• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 28 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“S’jam kthyer për pasuri”, Berisha përlotet para demokratëve, mesazhi për Ramën: Fuqia e burrit matet nga dashuria që ka për vendin!

11 Prill, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha u ngjit mbrëmjen e kësaj të premte në podiumin e vendosur te sheshi “Nënë Tereza”. Teksa iu drejtua mijëra demokratëve të tij, të cilët u mblodhën për të hapur fushatën për zgjedhjet e 11 Majit, Berisha nuk mbajti lotët duke thënë se fjalimi i këtij 11 Prilli është më i veçanti për të dhe se emocionet janë të mëdha.

“Në jetën time kam mbajtur shumë fjalime, por sonte jam më i emocionuar se asnjëherë kur ju shoh ju, njerëz të lirë, burra dhe gra fisnikë, që i keni dhënë sot këtij sheshi energjinë dhe entuziazmin e fitores sonë. Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj. Është Shqipëria e dashurisë tuaj për të. E dashurisë për familjen. E atdhetarisë tuaj. E idealeve të lirisë”, tha Berisha.

Teksa, në vijim preku të gjitha arritjet e bëra gjatë kohës kur Partia Demokratike ishte në pushtet, këtë fjalim të tij, Berisha e “shfrytëzoi” edhe për t’i dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama, të cilit me tone ironie, e krahasoi me “gjyshin e Gramoz Ruçit”, sa i  përket moshës dhe energjisë.

Lexo edhe:

Përfshihet nga flakët mali në Maliq, rrezikon ish-reparti ushtarak i tankeve

Begaj në Kalabri, takohet me komunitetin arbëresh

Berisha theksoi se nuk është rikthyer në politikë për para apo për interesa personale, por për një projekt të madh që synon t’ia dhurojë shqiptarëve, “Shqipërinë Madhështore”, një vizion që sipas tij, do ta bëjë vendin më të bukurin që shqiptarët kanë pasur ndonjëherë në histori.

“Edvin, Edvin vitet e Sali Berishës janë të gjitha vite bio. Janë vite bio, vettingu që i bërë treguan se Sali Berisha del sot para shqiptarëve si politikani më i pastër që ka njohur Shqipëria. Edivn me atë vetting për të cilin, mund të them se nder më bërë u tregove shqiptarëve që ku qëndron forca e pathyeshme e Sali Berishës. Miq sa i përket moshës ju garantoj që ai, se keni njohur ju, ngjet jo me Gramozin, por me gjyshin e Gramoz Ruçit. Forca e burrit matet, fuqia e burrit matet me dashurinë dhe pasionin që ka ai për të ndihmuar shoqërinë, kombin dhe vendin e tij. Nuk jam kthyer unë për pushtet, unë kam qenë në pushtet dhe kam lënë ato që ti kurrë nuk i shuan dot. Nuk jam kthyer unë për para, jo, shqiptarët e panë se cili ishte vettingu i Sali Berishës. Nuk jam kthyer unë për luks”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Të dashur demokrate e demokratë, opozitarë dhe opozitare, qytetare dhe qytetarë të Tiranës, mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju burrave dhe grave fisnikë, njerëz të mrekullueshëm që e keni bërë sot këtë shesh më të bukurin e Shqipërisë, më të bukurin në Europë.

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta kandidatëve të Aleancës së Shqipërisë Madhështore, të rinjtë, të reja, burra dhe gra, krenaria jonë, krenari për kombin.

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta zotit Chris LaCivita, kryetari i Komitetit të Partisë Republikane, bashkëarkitektit të rikthimit më të madh, më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit, rikthimit të presidentit Donald Trump.

Në jetën time kam mbajtur shumë fjalime, por sonte jam më i emocionuar se asnjëherë kur ju shoh ju, njerëz të lirë, burra dhe gra fisnikë, që i keni dhënë sot këtij sheshi energjinë dhe entuziazmin e fitores sonë. Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj. Është Shqipëria e dashurisë tuaj për të. E dashurisë për familjen. E atdhetarisë tuaj. E idealeve të lirisë.

Miq, imagjinoni për një moment krahun tjetër me patronazhistë mëkatarë. Imagjinoni Edi Ramën që ka në krah Erion Veliajn, Çyrbjen, Ilir Beqajn, por ka në krah edhe McGonigalin. E shumë e presin.

Edi Rama, sonte e kë të vështirë natën. Miqtë e mi, kjo është një natë ndër më të veçantat sepse sonte ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë, betejën e fitores, betejën e Shqipërisë Madhështore.Betejë në të cilën Shqipëria ngrihet përsëri. Këto vite, e keqja e vuri para vendin tonë.

Këto vite, 12 vite ishin për Shqipërinë vite të shkretimit të saj nga bijtë dhe bijat, ishin vitet e varfërimit të saj, ishin vite në të cilat regjimi i narkosve të Tiranës dhe mafia ndërkombëtare bëri gjithçka që të fshijë nga kujtesa e këtij kombi veprën tuaj të pavdekshme, Shqipërinë pluraliste.

Bëri gjithçka të fshijë nga historia e këtij kombi arritjet madhore në fushën e lirisë. Bëri gjithçka të fshijë nga arkivat e këtij kombi, kontributin e secilit prej jush për dinjitetin kombëtar dhe lirinë kombëtare. Bëri gjithçka që ju të mos kishit as emër, as flamur.

Po ja ku jemi sot, me flamurin tonë më krenar se kurrë me ju.Ja ku jemi sot, të bashkuar si asnjëherë.Ja ku jemi sot, të ngritur si Feniksi nga hiri në zenit për të shkuar drejt fitores.Miqtë e mi, ne mblidhemi sonte me një vështrim të ri për Shqipërinë.Me një betim solemn para saj për ta nxjerrë ata nga kthetrat e këtij regjimi. Për ta rikthyer atë, për të rikthyer tek ajo projektin e ëndrrave të të rinjve të saj, djemve dhe vajzave, ëndrrave më të bukura.  Të dashur miq, 12 vite ishin vite të rënda për çdo shqiptar.Sot, një në dy familje nuk ka një fëmijë në vatrën e vet, por e ka në rrugët e botës.Sot 700 mijë pensionistë qajnë pothuajse çdo ditë me lot të ftohtë mjerimi.

Sot mijëra e mijëra të sëmurë nuk marrin ilaçet dhe mbështeten në mëshirën e sëmundjes në shtratin e spitaleve tona.Sot, qindra mijëra familje shqiptare nuk marrin drejtësi.

Sot qindra mijëra biznese falimentojnë njëra pas tjetrës, qindra mijëra vende pune shkatërrohen nga narkoeurot e trafikantëve të Edi Ramës.Sot sirenat për të ndryshuar Shqipërinë bien në të katër anët e dheut.Sot Shqipëria pret me padurim ndryshimin e madh.

Pret me padurimin projektin e madh, projektin më të bukur që ka njohur në histori, projektin e Shqipërisë Madhështore.Miqtë e mi, këto ditë, këtë muaj, në këtë fushatë, ndeshen dy botë, ndeshen dy filozofi, ndeshen dy projekte.Në njërën anë janë ata të cilët e grabitën dhe e plaçkitën Shqipërinë dhe shqiptarët sa asnjë pushtim tjetër në histori.

Miq, Shqipëria është e sëmurë. Kjo sëmundje quhet Edi Rama.Kjo sëmundje quhet Edi Rama.Kjo sëmundje quhet Edi Rama.I tmerruar nga e vërteta, i tmerruar nga transparenca, ka dy muaj që është ngujuar në zyrë, ka dy muaj që flet me vete, ka dy muaj që ka frikë.Por miq, u përpoq me çdo mënyrë, u përpoq me gjithçka, me arrestime, me korrupsion, me përçarje, me çdo gjë, që Shqipëria të mos kishte opozitë.Ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë.

Edi Rama vazhdon avazin e vjetër.Edi Rama vazhdon mashtrime, shpifje dhe trillime.Por për 12 vite shqiptarëve nuk u tregon dot një gjë, një vepër, sepse kudo ka vjedhur, ka vjedhur dhe vetëm ka vjedhur.

Lufta e tij me PD-në, trashëgiminë e saj, është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës.Çfarëdo që të thotë dhe çfarëdo që të bëjë, kjo parti është partia e pluralizmit politik.Ky flamur është flamuri i pluralizmit politikë.Çfarëdo që të thotë dhe çfarëdo që të bëjë, kjo parti është partia që përmbysi diktaturën komuniste, vendosi demokracinë dhe ekonominë e tregut.Çfarëdo që të thotë dhe çfarëdo që të bëjë, kjo parti është parti që anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO dhe nxori Shqipërinë nga terri dhe errësira.

Është partia që çau malet dhe bashkoi kombin me Rrugën e Kombit.Është partia që dyfishoi rrogat dhe pensionet dhe e nxori Shqipërinë nga humnera e varfërisë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.Kjo parti është partia që liberalizoi vizat e shqiptarëve, suksesin e tyre të jetës, i nxori nga izolimi evropian.

Kjo parti është partia e projekteve më të mëdha, më të mëdha në historinë e Shqipërisë, por edhe në rajon edhe më gjerë, si TAP dhe Kaskada e Devollit.Miqtë e mi, kjo parti ka paraqitur një program në të cilin jo më vetëm vepra të caktuara, por Shqipëria e tërë do jetë madhështore, madhështore, madhështore.Edi Rama me propagandën etij përpiqet nga mëngjesi gjer në darkë, i qan hallin kalorësit se i varen këmbët, i qan hallin Sali Berishës për vitet e tij.

Tani do i them këtu para jush, Edvin, vitet e Sali Berishës janë të gjitha vite bio.Vetingu që i bëri me lakejtë e tu, tregoi se Sali Berisha del sot para shqiptarëve si politikani më i pastër që ka njohur Shqipëria dhe më gjerë. Edvin, me atë veting, të cilin e nise si e nise, mund të them se nder më bëre, u tregove shqiptarëve se ku qëndron forca e pathyeshme e Sali Berishës.

Tags: BerishafushataRama

Nga Kategoria

Aktualitet

Përfshihet nga flakët mali në Maliq, rrezikon ish-reparti ushtarak i tankeve

28 Qershor, 2025
Aktualitet

Begaj në Kalabri, takohet me komunitetin arbëresh

28 Qershor, 2025
Aktualitet

I riu nuk i ndaloi postbllokut, policia e Lezhës: Efektivi qëlloi me armë gomën e automjetit

28 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Përfshihet nga flakët mali në Maliq, rrezikon ish-reparti ushtarak i tankeve

28 Qershor, 2025

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja Gaza

28 Qershor, 2025

Festa e Vidovdanit, policia e Kosovës arreston 17 persona

28 Qershor, 2025

Begaj në Kalabri, takohet me komunitetin arbëresh

28 Qershor, 2025

Greqia nën “pushtetin” e flakëve, rreth 40 zjarre në vend

28 Qershor, 2025

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

28 Qershor, 2025

I riu nuk i ndaloi postbllokut, policia e Lezhës: Efektivi qëlloi me armë gomën e automjetit

28 Qershor, 2025

Temperaturat e larta, disa këshilla si të mbroheni

28 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.