• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 16 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

15 Qershor, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Rusia i ka kthyer edhe 1.200 trupa për të cilët thotë se i përkasin qytetarëve ukrainas të vrarë në luftë, thanë autoritetet ukrainase të dielën. Ndërkohë, luftime të ashpra kanë vazhduar dhe Rusia pretendoi se ka marrë nën kontroll një fshat në rajonin e Donjeckut.

Riatdhesimet po kryhen pas dy rundesh bisedimesh të drejtpërdrejta për paqe në Stamboll, të cilat prodhuan marrëveshje për këmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vdekurve, por nuk sollën përparim të dukshëm drejt përfundimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Edhe 1.200 trupa, që pala ruse pretendon se i përkasin qytetarëve ukrainas, përfshirë ushtarë, janë kthyer në Ukrainë”, tha Shtabi Koordinues i Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës, të dielën në Telegram.

Lexo edhe:

Raketat e Iranit godasin ambasadën Amerikane në Izrael

Tragjedia me 247 të vdekur në Indi, defekti në sediljen e pilotit rrëzoi Beoing-un! Çfarë zbuloi kutia e zezë?

Autoritetet do të punojnë për t’i identifikuar trupat, thuhet më tej.

Kjo e çon në 4.012 numrin e përgjithshëm të trupave të dërguara nga Rusia në Ukrainë. Rusia ka raportuar se ka marrë gjithsej 27 trupa të ushtarëve vrarë rusë nga Ukraina deri më tani.Sipas mediave shtetërore ruse që citojnë burime anonime, Moska nuk ka marrë asnjë trup gjatë këmbimit të 15 qershorit.

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer disa herë të burgosur lufte dhe trupat e të vdekurve që nga bisedimet në Stamboll, më 16 maj dhe 2 qershor, por Moska ka refuzuar thirrjet e Kievit dhe Perëndimit për një armëpushim, ndërsa luftimet vazhdojnë gati 40 muaj pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, më 24 shkurt 2022.

Rusia dhe Ukraina kishin bërë këmbime të ngjashme edhe para bisedimeve në Stamboll, por pa ndonjë ndikim të madh në shkallën e armiqësive.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se forcat ruse kanë marrë kontrollin e Malinivkës, një fshat në rajonin e Donjeckut, ku kanë ndodhur disa nga luftimet më të ashpra.

Po ashtu, Ministria njoftoi se forcat ruse kanë kryer një sulm të suksesshëm me raketa gjatë natës në një rafineri në qytetin Kremençuk, e cila, sipas tyre, furnizon me karburant forcat ukrainase në rajonin e Donjeckut. Ajo nuk dha më shumë dehollësi dhe pretendimet e Rusisë nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Ministria shtoi gjithashtu se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 128 dronë ukrainas dhe dy raketa të drejtuara në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se Rusia ka lëshuar të paktën 183 dronë sulmues dhe 11 raketa gjatë natës, dhe se mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërroi 167 prej tyre.

“Sulmi kishte në shënjestër kryesisht rajonin e Poltavës, veçanërisht Kremençukun”, shkroi ai në rrjetet sociale.

“Moska po e bën këtë që katër vjet dhe është vazhdimisht duke rritur numrin e sulmeve. Prandaj është shumë e rëndësishme të merren vendime për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë në javët në vijim”, tha Zelenskyy.“Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vendet e G7-ës kanë fuqinë për ta bërë këtë”, shtoi ai.

Liderët do të mblidhen më 15–17 qershor në Kanada për samitin e G7-së – ku marrin pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Italia, Gjermania, Kanadaja dhe Japonia – i cili mund të dominohet nga luftimet e ashpra midis Izraelit dhe Iranit.

Zelensky planifikon të marrë pjesë dhe të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, i cili që nga fillimi i mandatit të tij të dytë në janar ka kërkuar të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, si dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Kremlinin.Trump ka kërcënuar se do të vendosë sanksione shtesë ndaj Rusisë nëse konstaton se Moska nuk dëshiron paqe, por ende nuk e ka ndërmarrë këtë hap dhe ka thënë se mund të ndëshkojë edhe Ukrainën nëse palët nuk bëjnë përparim drejt paqes së shpejti.

Pas një telefonate më 14 qershor, Trump shkroi në platformën e tij Truth Social se Putin “ndien, ashtu si unë, se kjo luftë midis Izraelit dhe Iranit duhet të përfundojë, dhe unë i shpjegova se edhe lufta e tij duhet të përfundojë”./REL

Nga Kategoria

Bota

Raketat e Iranit godasin ambasadën Amerikane në Izrael

16 Qershor, 2025
Bota

Tragjedia me 247 të vdekur në Indi, defekti në sediljen e pilotit rrëzoi Beoing-un! Çfarë zbuloi kutia e zezë?

16 Qershor, 2025
Bota

Ali Khamenei dhe familja e tij fshihen në bunker në veri të Teheranit

16 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Raketat e Iranit godasin ambasadën Amerikane në Izrael

16 Qershor, 2025

Një në dy shqiptarë me makinë, por çereku s’paguajnë taksat! DPSHTRR: Stoponi detyrimet nëse nuk qarkulloni me mjete

16 Qershor, 2025

VIDEO/ Raketa në qiellin shqiptar? Qytetarët raportojnë pamje misterioze gjatë natës

16 Qershor, 2025

Mbolli kanabis pranë përroit, por u kap në befasi/ Kush është 59-vjeçari nga Roskoveci

16 Qershor, 2025

Tragjedia me 247 të vdekur në Indi, defekti në sediljen e pilotit rrëzoi Beoing-un! Çfarë zbuloi kutia e zezë?

16 Qershor, 2025

Rinumërimi në 4 qarqe, gati të hapen 2240 kuti, procesi nis të martën

16 Qershor, 2025

Ali Khamenei dhe familja e tij fshihen në bunker në veri të Teheranit

16 Qershor, 2025

Dëmtohet rëndë turisti 21-vjeçar në Durrës, ra në ujë kur po bënte manovra me Jet Ski

15 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.