• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 19 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Kosova ende pa Kuvend e Qeveri, rrezikohen edhe 90 milionë euro të Bankës Botërore

24 Qershor, 2025
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri në detyrë i Financave, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një financim prej 90 milionë eurosh nga Banka Botërore, i cili është alokuar që nga maji i vitit të kaluar, por ende nuk është ratifikuar nga Kuvendi për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja.

Ligjbërësit u mblodhën të hënën, për herë të 36 radhazi çdo të dytën ditë që nga 15 prilli dhe u larguan shpejt si rendom pa gjetur zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit politik. Ata do të mblidhen përsëri pas 48 orëve, pra të mërkurën e 25 qershorit.Çështja ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Lexo edhe:

Bordi i Paqes/ Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua

Kjo është hera e 27-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe, nuk propozojnë nga një anëtar për formim të komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e domosdoshme në votim të hapur.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Por, deri kjo të ndodh Kosova aktualisht nuk ka as Kuvend e as Qeveri të re, kjo aktualja është vetëm në detyrë pa kompetenca të plota.Në mungesë të institucioneve Kosova po vazhdon të humb miliona uro.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një financim prej 90 milionë eurosh nga Banka Botërore, i cili është alokuar që nga maji i vitit të kaluar, por ende nuk është ratifikuar nga Kuvendi për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

“Janë 90 milionë euro të alokuara nga Banka Botërore për Kosovën, të cilat po presin ratifikimin nga Kuvendi që nga muaji maj i vitit të kaluar,” tha Murati, duke shtuar se “ky lloj financimi është i veçantë sepse ka kamatë 0%”.

Ai thekson se shumë shtete do të dëshironin të përfitonin nga një financim i tillë, por Kosova është ndër shtetet e rralla që e ka marrë atë falë reformave të ndërmarra dhe menaxhimit të mirë të financave publike.

Megjithatë, Murati kritikon opozitën për bllokadën e procesit.

“Partitë opozitare gjatë legjislaturës së kaluar kishin refuzuar të votonin ratifikimin, ndërsa tash po e pamundësojnë edhe konstituimin e legjislaturës së re duke mos marrë fare pjesë në votim”, ka shkruar Murati.

Ai paralajmëron se “Banka Botërore e as bota nuk mund të na presin pafundësisht”.

“Nëse marrëveshja për 90 milionë euro me kamatë 0% nuk ratifikohet deri në shtator, ekziston rreziku shumë i lartë që këto mjetet t’i merren Kosovës dhe ti jepen një shteti tjetër”, ka shkruar Murati.

Ministri në detyrë ka apeluar që opozita të reflektojë dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit e pastaj edhe të votojë këtë marrëveshje.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është përgjigjur kritikave të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lidhur me mosratifikimin e marrëveshjes prej 90 milionë euro nga Banka Botërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Bajrami e akuzon Muratin dhe partitë e tij si bllokues të procesit politik dhe për keqmenaxhim të fondeve ndërkombëtare.“Hekuran mos dezinformo. Bllokuesit jeni ju. Me 48 deputetë, e keni ngujuar vetën dhe vendin politikisht rreth një kandidateje për kryetare të Kuvendit, për të cilën nuk i keni votat,” shkruan Bajrami, duke mohuar përgjegjësinë e opozitës.

Ajo gjithashtu e akuzon qeverinë për “qeverisje arrogante dhe destruktive” që sipas saj ka penguar shfrytëzimin e granteve të Bashkimit Evropian.“Qindra miliona euro grante nga BE-ja nuk janë shfrytëzuar prej dy vitesh, pikërisht për shkak të masave ndëshkuese që kanë ardhur si pasojë e qeverisjes suaj”.

Duke përmendur situatën në KEK, ajo shton: “A i ke parë sot tymtarët e KEK-ut çfarë po nxjerrin? Pse nuk flet për grantin e BE-së rreth 70 milionë euro për investime në KEK, kryesisht për filtrat, mjete që nuk erdhën për shkak të masave ndëshkuese të BE-së”.

Bajrami shprehet se qeveria ka shkatërruar këtë vend , duke e kritikuar për përpjekjet për të shmangur përgjegjësinë për dështimet e vazhdueshme në katër vitet e fundit.

Po ashtu në rrezik janë si shkak i mungesës së institucioneve edhe rreth 900 milionë euro nga Komisioni Evropian, të ndërlidhura me agjendën e reformave për zhvillim dhe integrim evropian, si dhe mbi 220 milionë euro nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), që synojnë përmirësimin e infrastrukturës energjetike dhe zhvillimin ekonomik, si dhe investime kapitale në projekte strategjike si ai i autostradave dhe hekurudhave./ Monitor

Nga Kategoria

Aktualitet

Bordi i Paqes/ Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

19 Shkurt, 2026
Bota

“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua

19 Shkurt, 2026
Kosova

“Besova që padrejtësia do thyhej”, Krasniqi në Hagë: Në fazën e fundit të jetës, më është mohuar e drejta për liri

18 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Pak sekonda dhe shume tension”, Politico: Rama i acaruar nga përgjigja që mori nga Trump

19 Shkurt, 2026

Thellohen çarjet e rrugës në aksin Librazhd-Pogradec, qarkullimi me një sens

19 Shkurt, 2026
Agjërimi dhe reflektimi: Imam Ahmed Kalaja shpjegon se si sakrifica është një shenjë dashurie ndaj Zotit.

Agjërimi dhe reflektimi: Imam Ahmed Kalaja shpjegon se si sakrifica është një shenjë dashurie ndaj Zotit.

19 Shkurt, 2026

Trump nis ‘Kërkuesin për Paqe’ ndërsa tensionet SHBA-Iran rriten Takimi i parë i ‘Kërkuesit për Paqe’ të Trumpit u mbajt të enjten, duke bashkuar rreth dyzet aleatë nga e gjithë bota në Uashington.

19 Shkurt, 2026

Djali i Robert Mugabe arrestohet në Afrikën e Jugut nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Bellarmine Mugabe është në pranga pasi një burrë që punonte në vendin ku ai qëndronte u qëllua dhe u plagos.

19 Shkurt, 2026
Inter, Lautaro Martinez ‘ndihmon’ në aspektin sportiv, por statistikat ofrojnë ngushëllim për Chivun

Inter, Lautaro Martinez ‘ndihmon’ në aspektin sportiv, por statistikat ofrojnë ngushëllim për Chivun

19 Shkurt, 2026
Lufta në Ukrainë, agjencitë evropiane të inteligjencës shprehin pessimizëm për një marrëveshje paqeje.

Lufta në Ukrainë, agjencitë evropiane të inteligjencës shprehin pessimizëm për një marrëveshje paqeje.

19 Shkurt, 2026
Presidentja Osmani reagon pas pjesëmarrjes në Bordin e Paqes: "Në partneritet me Amerikën dhe aleatët e tjerë për paqe"

Presidentja Osmani reagon pas pjesëmarrjes në Bordin e Paqes: “Në partneritet me Amerikën dhe aleatët e tjerë për paqe”

19 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.