magazinat e vjetra ruajnë mbi 93 mijë kilogramë kimikate të ndryshme.

Porto Romano në Durrës renditet mes zonave më të ndotura që nga vitet ’90, me prani të kimikateve shumë të rrezikshme si hekzaklorociklohekzan dhe krom (VI). Pavarësisht disa fushatave pastrimi me mbështetje ndërkombëtare, zona vijon të mbetet një burim ndotjeje.

Një tjetër pikë kritike është stacioni hekurudhor i Bajzës në Shkodër, ku në fillim të viteve ’90 u depozituan mbi 80 ton mbetje kimike të importuara nga Gjermania, një pjesë e të cilave mbetën ende të pamenaxhuara.

Laçi, Lushnja dhe Vlora gjithashtu raportohen me ndotje të lartë, për shkak të mbetjeve të superfosfatit, PVC-së dhe metaleve të rënda, duke ndikuar në tokë dhe ujërat përreth.

Sipas ekspertëve të mjedisit, këto zona përfaqësojnë një rrezik të vazhdueshëm, pasi kimikatet e depozituara për vite me radhë nuk janë neutralizuar apo asgjësuar plotësisht. Monitorimi dhe pastrimi i tyre kërkon fonde të mëdha dhe një strategji afatgjatë për të parandaluar përhapjen e ndotjes në ekosisteme dhe në shëndetin e popullatës. /Monitor

Nga Kategoria

Aktualitet

Debate në Këshillin Kombëtar të PD-së, Kuçana përplaset me Berishën për Flamur Nokën

15 Korrik, 2026
Aktualitet

Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot

15 Korrik, 2026
Aktualitet

Grabitet exchange te “Vorri i Bomit”, punonjësja merr 5 mijë euro

15 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Debate në Këshillin Kombëtar të PD-së, Kuçana përplaset me Berishën për Flamur Nokën

15 Korrik, 2026

Surprizë te Argjentina, Simeone titullar dhe De Paul jashtë ndaj Anglisë

15 Korrik, 2026

Starmer jep lamtumirën në Parlament, kryeministri britanik përcillet me duartrokitje

15 Korrik, 2026

Pirlo në pole position për stolin e Italisë, Guardiola mbetet ëndrra e madhe

15 Korrik, 2026

Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot

15 Korrik, 2026

Grabitet exchange te “Vorri i Bomit”, punonjësja merr 5 mijë euro

15 Korrik, 2026

Scaloni ul tensionet para Angli-Argjentinë: Nuk duhet të ngatërrojmë politikën me futbollin

15 Korrik, 2026

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

15 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.