E enjte, 19 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur drejt BE

22 Maj, 2025
tek Kosova, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, e cila ndodhet në Ballkanin Perëndimor për vizita zyrtare në Serbi, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, ka thënë se do të bisedojë me qeveritë dhe me shoqërinë civile për “rrugën e tyre drejt BE-së”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas saj, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve është “domosdoshmëri për të lëvizur përpara” në atë drejtim.

“Tani është koha për riangazhim”, ka shkruar Kallas në llogarinë e saj, në platformën X, në internet.

Lexo edhe:

“Me godiste në kokë dhe trup”, dënohet shqiptari në Greqi, dhunonte gruan në sy të fëmijëve të mitur

“Besova që padrejtësia do thyhej”, Krasniqi në Hagë: Në fazën e fundit të jetës, më është mohuar e drejta për liri

Kryediplomatja e BE-së do ta qëndrojë në Kosovë më 22 dhe 23 maj, në kuadër të turneut rajonal që e ka nisur më 21 maj, me vizitë në Serbi. Në Beograd, ajo është takuar në natën e së mërkurës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se vendi i tij “mbetet partner i besueshëm për të gjithë që sinqerisht duan bashkëpunim, përparim dhe një të ardhme të përbashkët evropiane”.

Presidenti i Serbisë ka pohuar, në një postim në llogarinë e tij, në rrjetin social Instagram, se me Kallasin ka biseduar për çështje kyç gjeopolitike, për situatën e sigurisë në rajon, për rrugën evropiane të Serbisë dhe për dialogun me Kosovën.

Ai ka thënë se Kallasit i ka theksuar se “Serbia është e vendosur për dialog konstruktiv me ndërmjetësimin e BE-së, si mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, dhe se mbrojtja e serbëve në Kosovë është prioriteti ynë absolut”.

Vuçiq ka thënë se ia ka kujtuar kryediplomates së BE-së se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është vetëm obligim për të cilin jemi marrë vesh, për edhe një parakusht për përparim të mëtejmë në dialog, dhe për çfarëdo normalizimi marrëdhëniesh”.

BE-ja ka njoftuar se Kallas do ta takojë në Beograd edhe kryeministrin Gjuro Macut, si dhe ministrin e Jashtëm, Marko Gjuriq, atë për Integrime Evropiane, Nemanja Staroviq, dhe kryetaren e Kuvendit, Ana Bërnabiq, dhe grupet parlamentare opozitare, para se atje të mbajë një konferencë për media, të enjten. Kallas më pas, gjatë ditës, do të udhëtojë drejt Prishtinës.

“Në Kosovë, përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile”, ka bërë të ditur BE-ja.

Para takimit me ta, shefja e diplomacisë evropiane ka planifikuar të mbajë një konferencë për media, në Prishtinë, në pasditen e së enjtes.

Kallas do ta vizitojë Kosovën në kohën kur autoritetet kosovare po përsërisin thirrjet për heqjen e masave ndaj vendit nga ana e BE-së, madje kanë kërkuar që kjo të ndodhë para vazhdimit të dialogut me Serbinë, të cilin BE-ja e ndërmjetëson.

BE-ja, në anën tjetër, ka kërkuar shtensionim situate në Kosovë, teksa Kosova po vazhdon me mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të vendit, gjë që ka nxitur reagimin e Brukselit.

Në Prishtinë, Kallas pritet të vizitojë edhe Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), si dhe komandantin e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR, Enrico Barduani./ REL

Nga Kategoria

Lajme

“Me godiste në kokë dhe trup”, dënohet shqiptari në Greqi, dhunonte gruan në sy të fëmijëve të mitur

18 Shkurt, 2026
Kosova

“Besova që padrejtësia do thyhej”, Krasniqi në Hagë: Në fazën e fundit të jetës, më është mohuar e drejta për liri

18 Shkurt, 2026
Kosova

“Historia e Kosovës nuk rishkruhet në një sallë gjyqi”, Selimi: Çfarë duhej të bënim ne, kur Serbia dhe Millosheviçi po vrisnin popullin tonë?

18 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tensionet në Lindjen e Mesme: SHBA të gatshme për një sulm ndaj Iranit gjatë fundjavës, trupat amerikane në rajon presin drejtimin nga Trump.

Tensionet në Lindjen e Mesme: SHBA të gatshme për një sulm ndaj Iranit gjatë fundjavës, trupat amerikane në rajon presin drejtimin nga Trump.

19 Shkurt, 2026

Ekskluzive: BE miraton procedurën për zgjedhjen e vendit mikpritës për Autoritetin e ri Evropian të Doganave Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare kanë hartuar një procedurë për të zgjedhur vendin që do të presë Autoritetin e ri Evropian të Doganave, për miratimin zyrtar të të cilës pritet të vendoset në ditët në vazhdim.

19 Shkurt, 2026

“Na e meritojmë!” – Mikel Arteta pranon se Arsenali ‘paguajti çmimin’ për përsëritje në një rënie të habitshme ndaj Wolves.

19 Shkurt, 2026

Pasojat e Epstein: Anne-Claire Legendre zëvendëson Jack Lang në krye të Institutit të Botës Arabe

Anne-Claire Legendre, deri tani këshilltare e Emmanuel Macron për Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, deklaron se do të mbështesë “degën arabe në kulturën franceze” si drejtuese e re e Institutit të Botës Arabe. Ajo zëvendëson Jack Lang, i cili dha dorëheqjen për shkak të zbulimeve lidhur me marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein.

19 Shkurt, 2026

Marseille emëron trajner të ri pas largimit të Roberto De Zerbit ndërsa sezoni dramatik merr një kthesë të re.

19 Shkurt, 2026

Ekonomistët thonë se ekstremi i djathtë francez nuk do të ndikojë në zgjedhjen e ECB-së, por manovrat e pasardhësit janë ‘një imazh i keq’.

19 Shkurt, 2026

Vlerësimi i lojtarëve të Newcastle ndaj Qarabag: Anthony Gordon i shkëlqyer! Ylli anglez shënon KATËR gola për të vazhduar lidhjen e tij me Ligën e Kampionëve, ndërsa Magpies godasin minjët me gjashtë për të siguruar pothuajse vendin në 16-tën më të mirë.

19 Shkurt, 2026
Calafiori “shkatërron” marshimin e Arsenalit, autogoli i tij rezulton në barazimin me vendin e fundit.

Calafiori “shkatërron” marshimin e Arsenalit, autogoli i tij rezulton në barazimin me vendin e fundit

18 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.