• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 25 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Një ditë para negociatave për armëpushim, Rusia dhe Ukraina bombardojnë njëra-tjetrën

23 Mars, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën shtatë persona janë vrarë pasi Rusia lëshoi një breshëri dronësh në mbarë Ukrainën më 23 mars, thanë zyrtarët lokalë ukrainas dhe shërbimet e emergjencës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sulmet, përfshirë në kryeqytetin ukrainas, Kiev, vijnë para negociatave për armëpushim në Arabinë Saudite, kur Ukraina dhe Rusia pritet të mbajnë bisedime indirekte, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, më 24 mars për të diskutuar për një pezullim të sulmeve me armë me rreze të gjatë veprimi ndaj ndërtesave të energjisë dhe infrastrukturës civile.

Delegacioni ukrainas pritet të takohet me zyrtarët amerikanë në Arabinë Saudite, një ditë para bisedimeve indirekte, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ukraina planifikon të dërgojë ekipe teknike për të diskutuar për detajet e armëpushimit të pjesshëm.

Lexo edhe:

Trump përshkallëzon luftën tregtare me Kanadanë, tarifa 50% për makinat dhe çelikun

Operacion antidrogë në Spanjë, kapen 1.4 ton kokainë

Rusia ka lëshuar 147 dronë në mbarë Ukrainën, sipas Forcave Ajrore ukrainase. Mbrojtjet ajrore ukrainase kanë rrëzuar 97 dronë dhe 25 të tjerë nuk arritën caqet e tyre për shkak të masave të ndërmarra nga Ukraina, tha ushtria. Sulmet goditën rajonet e Harkivit, Sumit, Çernivihit, Odesës dhe Donjeckut, por edhe Kievin.Tre persona, përfshirë një fëmijë pesëvjeçar, u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën gjatë sulmeve me dronë në Kiev, tha administrata ushtarake e qytetit. Alarmet për sulme ajrore janë dëgjuar në mbarë kryeqytetin ukrainas për mbi pesë orë. Dronët rusë që nuk u arrit të rrëzoheshin, po fluturonin në një lartësi më të ulët, duke shmangur mbrojtjet ajrore. Këto fluturaket u përplasën në ndërtesa banimi.

Dy ndërtesa banimi në qarkun e Dnipros u përfshin nga zjarri për shkak se mbi to ranë copëzat e dronëve të rrëzuar, tha kreu i administratës ushtarake të Kievit, Tymur Tkachenko. Një grua u vra si pasojë e zjarrit në ndërtesën prej nëntë katesh, thanë shërbimet e emergjencës.

Edhe një person u vra pasi një depo u përfshi nga zjarri në Holosivski.

Ndërkaq, katër persona të tjerë u vranë si pasojë e sulmeve ruse në rajonin e Donjeckut, tha guvernatori rajonal, Vadym Filashkin, përfshirë tre që vdiqën pas një sulmi ajror në qytetin Dobropilja, që gjendet në vijën e frontit.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, presidenti ukrainas Zelensky, tha se sulmet sikurse ai në Kiev janë ngjarje të përditshme në Ukrainë.

“Vetëm gjatë kësaj jave, mbi 1.550 bomba, pothuajse 1.100 sulme me dronë dhe 15 raketa të llojeve të ndryshme janë përdorur kundër njerëzve tanë. Kërkohen zgjidhje të reja dhe presion ndaj Moskës për të ndalur këto sulme dhe këtë luftë”, tha ai.

Po ashtu, më 23 mars Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka rrëzuar 59 dronë ukrainas gjatë natës, përfshirë 29 mbi rajonin e Rostovit dhe 20 të tjerë mbi atë të Astrakanit. Në Rostov, një person u vra dhe një veturë u dogj pasi u godit nga një dron ukrainas, tha guvernatori i përkohshëm i kësaj zone, Yuri Slyusar./REL

Nga Kategoria

Bota

Trump përshkallëzon luftën tregtare me Kanadanë, tarifa 50% për makinat dhe çelikun

24 Gusht, 2026
Bota

Operacion antidrogë në Spanjë, kapen 1.4 ton kokainë

24 Gusht, 2026
Bota

Zgjedhjet presidenciale 2027 në Francë, sondazhet nxjerrin Melenchon në garë për balotazh

24 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Xabi Alonso fiton duelin me Arbeloan, Chelsea mposht Fulhamin në një ndeshje me pesë gola

24 Gusht, 2026

Dybala magjik, Malen i pandalshëm: Roma shkatërron Fiorentinën 4-0

24 Gusht, 2026
Screenshot

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi rëndë të atin, policia reagon për krimin në Lushnje: 45-vjeçari u largua nga banesa, vijon puna për arrestimin

24 Gusht, 2026

E rëndë në Lushnje, djali vret prindërit në banesë dhe arratiset

24 Gusht, 2026

Tresoldi shpërthen me gola, Barcelona e mban në radar si alternativë për sulmin

24 Gusht, 2026

Aston Villa mendon për Rafael Leaon, portugezi i hapur për një kalim në Premier League

24 Gusht, 2026

Edi Rama foli sot për shenjën në hundë, kush e rrahu kryeministrin 29 vite më parë?! Dëshmia: Donin të më vrisnin! Cilët ishin operativët e SHIK-ut që e bën për spital

24 Gusht, 2026

Bayern shet talentin 17-vjeçar te Club Brugge, marrëveshja është mbyllur

24 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.