Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Zhym, në Njësinë Administrative Krutje, Lushnje, ku një djalë dyshohet se ka vrarë të dy prindërit e tij në banesë.
Sipas të dhënave paraprake, autori është identifikuar si Florjan Dalladaku, i cili dyshohet se ka qëlluar prindërit brenda banesës. Mësohet se ai kishte probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në zonë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e krimit.
Autori është larguar me automjet policia në ndjekje të tij ka ngritur postblloqet.
Autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e motivit, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.











