• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 2 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Opinion / Silvinjo është thjesht simptoma, sëmundja duhet gjetur gjetiu…

12 Qershor, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Sa herë që një trajner i kombëtares shqiptare vjen edhe si produkt i “kompromisit politik”, fundi i historisë dihet që në fillim. Nuk është çështje rezultatesh, as zgjedhjesh taktike, as ndonjë filozofie loje… Në fakt është thjesht çështje skenarësh të parapërgatitur. Rasti i Silvinjos është fotografia më e qartë e këtij deformimi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Silvinjo nuk erdhi në drejtimin e kombëtares kuqezi si projekt i ndërtuar mbi analiza sportive, as ngaqë kishte CV të suksesshme në trajning, as u propozua nga struktura teknike e FSHF-së. Erdhi me “bekimin politik”, me skemën e vjetër ku pushteti do edhe sportin në vitrinë për të reklamuar sukseset e veta. Dhe kur politika të sjell, nuk të largon futbolli. Të largon politika.

Në këtë histori, tradhtia nuk është e trajnerit. Tradhtia e vërtetë është ndaj vetë futbollit shqiptar. Është ajo skemë e përdorur prej vitesh: në fillim krijohet miti i shpëtimtarit, pas tij ndërtohet dashuria false e tifozëve dhe mediave. Dhe pastaj, me të njëjtin zjarr me të cilin i thurëm lavde trajnerit të ri, e dorëzojmë te “lamtumira” pa e kuptuar as vetë pse.

Lexo edhe:

Lëvizja e Jean-Philippe Mateta-s nga Crystal Palace te AC Milan përfundon në mënyrë dramatike në orët e fundit të ditës së afatit për transferime

Crystal Palace konfirmon transferimin e Jorgen Strand Larsen nga Wolves me një marrëveshje rekord për klubin

Çudia më e madhe nuk është se si gabojnë trajnerët, sepse gabojnë të gjithë, por se si gabimet e tyre janë gjithmonë në përputhje me rrethanat politike dhe të atyre që drejtojnë futbollin shqiptar. A e mbani mend De Biazin? Hero, pastaj “armik”. Po Edy Reja? I adhuruar në fillim, pastaj “plak i çmendur”. Tani radhën e ka Silvinjo, që nga “profesor” u kthye në “dështak”, ndonëse në të gjitha rastet nuk ndryshon as logjika, as skema. Iu japim dekorata politike, edhe pasaporta shqiptare me vendbanim në Lushnje, pastaj i përdorim e hedhje tutje.

Pas dështimit me Letoninë, ku kombëtarja tregoi më shumë frikë sesa ide, natyrshëm nisën kritikat e ashpra ndaj trajnerit brazilian. Sigurisht, me “qitje të largët”… Kjo është garancia se Shqipëria do të ketë gjithmonë një kombëtare “të paparashikueshme”. Një herë bëhemi entuziastë kot, herën tjetër marrim rezultate që as vetë s’i kuptojmë.

Në këtë sistem “pa shtyllë kurrizore”, ku çdo trajner përdoret si mjet kalimtar për t’i shërbyer imazhit politik të dikujt tjetër, pyetja e vërtetë është: a do të shkarkohet Silvinjo? Besojmë se po, në vjeshtë. Sidoqoftë, jo tani, ngaqë kombëtarja dështoi me Letoninë. Ai do të largohet kur loja politike të kërkojë një emër të ri për t’ia servirur opinionit si “shpresa e radhës”.

Pastaj sërish nga e para: pak dashuri, shumë zhgënjim dhe përsëri asnjë projekt real. Tragjikomedia shqiptare vazhdon: ndryshojnë fytyrat, ndërsa skenari mbetet po ai. Dhe kombëtarja mbetet peng i një futbolli që nuk luhet vetëm në fushë, por edhe në zyrat luksoze me ajër të kondicionuar.

Nga jashtë mund të duket si një rastësi, nga brenda është skenar. Sa herë që një trajner vjen në krye të kombëtares shqiptare, e pret e njëjta rrugë e njohur: fillimisht e ngrejmë në qiell, pastaj e plandosim përdhe. Është një lloj “orgazme” kombëtare me dy akte; dashuri e verbër dhe më pas tradhti e pamëshirshme.

A ka logjikë trajneri gradimi i Rey Manaj si kapiten kuqezi, vetëm pak ditë pasi humbi penalltinë kundër Serbisë? Sigurisht që jo. Epo, logjika e fushës nuk vlen lojën e atyre që nuk duken. A është Silvinjo thjesht viktimë e një skeme politike apo pjesë e saj? Kur shikon që një lojtar si Hysaj, më i miri kundër Serbisë, papritur gjendet në stol ndaj Letonisë, fillon të dyshosh se vendimet nuk i përkasin vetëm fushës së blertë.

Në këtë histori, më shumë sesa dështimi i një trajneri, kemi të bëjmë me dështimin e sistemit kuqezi. Një sistem që nuk sheh më larg se ndeshja e radhës, që përdor trajnerët si parzmore për të mbrojtur ata që nuk dinë të ndërtojë gjëra me themele të qëndrueshme.

Në fund fare, për ta shkarkuar Silvinjon nuk do të mjaftojë vetëm zemërimi i tifozëve, opinionistëve dhe gazetarëve. Do të duhet një “tradhti speciale”, ashtu si gjithmonë në këto histori të njohura shqiptare. Diçka e vjetër sa vetë tranzicioni ynë.

Nga Kategoria

Sporti

Lëvizja e Jean-Philippe Mateta-s nga Crystal Palace te AC Milan përfundon në mënyrë dramatike në orët e fundit të ditës së afatit për transferime

2 Shkurt, 2026
Sporti

Crystal Palace konfirmon transferimin e Jorgen Strand Larsen nga Wolves me një marrëveshje rekord për klubin

2 Shkurt, 2026
Sporti

Kreu i Rennes për Jacquet: oferta më e mirë e mundshme pas marrëveshjes 60 mln £ me Liverpool

2 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Detaje të reja mbi sulmin me armë në berberhanen e Lezhës: 30-vjeçari i plagosur nuk ishte synim i autorëve

Atentati në Rrilë të Lezhës: Identifikohen personat e shpallur në kërkim, pjesë e fisit Ndoka.

2 Shkurt, 2026

Nga ‘ari i Moskës’ te rezervat rekord: Arti i Spanjës, atëherë dhe tani.

2 Shkurt, 2026

Artan Hoxha: Organizatat kriminale kanë trafikuar drogë sa buxheti i Shqipërisë

2 Shkurt, 2026
"Shqipëria gjithashtu ka nivelin e perversitetit të Epstein" / Analiza e Currit në Top Story: Ata besojnë se me këtë veprim do të shpëtojnë nga vdekja.

“Shqipëria gjithashtu ka nivelin e perversitetit të Epstein” / Analiza e Currit në Top Story: Ata besojnë se me këtë veprim do të shpëtojnë nga vdekja.

2 Shkurt, 2026

Aksident në rrugën Pukë -Qelëz, automjeti përfundon 10 metra në përrua

2 Shkurt, 2026
Yamal tregon besnikëri ndaj Barcelonës: "Shpresoj të qëndroj këtu përjetë, në klubin më të mirë në botë"

Yamal tregon besnikëri ndaj Barcelonës: “Shpresoj të qëndroj këtu përjetë, në klubin më të mirë në botë”

2 Shkurt, 2026

Iran: Ngacmimi mbi vdekjet në protesta në TV shkakton zemërim Prokurori i Teheranit ka ngritur akuza ndaj drejtorit, ekipit të prodhimit dhe moderatorit të Ofogh TV, një kanali të lidhur me Korpin e Gardës Revolucionare Islame.

2 Shkurt, 2026

Trump plan vizite zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet

2 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.