• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 12 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, të paktën tre persona humbin jetë në Pavlohrad

25 Prill, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën tre njerëz, përfshirë një fëmijë, janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur nga një sulm rus në qytetin ukrainas Pavlohrad, tha guvernatori rajonal të premten.

Ky sulm vjen një ditë pasi një sulm rus me dronë dhe raketa la 12 të vdekur në Kiev dhe pak pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, t’i ndalë sulmet në Ukrainë.

“Agresori përsëri kreu një sulm masiv me dronë në rajon”, tha në Telegram Serhiy Lysak, guvernatori i rajonit qendror të Dnipropetrovskit, duke shtuar se 11 dronë u shkatërruan mbi këtë rajon.

Lexo edhe:

MAGA akuzon “South Park” për vdekjen e Charlie Kirk – episodi është hequr nga rinisjet në kabllo.

Në cilat vende të BE-së ka më shumë të rinj me diplomë’universitare?

Lysak tha se kanë shpërthyer disa zjarre në qytet, dhe e publikoi një fotografi të një ndërtese shumëkatëshe të kapluar nga zjarri në disa kate.

Ai shtoi se gjashtë nga të plagosurit u shtruan në spital, ndërsa dy të tjerë, përfshirë një vajzë 15-vjeçare, morën tretman në vendngjarje.

“Fatkeqësisht, tashmë janë tre të vdekur në Pavlohrad. Ndër ta është edhe një fëmijë”, tha ai në një përditësim të mëvonshëm.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar, shtoi ai.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia i ka lëshuar 103 dronë në sulmet gjatë natës në mbarë Ukrainën, duke shkaktuar dëme në pesë rajone.

Qyteti industrial i Pavlohradit kishte një popullsi prej rreth 100.000 banorësh para luftës. Ai është një qendër e rëndësishme hekurudhore për rajonin e Dnipropetrovskit, pasi e lidh atë me pjesën lindore të vendit.

Qyteti verilindor i Ukrainës, Harkiv, ishte gjithashtu nën sulm me dronë, tha kryetari i bashkisë Ihor Terekhov, duke shtuar se sipas informacionit paraprak, disa ndërtesa private janë dëmtuar.

Sulmi i së enjtes në Kiev e nxiti presidentin amerikan Trump ta kritikojë si rrallëherë Putinin.

“Nuk jam i lumtur me sulmet ruse në Kiev”, shkroi ai Trump, duke shtuar se “nuk ishin të nevojshme dhe nuk duhej që të ndodhnin tani. Vladimir, ndalu. Në javë po vdesin 5.000 ushtarë. Eja ta bëjmë një marrëveshje për paqe”.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërpreu një vizitë zyrtare në Afrikën e Jugut, për shkak të sulmeve në Kiev.

“Nëse Rusia dëshiron një armëpushim, atëherë duhet të ndalë sulme të tilla masive”, tha Zelensky në Afrikën e Jugut para se të nisej drejt Ukrainës./REL

Nga Kategoria

Bota

MAGA akuzon “South Park” për vdekjen e Charlie Kirk – episodi është hequr nga rinisjet në kabllo.

12 Shtator, 2025
Bota

Në cilat vende të BE-së ka më shumë të rinj me diplomë’universitare?

12 Shtator, 2025
Bota

Ky është 22-vjeçari që vrau Charlie Kirk, babai “e dorëzoi” tek autoritetet

12 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Tërmet Alizoti”, Vasil Llajo ngatërron emrin e Tomor Alizotit. Ja përgjigja e deputetit demokrat

12 Shtator, 2025

Jack Grealish ka vërtet rikthyer! Avancuesi i Evertonit merr një ‘surprizë të merituar në javën e ditëlindjes’ pas fitimit të çmimit për Lojtarin e Muajt në Premier League.

12 Shtator, 2025

Milva Ekonomi njofton: Deputetët Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati

12 Shtator, 2025

Holanda i bashkohet bojkotit të Eurovisionit nëse Izraeli merr pjesë

12 Shtator, 2025

Chelsea arrin marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin e kërkuar Emanuel Emegha nga Strasbourg.

12 Shtator, 2025

MAGA akuzon “South Park” për vdekjen e Charlie Kirk – episodi është hequr nga rinisjet në kabllo.

12 Shtator, 2025
17:00

Demokratët arrijnë në Kuvend, pritet betimi i deputetëve të rinj së shpejti

Grupi i deputetëve demokratë ka mbërritur në selinë e Kuvendit disa minuta përpara fillimit të seancës, ku do të realizohet betimi i ligjvënësve të rinj.

Demokratët arrijnë në Kuvend, pritet betimi i deputetëve të rinj së shpejti

12 Shtator, 2025

Të rinjtë përdorin AI për të shkruar aplikimet për punë, ndërsa Burimet Njerëzore përdorin AI për t’i lexuar ato

12 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.