• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 26 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Skandali/ 180 kg kallamar me metal toksik iu shërbye klientëve në 7 restorante në jug

4 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Shëndeti, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Më 10 janar 2025, në Shqipëri ka hyrë në treg 180 kg kallamar i importuar nga Italia, i cili përbën rrezik për konsumatorët për shkak të përmbajtjes së kadmiumit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kadmiumi është një metal i rëndë me efekte toksike, i cili mund të grumbullohet në trup dhe me kalimin e kohës të dëmtojë veshkat, mëlçinë dhe sistemin nervor, duke rritur gjithashtu mundësinë për zhvillimin e sëmundjeve kronike.

Prania e këtij metali të rrezikshëm në kallamar është konstatuar pas analizave të autoriteteve italiane, të cilat njoftuan edhe autoritetet shqiptare për të tërhequr produktin nga tregu.

Lexo edhe:

Ndryshimet në qeveri, Bardhi: Asnjë suprizë, problemi është Edi Rama

Ndryshimet në qeveri, Berisha: Përpjekje e Ramës të shpëtuar lëkurën e tij

Sipas Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, të cilës i është drejtuar “Ora News”, sasia e importuar ka qenë 180 kilogramë dhe produkti ka afat përdorimi deri në gusht 2026.

Kontrollet e inspektorëve të AKU-së nuk arritën të ndalonin qarkullimin e produktit, pasi e gjithë sasia ishte shitur tashmë.

Burime zyrtare kanë bërë të ditur se kallamari me përmbajtje kadmiumi është shpërndarë në shtatë restorante në qarkun e Vlorës dhe në një lokal në Fier.

Ndërkohë që skandalet në sektorin ushqimor vazhdojnë, drejtuesi i AKU-së, Manush Kullolli, është shprehur i shqetësuar më tepër për imazhin e bizneseve private se sa për sigurinë e konsumatorëve.

AKU ka refuzuar të japë informacion mbi emrin e importuesit, ndonëse ligji e detyron ta bëjë një gjë të tillë.

Në përgjigjen zyrtare, AKU ka theksuar se nuk ka si mision publikimin e emrave tregtarë apo të markave, por vetëm garantimin e sigurisë ushqimore.

Në fakt, pika 3 e nenit 3 të Ligjit “Për të Drejtën e Informimit” përcakton qartë se çdo qytetar ka të drejtë të marrë informacion publik përmes dokumentacionit origjinal ose në një format që siguron qasje të plotë.

Nga Kategoria

Aktualitet

Ndryshimet në qeveri, Bardhi: Asnjë suprizë, problemi është Edi Rama

26 Shkurt, 2026
Aktualitet

Ndryshimet në qeveri, Berisha: Përpjekje e Ramës të shpëtuar lëkurën e tij

26 Shkurt, 2026
Aktualitet

U ekstradua nga Dubai, Durim Bami mbërrin në Shqipëri

26 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvillohet në fillim të marsit në Abu Dhabi

26 Shkurt, 2026

Transferim në horizont? Milani nis kontaktet e para me Gabriel Jesus

26 Shkurt, 2026

Ndryshimet në qeveri, Bardhi: Asnjë suprizë, problemi është Edi Rama

26 Shkurt, 2026

Ndryshimet në qeveri, Berisha: Përpjekje e Ramës të shpëtuar lëkurën e tij

26 Shkurt, 2026

Celentano vlerëson Ermal Metën: Është pothuajse e pamundur të mos fitosh

26 Shkurt, 2026

U ekstradua nga Dubai, Durim Bami mbërrin në Shqipëri

26 Shkurt, 2026

Koçiu i zë vendin Ballukut, ikin Spiropali dhe Vengu. Ndryshimet që bëri Rama në qeveri

26 Shkurt, 2026

Ndryshime në qeveri, ikën Balluku, kush e merr postin e zv/kryeministres

26 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.