Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Club Brugge për transferimin përfundimtar të talentit 17-vjeçar Wisdom Mike.
Sipas Florian Plettenberg, klubi belg do të paguajë 5 milionë euro fikse, ndërsa në marrëveshje janë përfshirë edhe bonuse dhe një përqindje nga një shitje e ardhshme.
Wisdom Mike pritet të firmosë kontratë deri në vitin 2029, ndërsa vizitat mjekësore janë planifikuar për të martën.
Fillimisht ishte diskutuar mundësia e një huazimi, por Bayern vendosi në fund ta shesë përfundimisht lojtarin. Në marrëveshje nuk pritet të ketë klauzolë riblerjeje për klubin gjerman.











