• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 29 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Mijëra besimtarë humbën faljen e namazit për shkak të ndërrimit të orarit, KMSH: Ja si të veproni në këtë rast

30 Mars, 2025
tek Aktualitet, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pasi mijëra besimtarë humbën faljen e namazit për shkak të ndërrimit të orarit të nisjes së ceremonisë. Në reagimin e mëposhtëm thuhet se KMSH merr përgjegjësinë për moszbatimin e orarit të faljes së namazit të Bajramit sipas lajmërimit të bërë më parë, ndërsa shton se kjo u shkaktua për arsye teknike të komunikimit në Sheshin Skënderbej.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ndërkohë në postimin e tyre, KMSH udhëzon besimtarët myslimanë se si të veprojnë në këtë, pra në humbjen e faljes së namazit pas një muaj agjërimi. Sipas tyre besimtarët që nuk arritën të falin namazin, mund ta falin ditën e parë të bajramit ose ditën e dytë në kohën e paradites, duke nisur tek rreth 30 minuta pas lindjes së diellit deri rreth 30 minuta para se të hyjë vakti i drekës.

POSTIMI I PLOTË:

Lexo edhe:

E rëndë në Mirditë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 45-vjeçari

Avokati Cakrani heq dorë nga mbrojtja e Ilir Metës: Humbi mirëbesimi reciprok dhe mungoi bashkëpunimi

Reagim mbi shqetësimin e besimtarëve në lidhje me faljen e Namazit të Bajramit në Sheshin Skënderbej

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke marrë përsipër përgjegjësinë për moszbatimin e orarit të faljes së namazit të bajramit në mënyrë konçize sipas lajmërimit të bërë më parë, ndan shqetësimet mëse me vend të besimtarëve. Kjo është një ngjarje që ka ndodhur për herë të parë në organizimin e bajramit, e cila u shkaktua për arsye teknike të komunikimit në Sheshin Skënderbej.

Krahas kësaj shprehim sqarimin e mëposhtëm se si të veprojnë besimtarët në këtë rast.

Në histori ka ndodhur shumë herë që një pjesë e besimtarëve të mos arrijnë faljen e namazit të bajramit. Kjo ka ndodhur edhe në kohën e Profetit (s.a.s), ku Enes b. Malik (r.a) nuk e ka arritur faljen e namazit të bajramit. Profeti (a.s) i ka treguar atij që ta falë namazin në shtëpi individualisht ose kolektivisht së bashku me familjen e tij, pa mbajtur hytbe. Dhe Enes b. Malik (r.a) e ka falur namazin e bajramit së bashku me familjen e tij.Shumica e juristëve bazuar në këtë transmetim “hasen” të gjendur në veprën el-Musannef i Ibn Ebu Shejbe dhe mendimit që ndajnë Ibn Abbas, Ibn Mes’ud dhe Ali Ibn Ebu Talib (r.a), kanë shprehur se kush nuk ka arritur ta falë namazin e bajramit me bashkësinë e bësimtarëve, mund ta falë atë, në formën tradicionale, individualisht ose së bashku me familjarët.

Çdo besimtar që nuk ka arritur të falë namazin e bajramit ditën e sotme, mund ta kryejë atë ashtu siç ka vepruar Enes b. Malik (r.a), ditën e parë të bajramit ose ditën e dytë në kohën e paradites, duke nisur tek rreth 30 minuta pas lindjes së diellit deri rreth 30 minuta para se të hyjë vakti i drekës.Duke shprehur ndjesën tonë për rastin në fjalë, kërkojmë mirëkuptimin tuaj të vyer. Ju urojmë edhe një herë Gëzuar Festën e Fitër Bajramit!

Nga Kategoria

Aktualitet

E rëndë në Mirditë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 45-vjeçari

29 Qershor, 2026
Kryesore

Avokati Cakrani heq dorë nga mbrojtja e Ilir Metës: Humbi mirëbesimi reciprok dhe mungoi bashkëpunimi

29 Qershor, 2026
Kryesore

Inaugurimi i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin

29 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin

29 Qershor, 2026

E rëndë në Mirditë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 45-vjeçari

29 Qershor, 2026

Avokati Cakrani heq dorë nga mbrojtja e Ilir Metës: Humbi mirëbesimi reciprok dhe mungoi bashkëpunimi

29 Qershor, 2026

Inaugurimi i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin

29 Qershor, 2026

‘Ti je mbretëresha e shtëpisë’, Dua Lipa i bën dedikimin e veçantë nënës në 54-vjetorin e lindjes: Çdo gjë të mirë ta detyrojmë ty

29 Qershor, 2026

Plagosje me armë në Pogradec, i riu me precedentë penalë përfundon në spital

29 Qershor, 2026

Vrau vëllain pas sherrit për rrugën, gjykata e Durrësit lë në burg autorin

29 Qershor, 2026

Bëhet baba për herë të dytë, Erion Veliajt i aprovohet leja 48 orëshe nga SPAK, mbërrin në maternitetin “Koço Gliozheni”

29 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.