• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 27 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Shqipëria 2030, çfarë do gjejnë turistët, ku do jenë shqiptarët

26 Korrik, 2025
tek Analizë, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Sonila Meço

TIRANË- Për shkak të miqësive, njohjeve, krushqive e profesionit kam sjellë shumë turistë të huaj në Shqipëri. Nga të rinj me çantë shpine në dhoma hosteli tek familjarët me radhë valixhesh e kërkesa për jacuzzi në dhomë. Nga çiftet e turizmit historik, atij malor e kulturor tek pensionistët nordikë të malluar për plazh.

Thuajse nga çdo kontinent. Edhe sivjet plot kam sjellë. Nuk do t’i hyj përshtypjeve të tyre, premtimit për t’u kthyer a jo sërish në vendin aq shumë të reklamuar e aq fort të rekomanduar prej dëshirës sime.

Lexo edhe:

Vëllai i Erjon Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut/ Mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 kestë

Kamarieri në Vlorë dhunohet nga polici dhe një qytetar: Pse solle një ujë më shumë?

Por teksa pres e përcjell edhe këtë vit e sidomos këtë vit, ndërsa ende nuk kam nisur pushimet e mia e vijoj me programin ditor në tv, nuk e ndal dot imagjinatën, që ushqehet me lajmin e përditshëm, filozofinë e mandatit të katërt dhe simfoninë e çakorduar me violinë të parë ruspat dhe dirigjent “investitorin strategjik”.

Dhe po mendoja çfarë na pret pas 5 vitesh? Viti 2030… Çfarë do të gjejë turisti i ftuar po me të njëjtën dëshirë nga ne teksa zbret në një aeroport të ri ndërtuar buzë lagunës, në një vend ku dikur shtegëtonin flamingot?!

E përshëndet një recepsionist nepalez me dialekt vlonjat. E shoqëron drejt resortit (dikur pyll pishash a zonë e mbrojtur): një kompleks i rrethuar me gardhe të larta dhe palma të importuara.
Në rrugë nuk sheh natyrë, por kantiere ndërtimi, shpate malesh të zhveshura, brigje të betonizuara, pllaka që digjen nga dielli. Kodrat janë shndërruar në parkingje me nivele, ndërsa bregu themel për kulla në det.

Në plazhe nuk ka më rërë. Ka beton dekorativ që imiton guralecët. Betoni nuk është më thjesht material ndërtimi, por gjuha e vetme e pushtetit, shenjë e kontrollit absolut. Nuk ndërtohet sepse ka nevojë. Ndërtohet sepse mundet.

Në vend nuk ka më bujqësi se “nuk ia vlen”. Tokat u shitën për projekte betoni. Disa i morën “investitorët strategjikë” që ndërtuan resorte me çmime evropiane, të tjerat mbetën bosh, si fantazma se pronarët ikën a u arrestuan, ekstraduan, vranë a zhdukën.

Në vend të qendrës së fshatit, një supermarket me emër francez, por me produkte sllave.
Në zemër të qytetit bregdetar, qendra tregtare mbushur me dyqane suvenirësh të zinxhirit “Tradita”, por me produktet nga Alibaba.

Shqipëria 2030 nuk prodhon më asgjë vetë: gjithçka importohet, ushqimi, energjia, madje edhe njerëzit që punojnë. Kuzhinieri është nga Filipinet. I ofron turistëve një version vegan të fërgesës me djathë importi, speca nga Afrika dhe domate nga Turqia.

Ture të ndryshme të ftojnë të shijosh kuzhinën lokale me burrata nga Puglia, djathë me trumzë nga Greqia, qumësht pa laktozë në kuti me gërma cirilike, “tavë shqiptare” me oriz basmati dhe mish të ngrirë nga Brazili.

Në darkë, në kalanë e qytetit kërcet muzika me DJ dhe këngëtare me playback, nëse atë natë kalaja nuk është dhënë me qira për dasma emigrantësh. Flamuri shqiptar është zëvendësuar nga një instalacion me drita LED në formë shqiponje, që ndizet me sponsorizim nga grosistët e ushqimeve dhe farmaceutikës.

Në një nga baret në kala të shërbejnë një raki prej një kompanie të huaj në bazë të recetës “origjinale të gjyshit”. Gjyshi jeton në Kanada, brez i shtatë. Shqipëria e 2030-ës është një destinacion anonim, pa vend e komb. Vendi që banorin e vet e ka ose emigrant, ose turist. Një vendi i projektuar për importe materiale dhe për eksport emocional: pak flamur, pak patriotizëm stadiumesh, pak nostalgji të menaxhuar mirë.

Rinia vendase është ose në emigracion, ose duke punuar në ndonjë call center në Indi që menaxhon prenotimet online për “maldivet e Europës”. Turistët nuk shohin më Shqipërinë në vitin 2030, por versionin që ka mbetur pasi shqiptarët janë përjashtuar nga vendi i tyre. Deti shihet nga jahtet që ngarkohen me naftë të lirë, por banorët nuk notojnë dot në të.

Shqiptarët kanë ndaluar së prodhuari bulmetra, por punësohen në mënyrë sezonale nga pronarët e rinj të Shqipërisë. Në shtëpitë e braktisura nuk ka më ujë në rubinetat e fshatrave, por rrjedh i uruari vú në “infinity pool”, ku lahen bobat e amnistuar, fëmijët e zengjinëve të pas 2015-ës dhe influenceret e inteligjencës artificiale.

Shqipëria 2030 ka tjetër klimë dhe reliev prej betonit dhe erozionit, tjetër bimësi prej projektit “Kanabis mjekësor”, tjetër popullsi prej zëvendësimit të kombit, tjetër ekonomi prej zonave të lira, tjetër lloj shteti, federativ ku bashkohen trojet me pronarë arabë, amerikanë, italianë, francezë, iranianë, afrikanë dhe sovranitet bektashi, tjetër republikë prej njehsimit të shtetit me pushtetin, tjetër juridiksion, tjetër gjuhë zyrtare…

Dhe kur dikush të pyesë se ku janë vendasit, s’do ketë mbetur më kush të kthejë përgjigjen përveç kullave të larta që nuk dinë të tregojnë as legjendë, as histori. Sepse Shqipëria 2030 ka rrezikun e madh të shndërrohet në një vend ku banorët nuk guxojnë më as ta kujtojnë atë që turistët nuk do të mund ta shohin kurrë më.

Nga Kategoria

Aktualitet

Vëllai i Erjon Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut/ Mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 kestë

27 Korrik, 2025
Aktualitet

Kamarieri në Vlorë dhunohet nga polici dhe një qytetar: Pse solle një ujë më shumë?

27 Korrik, 2025
Analizë

Analiza/ A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

27 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Vëllai i Erjon Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut/ Mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 kestë

27 Korrik, 2025

Kamarieri në Vlorë dhunohet nga polici dhe një qytetar: Pse solle një ujë më shumë?

27 Korrik, 2025

Analiza/ A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

27 Korrik, 2025

Pas 54 përpjekjeve të dështuara në Kuvendin e Kosovës, sot hyn në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese

27 Korrik, 2025

Parashikimi i motit/ E diel me diell, ulen temperaturat

27 Korrik, 2025

“Marrëveshja e shekullit”, Trump dhe Von der Leyen gati për firmën historike për tarifat doganore

27 Korrik, 2025

Alarm në Parkun Kombëtar të Prespës! Zjarr masiv përfshin zonën, ndërhyrja vështirësohet nga terreni

27 Korrik, 2025

Ja si bënte jetë luksoze vajza e Majlinda Bregut me paratë e të dashurit trafikant droge

27 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.