• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Ministri i Jashtëm i Polonisë: Një garë armatimesh do të përshpejtonte rënien e Putinit

26 Qershor, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

POLONI- Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, ka argumentuar se një garë e re armatimesh mund të përshpejtojë rënien e regjimit të Presidentit rus Vladimir Putin, ashtu siç shkaktoi shpërbërjen e BRSS-së në fillim të viteve 1990.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kreu i diplomacisë polake i bëri këto deklarata një ditë pas samitit të NATO-s në të cilin vendet anëtare ranë dakord të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes , pasi e konsiderojnë këtë rritje si thelbësore për t’u përballur me kërcënimin që buron nga Rusia.

“Putin duhet ta kuptojë se po ndjek rrugën e Brezhnjevit. Ai (red. Putini) dikur tha se Bashkimi Sovjetik u shemb për shkak të shpenzimeve të tepërta për armatime, dhe tani po bën pikërisht të njëjtën gjë”, tha Sikorski në një intervistë me Agence France-Presse (AFP), Agjencinë Gjermane (DPA) dhe agjencinë polake PAP.

Lexo edhe:

Sherr me sende të forta në Shëngjin, dhunohet një qytetar

Manjani për Shehajn: Të isha në vend të gardistëve do ia fusja shpullë syve! Dil jashtë legen

“Ai po zhvillon një luftë shumë të kushtueshme, e ka frikësuar Perëndimin dhe e ka bërë atë të rrisë shpenzimet e mbrojtjes (…) Ne po e bëjmë këtë sepse Putini na kërcënon”, shtoi ai.

Duke pasur frikë nga kërcënimi rus, Polonia ka modernizuar ushtrinë e saj për shumë vite, duke lidhur një sërë kontratash armësh, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut.

Tashmë këtë vit, Varshava ka investuar 4.7% të PBB-së së saj në shpenzime ushtarake, dhe kjo përqindje pritet të rritet në vitin 2026.

Sipas Sikorskit, Presidenti Trump tashmë e kupton që Rusia nuk dëshiron t’i japë fund luftës dhe kjo pasqyron mungesën e respektit të Putinit për iniciativat paqësore të Presidentit Trump.

Ministri polak përshëndeti kryesisht përpjekjet e Gjermanisë për të forcuar ushtrinë e saj.

Shpenzimet e mbrojtjes të Gjermanisë pritet të rriten në 3.5% të PBB-së së vendit deri në vitin 2029, dhe investime të tjera në sektorin më të gjerë të sigurisë do t’i shtohen kësaj.

Kancelari Friedrich Merz u zotua në maj se vendi i tij do të fitonte “ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë”.

“Ne jemi aleatë të mirë dhe duhet të ndërtojmë një lloj force që nuk do të frikësojë askënd, por do të dekurajojë Putinin”, tha ai.

Tags: armatimepoloniputin

Nga Kategoria

Aktualitet

Sherr me sende të forta në Shëngjin, dhunohet një qytetar

23 Korrik, 2026
Aktualitet

Manjani për Shehajn: Të isha në vend të gardistëve do ia fusja shpullë syve! Dil jashtë legen

23 Korrik, 2026
Bota

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

23 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Sherr me sende të forta në Shëngjin, dhunohet një qytetar

23 Korrik, 2026

Manjani për Shehajn: Të isha në vend të gardistëve do ia fusja shpullë syve! Dil jashtë legen

23 Korrik, 2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

23 Korrik, 2026

Trump vendos kusht për marrëveshjen bërthamore me Arabinë Saudite: Njihni Izraelin

23 Korrik, 2026

Moti i keq të premten, policia apel: Mos dilni në det, kujdes maksimal në rrugë

23 Korrik, 2026

Gomerët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë, sfidojnë edhe teknologjinë

23 Korrik, 2026

Zjarre masive në Francë, mbi 20 mijë të evakuuar

23 Korrik, 2026

Qytetari në protestë: Ne s’kemi bukë për të ngrënë, Rama paguan 4 mln euro për një koncert

23 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.