• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Dështon përsëri seanca në Kuvendin e Kosovës! Albulena Haxhiu nuk merr mbështetjen për postin e kryeparlamentares

29 Prill, 2025
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për të gjashtë herë nuk mori mbështetjen për postin e kryeparlamentares.

Kësaj radhe, ajo mori 54 vota për, 44 kundër dhe 3 abstenuan. Në seancat paraprake, për të kishin votuar 57 deputetë – por kësaj radhe disa deputetë të LVV-së munguan. Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe në shtatë seancat paraprake deputetët kanë arritur të kalojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës – miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve – por, kanë ngecur në pikën e tretë, atë të zgjedhjes së kreut të ri të organit legjislativ.

Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar. Kandidatja e kësaj partie për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, në vazhdimet paraprake të seancës konstituive nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme. Ajo ka marrë vetëm 57 vota për apo katër më pak sesa kërkohen që të zgjidhet në këtë post.

Lexo edhe:

Vdekja e 27-vjeçarit në duart e policëve, reagon Albin Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet për herë të 44-të

Para seancës, Faton Peci nga Partia Guxo – që në zgjedhje garoi në kuadër të listës së LVV-së – tha para nisjes së seancës të martën, se propozimi për kryeparlamentare mbetet i njëjtë edhe në vazhdim të seancës. Rashit Qalaj nga Partia Demokratike e Kosovës tha se nuk ka ndryshuar qëndrimin për Albulena Haxhiun.

“Sa i përket PDK-së, Albulena Haxhiu nuk kalon”, tha ai, duke shtuar se i përket LVV-së që të ndërmarrë nismë që të gjendet një gjuhë e përbashkët që të ecet përpara.

Para nisjes së seancës, Armend Zemaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës po ashtu tha se në këtë seancë hyjnë me qëndrimin e njëjtë, pra nuk do të votojnë për kandidaten e LVV-së për kryeparlamentare. Ai tha se LDK-ja nuk e ka mandatin për krijimin e institucioneve të reja dhe kjo detyrë bie mbi përgjegjësinë e LVV-së.

“Kemi një heshtje të [kryeministrit në detyrë, Albin] Kurti dhe si duket i konvenon kjo situatë”, tha Zemaj.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se si duket vazhdimi i së martës do të ketë fatin e njëjtë me shtatë seancat paraprake.

“Nëse ndryshohet kandidati [për kryeparlamentar], sot do të votohet. Por, si duhet do të jemi në situatë të njëjtë”, tha ai për gazetarët para nisjes së seancës.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se vota e tij dhe dy deputetëve të tjerë të partisë, do të jetë e njëjtë, pra abstenim për propozimin e Haxhiut. Ai tha se i takon LVV-së që të bëjë përpjekje maksimale për të formuar një shumicë parlamentare.

“Shumica parlamentare nënkupton koalicion qeverisës edhe për Kuvend dhe Qeveri, kështu ka ndodhur edhe herën e kaluar”, tha ai.

Nisma, sipas Limajt do të kontribuojë që të evitohen zgjedhjet e reja, “por jo me çdo kusht”.

“Nëse nuk ka zgjidhje, ka zgjidhje tjetër, e ato janë zgjedhjet”, tha ai para nisjes së seancës.

Partitë që legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë kanë thënë më herët se mosvotimi i kryeparlamentarit tregon se partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk i ka votat në Kuvend as për kryeparlamentaren, e as për formimin e ekzekutivit të ri. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë cilësuar Haxhiun si figurë përçarëse, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të japë votë për çdo emër të propozuar nga LVV-ja.

PDK-ja dhe AAK-ja kanë kërkuar që LVV-ja të propozojë një emër tjetër për postin e kryeparlamentarit, një person, që sipas tyre, është figurë unifikuese, në mënyrë që t’i marrë votat e deputetëve të tyre. Vetëvendosje ngul këmbë se Haxhiu është kandidate meritore dhe, përkundër se ka bërë thirrje për marrëveshje politike, ka hedhur poshtë mundësinë e propozimit të ndonjë kandidati tjetër pos saj.

Hekuran Murati nga LVV-ja në vazhdimin e fundit të seancës konstituive, të mbajtur më 27 prill, deklaroi se partia e tij mund të bëjë kompromis me partitë e tjera vetëm për kandidatët për nënkryetarë – që duhet të votohen pasi të zgjidhet kryeparlamentari – por, jo edhe për kryetarin e Kuvendit. Vetëm pas votimit të kryetarit të ri dhe pesë nënkryetarëve, procesi i legjislaturës së re do të konsiderohej i përmbyllur. Me konstituimin e Kuvendit do t’i hapej rruga formimit të ekzekutivit të ri.

LVV-ja i ka fituar zgjedhjet me 42 për qind të votave, apo 48 ulëse në Kuvend. Por, edhe për formimin e Qeverisë asaj i duhen të paktën 61 vota të deputetëve. Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh. AAK dhe Nisma i fituan tetë ulëse, prej të cilave tri i takojnë kësaj të fundit./ REL

Nga Kategoria

Kosova

Vdekja e 27-vjeçarit në duart e policëve, reagon Albin Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione

9 Korrik, 2025
Kosova

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet për herë të 44-të

9 Korrik, 2025
Kosova

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, 5 zyrtarë të Policisë së Kosovës dalin sot para gjykatës

9 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Aksisent te ura e Dajlanit, përplasen dy makina

9 Korrik, 2025

Kjo verë po shoqërohet me shtim të gjarpërinjëve, rritet numri i pickimeve

9 Korrik, 2025

Kërkohet masa e paraburgimit për Noizyn

9 Korrik, 2025

Dhunoi për vdekje të moshuarin që nuk i shiti alkool, dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj

9 Korrik, 2025

Fier/ Dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj

9 Korrik, 2025

Reali “kafshatë” e lehtë për PSG-në, francezët shënojnë dy gola për 9 minuta

9 Korrik, 2025

Italia shet shtëpi për 1 euro: Mundësi e re për jetesë apo thjesht një marketing?

9 Korrik, 2025

“Situata ka kaluar çdo kufi”, Parashqevi Simaku reagon ashpër, çfarë ka ndodhur me këngëtaren

9 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.