• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Ushtria amerikane kryen sulme në Jemen, rebelët Houthi raportojnë për të paktën 20 viktima

18 Prill, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtria amerikane tha se ka shkatërruar një port kyç të karburanteve në Jemen, që ishte nën kontrollin e rebelëve Huthi. Sipas rebelëve jemenas, nga sulmet ajrore amerikane janë vrarë të paktën 20 persona dhe janë plagosur 50 të tjerë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (Centcom) tha se forcat e SHBA-së kryen sulme në portin e Ras Isa, me qëllim që t’iu hiqnin rebelëve Huthi – që mbështeten nga Irani – një burim të rëndësishëm të furnizimeve me karburante dhe t’i privonin ata nga të ardhurat që sigurojnë nga karburantet.

Qëllimi i këtyre sulmeve ishte të dobësonim burimin ekonomik të fuqisë së rebelëve Huthi, të cilët vazhdojnë të shfrytëzojnë dhe t’u shkaktojnë vuajtje të mëdha bashkëkombësve të tyre”, thuhet në deklaratën e Centcom.

Lexo edhe:

Britania shqyrton rregulla më të rrepta për qëndrimin e përhershëm të emigrantëve

Macron premton ndryshime në arsim pas protestave të studentëve francezë

“Ky sulm nuk kishte për qëllim të dëmtonte popullin e Jemenit, i cili me të drejtë dëshiron të çlirohet nga shtypja e rebelëve Huthi dhe të jetojë në paqe”, shtoi ushtria amerikane.

Sulmet ajrore të SHBA-së kanë goditur rëndë rebelët jemenas. SHBA-ja nisi një fushatë ajrore nën urdhrin e presidentit amerikan, Donald Trump, më 15 mars ndaj rebelëve Huthi, me qëllim që të ndalojë sulmet e rebelëve ndaj anijeve tregtare dhe anijeve ushtarake në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adeni.

Sulmet e rebelëve jemenas kanë penguar dërgesat tregtare përmes Kanalit të Suezit – një rrugë jetike për tregtinë globale përmes detit – duke detyruar shumë kompani që të ndryshojnë rrugët e transportit. Rebelët Huthi kanë dënuar sulmet amerikane.

“Ky agresion krejtësisht i pajustifikuar përbën një shkelje të hapur të sovranitetit dhe pavarësisë së Jemenit dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj mbarë popullit jemenas”, u tha në deklaratën e rebelëve, që u transmetua nga agjencia shtetërore SABA, që kontrollohet nga ta. “Ai shënjestroi një cak jetik civil që u ka shërbyer jemenasve për dekada me radhë”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Anees Alasbahi, tha se sipas të dhënave fillestare, numri i viktimave ishte 20, përfshirë pesë punëtorë të emergjencës. Ai po ashtu raportoi për “50 të plagosur, punëtorë në portin e naftës Ras Isas”, pas sulmit të Shteteve të Bashkuara.

“Numri i viktimave me gjasë do të rritet, pasi ende po vazhdon identifikimi”, tha Alasbahi.

Ky numër i raportuar i viktimave paraqet shifrën më të lartë të viktimave të raportuar që kur Trump premtoi se do të kryente veprime ushtarake ndaj rebelëve derisa ata të mos paraqisnin më kërcënim për transportin detar. Porti Ras Isa ndodhet përgjatë bregut perëndimor të Jemenit, në Detin e Kuq.

Centcom tha se anijet kanë vazhduar të furnizohen me karburante përmes këtij porti, pavarësisht se rebelët janë shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni më herët gjatë këtij viti./REL

Nga Kategoria

Bota

Britania shqyrton rregulla më të rrepta për qëndrimin e përhershëm të emigrantëve

26 Tetor, 2026
Bota

Macron premton ndryshime në arsim pas protestave të studentëve francezë

26 Tetor, 2026
Bota

Dosja Epstein trondit sërish SHBA-në, demokratët kërkojnë hetim të posaçëm për Trump

26 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kane fiton Trofeun Gerd Müller

26 Tetor, 2026

Unai Simón fiton Trofeun Yashin, shpallet portieri më i mirë i vitit

26 Tetor, 2026

De la Fuente shpallet trajneri më i mirë i vitit: “Është një arritje kolektive”

26 Tetor, 2026

Lamine Yamal fiton Trofeun Kopa për herë të tretë radhazi

26 Tetor, 2026

Britania shqyrton rregulla më të rrepta për qëndrimin e përhershëm të emigrantëve

26 Tetor, 2026

Topi i Artë 2026 nis me 45 minuta vonesë, zbulohet arsyeja e shtyrjes

26 Tetor, 2026

Me çfarë u plagos Erjon Vishkulli gjatë protestës? Prokuroria pret provën nga Italia

26 Tetor, 2026

Kaos para Topit të Artë, faqja zyrtare shpall gabimisht tre fitues

26 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.