• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 10 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Masakra e Lushnjes/ Dalin debatet brenda gjyqit, Laert Haxhiu: Po dënohem pa fakte. Dumani: Prova është marrë te pika e karburantit

5 Nëntor, 2024
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Debatet brenda sallës së gjyqit kundër Laert Haxhiut janë zbardhur ditën e sotme. Në seancën e some për Masakrën e Lushnjes, avokati i Haxhiut, Detar Hysi ka kërkuar të riçelet hetimi pasi sipas tij SPAK nuk ka bërë veprime hetimore.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ndërkohë që vetë Haxhiu theksoi se po dënohet pa të drejtë dhe pa fakte. Ndërsa nga ana tjetër prokurori Altin Dumani theksoi se provat ekzistojnë dhe janë shkencore dhe shkresore.

Pjesë nga debatet:

Lexo edhe:

EMRAT/ Vrasja me armë zjarri në Nikël, dalin detaje për autorin dhe viktimën

E rëndë në Fushë-Krujë, një i vrarë me armë zjarri

Detar Hysi: Prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. Kjo vlen edhe për prokuroren e posaçme, që ka kryer 0 veprim hetimor, në akuzën qe vlerësohet në këtë proces. Ka kryer vetëm 3 veprime procedurale jo të karakterit hetimor. E kërkova fjalën për të orientuar gjykatën, përpara se të veprojë mbi kërkesën tonë. Është rasti i parë në historikun e kësaj godine, që ngrihet akuzë pa bërë veprim hetimor.  Kërkoj caktimin e një eksperti të fushës përkatëse. Të ekspertojë pamjet filmike të karburantit, të përcaktojë nëse është Laert Haxhiu në automjet ose jo. Të bëhet një akt ekspertimi nga një ekspert me qëllim zbardhjen e të vërtetës. Qëllimi i bërjes së aktit të ekspertimit është zbulimi i të vërtetës, nëse personat që shfaqen në pamjet filmike të karburantit janë Laert Haxhiu dhe Bilbili.

Laert Haxhiu: Po dënohem pa të drejtë dhe pa fakte. Jam dakord me kërkesën e avokatit.

Doloreza Musabelli: Mendojmë që është një kërkesë e pabazuar në ligj. Për përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor, kërkojmë qe gjykata të mos pranojë këtë kërkesë. Kjo kërkesë është bërë nga avokati edhe në shkallë të parë. Nuk ka vend për ri-ekspertim për pamjet filmike. Gjatë procesit gjyqësor janë pyetur dëshmitarë lidhur me pamjet filmike që janë pasqyruar në proces. Pamjet filmike kanë shumë elemente që nuk janë në foto. Kërkesa të rrezohet për përsëritje të shqyrtimit gjyqësor.

Altin Dumani: Këto pamje nuk janë një provë e vetme. Palët, prokuroria dhe avokati nën drejtimin e gjykatës kanë pasur mundësinë të dëgjojnë edhe dëshmitarët. Nuk është e vërtetë që gjatë shqyrtimit gjyqësor në Shkallë të Parë nuk janë pranuar provat e kërkuara nga mbrojtja.

Trupa gjykuese i tërheq vëmendjen babait të Laert Haxhiut: Mos bëni gjestikulacione.

Babai i Laertit: Unë jam ai që e vuaj këtë zoti gjyqtar.

Florjan Kalaja: Mos më detyroni ta ndërpres seancën për këtë qëllim.

Altin Dumani: Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit të të pandehurit për tu pyetur disa dëshmitarë, por edhe prova të tjera shkencore dhe shkresore. Edhe trashëgimtarët e viktimave kanë të drejtë të dorëzojnë prova. Prova është marrë të pika e karburantit. Më shqetësoi një fjali e përdorur nga ana e mbrojtjes kur thotë prova ekstra ligjore për devijimin e së vërtetës… ne nuk përdorim prova ekstra-ligjore. Le të na e thotë zotëria.

Laert Haxhiu: Pse nuk e bëjnë ekspertizën? Doloreza nuk duhet të jetë fare ne gjyqin tim.

Babai i Laertit: Ku është e shkruar që duhet të marrin pjesë dy prokurorë në të njëjtën çështje? Për t’i bërë presion gjykatës?

Si ndodhi Masakra e Lushnjes?

Më 11 shtator 2017, në një lokal në qytetin e Lushnjes, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili hynë në lokalin ku ndodhej Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Xhulio Shkurti, për të ekzekutuar Shkurtin, pas dështimit të atentatit të vitit 2015. Shkurti ishte objektivi i kësaj masakre, i cili është nipi i Aldo Bares. Me automatik në krah ata hynë duke qëlluar dhe lanë të vdekur në vend dy të rinjtë, ndërsa Shkurti në këtë moment, ia doli që të shpëtonte pasi nuk ndodhej aty. Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar.

Tags: laert haxhia

Nga Kategoria

Aktualitet

EMRAT/ Vrasja me armë zjarri në Nikël, dalin detaje për autorin dhe viktimën

10 Prill, 2026
Aktualitet

E rëndë në Fushë-Krujë, një i vrarë me armë zjarri

10 Prill, 2026
Aktualitet

Vrasësit të të birit iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai Novruz Cenalisë: Vrasje e dytë!

10 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kamala Harris lë të hapur mundësinë për kandidim në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028

10 Prill, 2026

Sytë nga Uashingtoni/ Caktohet dita e negociatave SHBA-Izrael-Liban

10 Prill, 2026

EMRAT/ Vrasja me armë zjarri në Nikël, dalin detaje për autorin dhe viktimën

10 Prill, 2026

Pjesa më e rrezikshme, misioni “Artemis II” zbarkon pas mesnate në Tokë

10 Prill, 2026

E rëndë në Fushë-Krujë, një i vrarë me armë zjarri

10 Prill, 2026

 “Trump ofendoi Rutte”, dalin detaje nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

10 Prill, 2026

Trump paralajmëron Iranin: Anijet tona po ngarkohen me municione

10 Prill, 2026

Vrasësit të të birit iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai Novruz Cenalisë: Vrasje e dytë!

10 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.