Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Tiranë
Në pranga ka rënë shtetasi Nj. P., 28 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale:
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”,“Prodhimi dhe mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Kanosja”.
Sipas Policisë, ai ishte shpallur në kërkim më 10 qershor 2024, si person i dyshuar për përfshirje në një konflikt të ndodhur në rrugën “Ali Demi”, në Tiranë.