• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Konviktet e Universitetit Bujqësor nuk kanë ngrohje, studentët lahen në godinën përballë

8 Prill, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Konviktet e studenteve të Universitetit Bujqësor që u inauguruan në vitin 2020 si godina me kushte evropiane, nuk kanë ujë të ngrohtë dhe as kushte gatimi.

Pasi tërmeti i 2019 i shkatërroi ato u rindërtuan duke u finalizuan në vitin 2022. Tetë godina të reja u rindërtuan nga themelet për 2200 studentë, të cilët do të jetojnë në kushte optimale ashtu si edhe në konviktet në Evropë. Godinat supozohej që do të ishin moderne, me standarde europiane, ku studentët do të kishin ambientet e ngrënies, ambientet e fjetjes, ambientet e studimit, e konceptuar si një qendër komunitare. Por pas 3 vjetësh nga inaugurimi i tyre, filluan probleme për 144 studentët të cilët jetojnë në godinën Nr.1 në UBT.

Në emisionin e ‘Fiks Fare” studentët e këtij konvikti ankohen për kushtet aspak të përshtatshme në të cilat jetojnë. Vajzat shprehen që nga Shtatori i 2024 nuk kanë pasur ujë të ngrohtë në konvikt dhe janë detyruar që të lahen tek godina Nr 7 e cila ndodhet përballë godinës së tyre. Ato shprehen se nuk kanë ujë të ngrohtë në dushet e konviktit, as nëpër dhoma që nuk bëhet fjalë fare. Ato tregojnë se për këtë gjë janë ankuar disa herë tek përgjegjëset, drejtoresha e godinës, por edhe tek drejtoresha e Administrimit të Godinave Znj. Ilda Shehu madje kanë bërë peticione tek Drejtoria e Konvikteve Tiranë (DKSHM).

Lexo edhe:

U kap me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

I riu djeg tokën pas sherrit me fqinjët, i moshuari pengon zjarrfikësit: Arrestohen 8 persona për zjarrvënie

Përveç kësaj ato thonë se sistemi i ngrohjes me kaldaja është jashtë funksionit dhe që janë detyruar të blejnë rezistenca për t’u ngrohur në dhomë. Ndërkohë që drejtoresha e konviktit Enerilda Ndoci u thotë të shpërngulen në një godinë tjetër, ose të dalin me qira. Vajzat shprehen para kamerës se ‘FIKS FARE’ se godina për të cilën drejtoresha flet që ato të zhvendosen është e papërshtatshme dhe që nuk ndihen të sigurta, sepse janë godina të hapura dhe nuk ka kamera sigurie siç ka godina nr 1 ku ato aktualisht banojnë. Ato thonë se ajo godinë ka shërbyer për turistët, “godinë mikpritëse”. Madje godina është në kushte aspak të mira sepse është tejet e amortizuar. Tualetet rrjedhin ujë, sirtarët janë të mykur, ujë të ngrohtë nuk ka, kamera sigurie nëpër korridore nuk ka. Ato shprehen se janë ndjerë nën presion sepse iu është vendosur kushte që ose të kalojnë në godinën Nr 7 ose të gjejnë banesa me qira.

‘Fiks Fare’ në bashkëpunim me vajzat e konviktit hynë në godinat dhe nga pamjet konstatohet amortizim i godinës duke nisur nga dyert , tek tualetet që rrjedhin ujë.

Fiksi bisedoi me drejtoreshe e konviktit znj. Enerilda Ndoci. Kjo e fundit pohoi se zgjidhja më e mirë është zhvendosja në godinën Nr.7 , pasi problemi me ujin në godinën ku vajzat jetojnë është teknik të cilën nuk e merr përsipër ta shpjegojë. Ndërkohë godina Nr 7 thotë znj. Ndoci ka ujë të ngrohtë.

Por pas interesimit të Fiksit Drejtoria e Administrimit të Godinave në UBT i zhvendosi vajzat në godinë tjetër me kushtet dhe sigurinë si në godinën Nr1. Zhvendosja e 140 vajzave në godinën Nr4 u ofron atyre sigurinë që ato kërkonin dhe kushte më të mira jetese./Emisioni “Fiks Fare”

Nga Kategoria

Bota

U kap me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

13 Gusht, 2025
Aktualitet

I riu djeg tokën pas sherrit me fqinjët, i moshuari pengon zjarrfikësit: Arrestohen 8 persona për zjarrvënie

13 Gusht, 2025
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Bujqësisë urdhër: Të groposen sa më parë kafshët e ngordhura që të mos bëhen burim sëmundjesh

13 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

U kap me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

13 Gusht, 2025

I riu djeg tokën pas sherrit me fqinjët, i moshuari pengon zjarrfikësit: Arrestohen 8 persona për zjarrvënie

13 Gusht, 2025

Zjarret në vend/ Ministria e Bujqësisë urdhër: Të groposen sa më parë kafshët e ngordhura që të mos bëhen burim sëmundjesh

13 Gusht, 2025

Udhëheqësit e BE flasin me Trump, samit virtual para takimit mes Presidentit amerikan dhe atij rus

13 Gusht, 2025

Përmbyset varka me 100 emigrantë pranë Italisë, dyshohet për 20 të vdekur dhe 27 të zhdukur

13 Gusht, 2025

Ndërhyrja e policisë tek News 24, delegacioni i BE-së: Të mos cenohet mundësia e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre

13 Gusht, 2025

Kosova në alarm! 23 persona të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme, mbi 630 raste vetëm në një javë

13 Gusht, 2025

Situata e rëndë e zjarreve/ Berisha: Përgjegjës kryesor i kësaj katastrofe është Edi Rama dhe vjedhjet e tij

13 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.