• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Nga fermeri te importet/ Ja si do kontrollohen ushqimet sipas ligjit të ri, Qeveria ashpërson rregullat

27 Gusht, 2025
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Tre institucione të kontrollit të sigurisë ushqimore do të shkrihen dhe tre të reja do të ngrihen për të njëjtin qëllim. Ministria e Bujqësisë ka hedhur për konsultim publik projektligjin e ri “Për Kontrollet Zyrtare”, në të cilin është detajuar mënyra e re e kontrollit të sigurisë ushqimore, nga produktet bimore e deri te nënproduktet shtazore, me qëllim ‘ushqime më të sigurta’ për konsumatorët por edhe për kafshët.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kontrollet nuk do të bëhen më nga AKU, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, apo Agjencia Kombëtare të Veterinarisë. Kompetencat e tyre janë riorganizuar duke u strukturuar në tre institucione të reja.

“Institucioni i Kontrollit Zyrtar” do të mbikqyrë subjektet që operojnë në vend, me një shtrirje të gjerë, nga bujqësia në blegtori.  “Institucioni i Kontrollit Kufitar” do të funksionojë vetëm në pikat kufitare. Ndërsa institucioni i “Aktiviteteve të tjera” do të mbulojë aspektet e mbetura, në fushën e sigurisë ushqimore.

Lexo edhe:

“Mos lejoni që egoja të kontrollojë veprimet tuaja”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

Seferi mes më të mirëve të javës në futbollin turk, përkundër dështimit të skuadrës së tij

Projektligji i ri parashikon që kontrollet të kryhen vetëm me bazë risku, që janë të listuar në pikën 11 të nenit 9 të projektligjit.

“IPKZ kryen rregullisht kontrolle zyrtare në të gjithë operatorët, mbi bazë të rriskut dhe me frekuencën të përshtatshme, duke marrë parasysh:

       a) rrisqet e identifikuara që lidhen me:

i)       kafshët dhe mallrat;

ii)     aktivitetet nën kontrollin e operatorëve;

iii)   vendndodhjen e aktiviteteve ose veprimtarisë të operatorëve;

iv)   përdorimin e produkteve, proceseve, materialeve ose substancave që mund të ndikojnë në sigurinë e ushqimit, integritetin dhe cilesinë e ushqimit, ose sigurinë e ushqimit për kafshë, shëndetin ose mirëqenien e kafshëve, shëndetin e bimëve ose, në rastin e OMGJ-ve dhe produkteve për mbrojtjen e bimëve, që mund të kenë gjithashtu një ndikim negativ në mjedis;

Në nenin 9 thuhet se për të bërë kontrolle në subjekte duhet të ketë rreziqe të identifikuara më parë sa i takon cenimit të sigurisë ushqimore, të ketë informacione për mundësinë e mashtrimit të konsumatorëve si dhe duke u bazuar në historikun e të dhënave të operatorëve në lidhje me rezultatet e kontrolleve zyrtare të kryera ndaj tyre.

“Kontrollet zyrtare kryhen pa njoftim paraprak, përveç rasteve kur njoftimi paraprak është i nevojshëm dhe i justifikuar. Në kontrollet zyrtare me kërkesë të operatorit, autoriteti kompetent mund të vendosë nëse kontrolli zyrtar kryhet me ose pa njoftim paraprak”, thuhet në pikën 4 të nenit 9 te draftit.

Kontrollet duhet të bëhen para se produktet të hidhen në treg, apo në rastin e bagëtive parashikohen analiza përpara se të shkojë në thertore. Po kështu saktësohet se pjesë e kontrolleve do të jenë edhe produktet që vijnë nga importi apo ato që eksportohen në pikat e kontrollit kufitar, këto të fundit do të miratohen me urdhër nga ministri i Bujqësisë.

Por Kontrollet për sigurinë ushqimore nuk do të jenë vetëm në dorë të shtetit. Projektligji i ri ka krijuar hapësirë për të kontraktuar edhe operatorë privatë, në mbikqyrjen e sigurisë së ushqimeve, nga bimët deri tek kafshët.

“Trupë e deleguar” nënkupton një person juridik të veçantë të cilit autoritetet kompetente i kanë caktuar detyra të caktuara të kontrollit zyrtar ose detyra të caktuara që lidhen me aktivitete të tjera zyrtare.”, thuhet pikën 50 të nenit 3.

Këto subjekte private thuhet në nenin 30, që do të jenë të ngarkuara me kontrollin e bizneseve bujqësore apo blegtorale duhet që të raportojnë sa herë tu kërkohet tek autoritetet kompetente për rezultatet e kontrolleve zyrtare.

Projektligji parashikon gjoba të kripura për bizneset që abuzojnë me sigurinë ushqimore të bimëve dhe kafshëve. Ato do të shkojnë nga 100 mijë lekë deri në 2 milionë lekë (ose rreth 20 mijë euro), në rastin kur subjekti operon i paregjistruar. Ky projektligj parashikon të plotësohet me aktet nënligjore për 2 vite, dhe të nisë zbatimin e tij plotësisht më 1 gusht 2027.

Tags: fermeretimportligji i riushqime

Nga Kategoria

Horoskopi për Ditën e Hënë, 2 Shkurt 2026
Ekstra

“Mos lejoni që egoja të kontrollojë veprimet tuaja”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

10 Mars, 2026
Seferi, ndër më të mirët e javës në futbollin turk, pavarësisht rezultateve të skuadrës së tij...
Kryesore

Seferi mes më të mirëve të javës në futbollin turk, përkundër dështimit të skuadrës së tij

10 Mars, 2026
Aktualitet

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Horoskopi për Ditën e Hënë, 2 Shkurt 2026

“Mos lejoni që egoja të kontrollojë veprimet tuaja”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

10 Mars, 2026
Seferi, ndër më të mirët e javës në futbollin turk, pavarësisht rezultateve të skuadrës së tij...

Seferi mes më të mirëve të javës në futbollin turk, përkundër dështimit të skuadrës së tij

10 Mars, 2026

Kompany pajtohet me kritikën e Toni Kroos, Bayern ka problem serioz me goditjet standarde

9 Mars, 2026

Igor Tudor pranon se mbijetesa në Premier League është prioriteti kryesor i Tottenhamit

9 Mars, 2026

FA Cup ndez garën për trofeun, City dhe Liverpool përplasen në çerekfinale

9 Mars, 2026

Arbeloa i hap derën Mendy-t: “Na duhen lojtarë që shtyjnë përpara”, sytë nga City

9 Mars, 2026

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.