• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 23 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Gazetari Almer Toska kërcënohet pas investigimit mbi Lul Morinën dhe lidhjet e tij politike

23 Gusht, 2025
tek Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi i portalit Timoni.al, Almer Toska, është përballur me kërcënime të hapura dhe sharje ndaj familjes së tij pas publikimit të një shkrimi investigativ ku ai tregon se u zbardhën aktivitetet e dyshuara kriminale të biznesmenit Lul Morina.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas gazetarit, investigimi nxori në pah lidhjet e Morinës me politikën, përfitimet e marra përmes lejeve të ndërtimit nga Belinda Balluku, si dhe të kaluarën e tij të dyshuar si trafikant droge dhe trafik femrash në vitet ’90.

Gazetari ka njoftuar në rrjete sociale se pas publikimit të shkrimit, Morina ka përdorur gjuhë kërcënuese për të tentuar ta trembë Toskën dhe për ta detyruar të heshtë. Kërcënimet kanë përfshirë edhe sharje ndaj familjes së tij, një metodë tipike e individëve që nuk kanë argumente për të kundërshtuar faktet por vetëm për të ushtruar presion dhe frikësim.

Lexo edhe:

Zjarr i fuqishëm në Gjirin e Lalzit, flakët rrezikojnë banesat dhe hotelet

Aksident në Tiranë/ Makina përplas motorin, drejtuesi në gjendje të rëndë

Bazuar në investigimin e Timoni.al  Morina ka shfrytëzuar lidhjet politike për të blerë vota, për të marrë leje ndërtimi dhe për të forcuar ndikimin e tij në tregun privat dhe publik. Ai ka përfituar favore të mëdha duke përdorur pushtetin dhe duke manipuluar mekanizmat e shtetit për të avancuar interesat personale, duke shkelur standardet e transparencës dhe ligjit.

Almer Toska ka deklaruar se kërcënimet nuk do ta ndalin në detyrën e tij gazetareske dhe se angazhimi i tij për të sjellë të vërtetën për publikun do të vazhdojë pa kompromis. Redaksia e Timoni.al thekson se çdo kërcënim, sharje apo shantazh ndaj gazetarëve duhet të ndiqet nga organet ligjzbatuese dhe të marrë përgjigjen e duhur.

Statusi i plotë i gazetarit Almer Toska në FB:

📢 Njoftim Publik dhe Denoncim🛑

Pas publikimit të shkrimit investigativ mbi biznesmenin Lul Morina, ku u faktua e kaluara e tij kriminale si trafikant femrash dhe droge, lidhjet e tij me pushtetin e sotëm dhe përfitimi i lejeve të ndërtimit falë mbështetjes politike nga Belinda Balluku, unë jam kërcënuar hapur. Morina më ka dërguar mesazhe fyese ndaj familjes sime dhe ka përdorur gjuhën e shantazhit për të më frikësuar.

Ky veprim tregon qartë se Morina nuk ka asnjë argument kundër fakteve të publikuara, por përpiqet të heshtë të vërtetën me kërcënime. Ai vepron siç ka bërë gjithmonë, me dhunë dhe arrogancë, duke besuar se lidhjet e tij me pushtetin e mbrojnë nga ligji. Por kjo nuk është më një çështje personale mes meje dhe tij, është një çështje publike që prek të gjithë shoqërinë shqiptare.

Policia e Shtetit dhe SPAK nuk mund të heshtin. Nëse kërcënimet e hapura nga një person me të kaluar kriminale nuk mjaftojnë për të nxitur veprimet e organeve ligjzbatuese, atëherë ky vend është peng i mafies së pushtetit dhe trafikantëve që janë shndërruar në oligarkë të rinj. Heshtja e policisë do të thotë bashkëpunim, vonesa në veprim do të thotë mbrojtje, mungesa e hetimit do të thotë kapje e shtetit.

Lul Morina është shembulli i qartë i asaj se si krimi i organizuar është integruar në politikë dhe ekonomi. Nga trafikant në vitet ‘90, ai është kthyer sot në “biznesmen të suksesshëm”, duke blerë vota për pushtetin dhe duke marrë leje ndërtimi në këmbim të shërbimeve të tij. Dhe sot, ai guxon të kërcënojë hapur gazetarë dhe qytetarë vetëm pse publikojnë të vërtetën.

Unë e them qartë: kërcënimet nuk më trembin dhe nuk do të më ndalin. Përkundrazi, ato janë provë e gjallë se shkrimi im ka goditur në zemër të së vërtetës. Ky është momenti kur Policia, Prokuroria dhe SPAK duhet të tregojnë se a janë në shërbim të qytetarëve apo në shërbim të trafikantëve të lidhur me pushtetin.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të jetë vendi ku trafikantët bëhen ndërtues, ku blerësit e votave bëhen partnerë të qeverisë, dhe ku kërcënuesit trajtohen si të paprekshëm. Lul Morina duhet të hetohet, të ndëshkohet dhe të ndalet përpara se kërcënimi i tij të bëhet realitet për këdo tjetër që guxon të thotë të vërtetën.

Ligji nuk mund të jetë armë në duart e pushtetarëve, ligji duhet të jetë mbrojtja e qytetarëve. Dhe nëse Policia dhe SPAK heshtin sot, nesër askush nuk do të ketë më besim tek shteti.

Nga Kategoria

Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Gjirin e Lalzit, flakët rrezikojnë banesat dhe hotelet

22 Shtator, 2026
Screenshot
Aktualitet

Aksident në Tiranë/ Makina përplas motorin, drejtuesi në gjendje të rëndë

22 Shtator, 2026
Screenshot
Aktualitet

Konflikt mes nxënësve në Krumë të Kukësit, 17-vjeçari plagos bashkëmoshatarin me thikë

22 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zjarr i fuqishëm në Gjirin e Lalzit, flakët rrezikojnë banesat dhe hotelet

22 Shtator, 2026

Shqipëria vijon përgatitjet për Nations League, Maran stërvit grupin e plotë në “Shtëpinë e Futbollit”

22 Shtator, 2026

Lamine Yamal shpjegon pse e meriton Topin e Artë: “Stili im i lojës është ai që më bën ndryshe.”

22 Shtator, 2026

Tebas i përgjigjet Real Madridit: “Respekt për të gjithë, nënshtrim ndaj askujt”

22 Shtator, 2026
Screenshot

SPAK lëshoi urdhërarrest, vetëdorëzohet Vlora Hyseni, niset drejt Tiranës (DETAJE)

22 Shtator, 2026

Klopp rikthehet pas dy vitesh, drejton stërvitjen e parë me Gjermaninë para debutimit ndaj Holandës

22 Shtator, 2026

Trump falenderon Shqipërinë dhe Kosovën: Unë ndalova luftën me Serbinë

22 Shtator, 2026

Jonida Maliqi konfirmon romancën me Alessio Alian: Është gjëja më e bukur në botë

22 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.