• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 26 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Tragjike/ Shënohen 38 viktima pasi…

19 Prill, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtria amerikane tha se ka shkatërruar një port kyç të karburanteve në Jemen, që ishte nën kontrollin e rebelëve Huthi. Sipas rebelëve jemenas, nga sulmet ajrore amerikane janë vrarë të paktën 38 persona dhe janë plagosur 102 të tjerë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (Centcom) tha se forcat e SHBA-së kryen sulme në portin e Ras Isa, me qëllim që t’iu hiqnin rebelëve Huthi – që mbështeten nga Irani – një burim të rëndësishëm të furnizimeve me karburante dhe t’i privonin ata nga të ardhurat që sigurojnë nga karburantet.

“Qëllimi i këtyre sulmeve ishte të dobësonim burimin ekonomik të fuqisë së rebelëve Huthi, të cilët vazhdojnë të shfrytëzojnë dhe t’u shkaktojnë vuajtje të mëdha bashkëkombësve të tyre”, thuhet në deklaratën e Centcom.

Lexo edhe:

Londra, Bali, Dubaji: Pse ishin këto disa nga destinacionet më të njohura në botë këtë vit?

Shpresa dhe kujtimi i një shtëpie: Joachim Trier mbi ‘Vlerën Sentimentale’ Fitues i Grand Prix në Festivalin e Filmit në Kanë, ‘Vlerë Sentimentale’ është filmi më personal i Joachim Trier deri tani. Ai hap sot në Britaninë e Madhe dhe Euronews Culture bisedoi me regjisorin për një nga filmat më të mirë dhe emocionalë të këtij viti.

“Ky sulm nuk kishte për qëllim të dëmtonte popullin e Jemenit, i cili me të drejtë dëshiron të çlirohet nga shtypja e rebelëve Huthi dhe të jetojë në paqe”, shtoi ushtria amerikane.

Sulmet ajrore të SHBA-së kanë goditur rëndë rebelët jemenas. SHBA-ja nisi një fushatë ajrore nën urdhrin e presidentit amerikan, Donald Trump, më 15 mars ndaj rebelëve Huthi, me qëllim që të ndalojë sulmet e rebelëve ndaj anijeve tregtare dhe anijeve ushtarake në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adeni.

Sulmet e rebelëve jemenas kanë penguar dërgesat tregtare përmes Kanalit të Suezit – një rrugë jetike për tregtinë globale përmes detit – duke detyruar shumë kompani që të ndryshojnë rrugët e transportit. Rebelët Huthi kanë dënuar sulmet amerikane.

“Ky agresion krejtësisht i pajustifikuar përbën një shkelje të hapur të sovranitetit dhe pavarësisë së Jemenit dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj mbarë popullit jemenas”, u tha në deklaratën e rebelëve, që u transmetua nga agjencia shtetërore SABA, që kontrollohet nga ta. “Ai shënjestroi një cak jetik civil që u ka shërbyer jemenasve për dekada me radhë”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Anees Alasbahi, tha se në mesin e viktimave kishte edhe punëtorë të emergjencës.

“Numri i viktimave me gjasë do të rritet, pasi ende po vazhdon identifikimi”, tha Alasbahi.

Ky numër i raportuar i viktimave paraqet shifrën më të lartë të viktimave të raportuar që kur Trump premtoi se do të kryente veprime ushtarake ndaj rebelëve derisa ata të mos paraqisnin më kërcënim për transportin detar. Porti Ras Isa ndodhet përgjatë bregut perëndimor të Jemenit, në Detin e Kuq.

Centcom tha se anijet kanë vazhduar të furnizohen me karburante përmes këtij porti, pavarësisht se rebelët janë shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni më herët gjatë këtij viti./rel

Nga Kategoria

Bota

Londra, Bali, Dubaji: Pse ishin këto disa nga destinacionet më të njohura në botë këtë vit?

26 Dhjetor, 2025
Bota

Shpresa dhe kujtimi i një shtëpie: Joachim Trier mbi ‘Vlerën Sentimentale’ Fitues i Grand Prix në Festivalin e Filmit në Kanë, ‘Vlerë Sentimentale’ është filmi më personal i Joachim Trier deri tani. Ai hap sot në Britaninë e Madhe dhe Euronews Culture bisedoi me regjisorin për një nga filmat më të mirë dhe emocionalë të këtij viti.

26 Dhjetor, 2025
Bota

SHBA ndërmerr goditje të fuqishme në Nigeri, duke u fokusuar në militantët e Shtetit Islamik, thotë Trump. Ai theksoi se këto goditje ishin drejtuar kundër militantëve që vrisnin me egërsi, kryesisht, të krishterë të pafajshëm.

26 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Tragjike në Vlorë/ U godit me top në kraharor gjatë lojës së futbollit, humb jetën 42-vjeçari

26 Dhjetor, 2025

Londra, Bali, Dubaji: Pse ishin këto disa nga destinacionet më të njohura në botë këtë vit?

26 Dhjetor, 2025
Nëntorin e kaluar, 13 policë u pezulluan nga detyra, ndërsa një prej tyre u arrestua gjithashtu.

Nëntorin e kaluar, 13 policë u pezulluan nga detyra, ndërsa një prej tyre u arrestua gjithashtu.

26 Dhjetor, 2025

Shpresa dhe kujtimi i një shtëpie: Joachim Trier mbi ‘Vlerën Sentimentale’ Fitues i Grand Prix në Festivalin e Filmit në Kanë, ‘Vlerë Sentimentale’ është filmi më personal i Joachim Trier deri tani. Ai hap sot në Britaninë e Madhe dhe Euronews Culture bisedoi me regjisorin për një nga filmat më të mirë dhe emocionalë të këtij viti.

26 Dhjetor, 2025

Ekipi Evropian i GOAL për sezonin 2025-26 deri tani: Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal përfshihen, por Harry Kane mbetet jashtë!

26 Dhjetor, 2025

SHBA ndërmerr goditje të fuqishme në Nigeri, duke u fokusuar në militantët e Shtetit Islamik, thotë Trump. Ai theksoi se këto goditje ishin drejtuar kundër militantëve që vrisnin me egërsi, kryesisht, të krishterë të pafajshëm.

26 Dhjetor, 2025

“Jemi në vështirësi” – Trajneri i Man Utd, Ruben Amorim, pranon nevojën për lëvizje në merkato ndërsa Kobbie Mainoo dhe Joshua Zirkzee planifikojnë daljen nga Old Trafford.

26 Dhjetor, 2025

Protestat e fermerëve grekë, policia njofton oraret e bllokimit të aksit Kakavijë–Janinë sot

26 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In