• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 10 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën! Takim me Osmanin dhe Kurtin

14 Maj, 2025
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

 Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do ta vizitojë Kosovën të mërkurën. Gjatë pasdites, ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Costa e viziton Kosovën në një kohë kur ligjvënësit kosovarë nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt, edhe pas 15 përpjekjeve. Qeveria e Albin Kurtit është ende në detyrë, deri në formimin e një qeverie të re pas konstituimit të Kuvendit.

Po ashtu, kjo vizitë zhvillohet në një kohë kur liderët kosovarë po shtojnë thirrjet drejtuar Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura pas tensioneve në veri të vendit. Këto masa mbeten ende në fuqi, me arsyetimin se Kosova nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për shtensionimin e situatës në komunat me shumicë serbe.

Lexo edhe:

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin e marrëdhënieve

Zgjedhja e Presidentit të ri, PDK i vendos kushte Kurtit

Costa një ditë më parë qëndroi në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë. Gjatë një konference për media me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Costa theksoi se dialogu me Kosovën është kyç për anëtarësimin e Serbisë në BE, dhe shtoi se është po aq i rëndësishëm edhe qëndrimi i qartë për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Për sa i përket vizitës së Vuçiqit në Moskë për festën e Ditës së Fitores, pavarësisht mesazheve nga Brukseli që i kërkonin të mos shkonte, Costa tha se Vuçiq ia shpjegoi atij se shkoi për të festuar një ngjarje historike.

“Nuk mund ta ndryshojmë historinë, e kuptoj plotësisht, që Serbia feston çlirimin, por nuk mund ta festojmë këtë pa dënuar invazionin aktual në një shtet tjetër“, tha Costa.

Në Sarajevë, ai shprehu shqetësim për, siç i quajti, veprimet ndarëse të Republikës Sërpska, duke i cilësuar ato si kërcënim për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Bosnjë e Hercegovinës.

Pas Kosovës, ai do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, si dhe Shqipërinë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Liderët e BE-së zgjodhën portugezin Antonio Costa si president të Këshillit Evropian, detyrë të cilën e mori më 1 dhjetor 2024./REL

Nga Kategoria

Kosova

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin e marrëdhënieve

9 Prill, 2026
Kosova

Zgjedhja e Presidentit të ri, PDK i vendos kushte Kurtit

7 Prill, 2026
Kosova

Marrëveshja për Presidentin/ Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku

6 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Khamenei mesazh Trumpit dhe Izraelit: Kompensim të dëmeve, ne nuk heqim dorë

9 Prill, 2026

OBSH: Spitalet libaneze mund të mbeten pa furnizime të rëndësishme mjekësore brenda ditësh

9 Prill, 2026

Miratohet projektligji për parandalimin e pastrimit të parave, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI

9 Prill, 2026

Ushtaraku i lartë amerikan: Ka armëpushim, por mbetemi të gatshëm në Lindjen e Mesme

9 Prill, 2026

Braçe flet hapur: Në Shqipëri pastrohen para nga mëngjesi në darkë, është e vërtetë

9 Prill, 2026

Ministri i Jashtëm i Iranit: Netanyahu po i reziston armëpushimit për të shmangur burgun

9 Prill, 2026

Rama: Na duhet edhe një mandat më i fortë për të futur Shqipërinë në BE

9 Prill, 2026

A ndikon tensioni mes SPAK dhe politikës për integrimin? Përgjigjet ambasadori Gonzato

9 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.