Aston Villa po shqyrton mundësinë e transferimit të Rafael Leaos, teksa kërkon të përforcojë skuadrën pas humbjes 4-0 ndaj Brighton në ndeshjen e parë të Premier League.
Klubi anglez nuk ka bërë ende një ofertë zyrtare për sulmuesin e Milanit, por po monitoron situatën. Leao do ta shihte me interes një transferim në Premier League, veçanërisht pasi Aston Villa do të luajë edhe në Champions League këtë sezon.
Për momentin, oferta më konkrete për portugezin vjen nga Galatasaray, që është gati t’i ofrojë një kontratë pesëvjeçare me rreth 12 milionë euro neto në sezon. Bisedimet me Milanin vazhdojnë, por marrëveshja ende nuk është afër mbylljes.
E ardhmja e Leaos te Milani mbetet gjithashtu e pasigurt, pasi mënyra e lojës së Ruben Amorim mund t’i kufizojë minutat dhe ta vendosë në konkurrencë të fortë për një vend titullari.










