• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 14 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Zbulohet “shtëpi bari” në Laknas, në pranga dy vëllezërit dhe punonjësi i OSHEE

19 Mars, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një shtëpi e përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar nga Policia në Laknas të Tiranës. Bëhet me dije se banesa ishte në pronësi të dy vëllezërve të cilët janë arrestuar nga Policia ndërsa ka nisur procedimi penal për babain e tyre pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari të paligjshme dhe nuk e kishte kallëzuar.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një punonjës i OSHEE-së, nën akuzën për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Njoftimi i Policisë

Lexo edhe:

“Pavarësisht mosdakordësisë, shpreheni dashuri”/ Coldplay ndalon koncertin për të nderuar Charlie Kirk: Familja e tij ka nevojë për mbështetje

Rubio mbërrin në Izrael, do të takohet me Netanjahun

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor “Llamba”, për goditjen e një rasti të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe pajisje elektrike të përdorura për kultivim.

Arrestohen dy vëllezër, të cilët dyshohen se kishin përshtatur banesën për këtë veprimtari kriminale, procedohet penalisht babai i tyre për moskallëzim.

Në pranga edhe një punonjës i OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 finalizuan operacionin policor të koduar “Llamba”, në kuadër të të cilit u identifikua një banesë, në fshatin Laknas, e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ku për rritjen e tyre ishin instaluar pajisje ndriçimi dhe ventilimi, ndërsa energjia elektrike merrej në mënyrë të paligjshme.

Gjatë operacionit u arrestuan 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, të cilët kultivonin bimët në ambientet e kësaj banese, konkretisht shtetasit Sh. M., 38 vjeç dhe F. M., 28 vjeç.

Po ashtu, në vijim të veprimeve, u procedua në gjendje të lirë babai i tyre, shtetasi Z. M., 66 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari të paligjshme dhe nuk e kishte kallëzuar.

Në vijim të hetimeve, është vënë në pranga edhe punonjësi i OSHEE-së, shtetasi E. P., 29 vjeç, për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 20 bimë narkotike Cannabis Sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Nga Kategoria

“Pavarësisht mosdakordësisë, shpreheni dashuri”/ Coldplay ndalon koncertin për të nderuar Charlie Kirk: Familja e tij ka nevojë për mbështetje
Kryesore

“Pavarësisht mosdakordësisë, shpreheni dashuri”/ Coldplay ndalon koncertin për të nderuar Charlie Kirk: Familja e tij ka nevojë për mbështetje

14 Shtator, 2025
Bota

Rubio mbërrin në Izrael, do të takohet me Netanjahun

14 Shtator, 2025
Skandal në Stamboll: Arrestohet një tjetër kryebashkiak i CHP-së, së bashku me 47 zyrtarë të tjerë, tensionet politike në Turqi intensifikohen
Aktualitet

Skandal në Stamboll: Arrestohet një tjetër kryebashkiak i CHP-së, së bashku me 47 zyrtarë të tjerë, tensionet politike në Turqi intensifikohen

14 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Vlerësimi i lojtarëve të Chelsea ndaj Brentford: Blulet humbasin rastin! Heroizmi i Cole Palmer dhe Moises Caicedo nuk mjafton për tri pikët, ndërsa Bletët shpëtojnë një barazim të vonshëm në derbin e Londrës Perëndimore.

14 Shtator, 2025

Rubio mbërrin në Izrael, do të takohet me Netanjahun

14 Shtator, 2025
Skandal në Stamboll: Arrestohet një tjetër kryebashkiak i CHP-së dhe 47 zyrtarë të tjerë, tensionet politike në Turqi përshkallëzohen.

Skandal në Stamboll: Arrestohet një tjetër kryebashkiak i CHP-së dhe 47 zyrtarë të tjerë, tensionet politike në Turqi përshkallëzohen.

14 Shtator, 2025

Lucas Bergvall bëhet lojtari i dytë më i ri në histori të Spurs që shënon dhe asiston në një ndeshje të Premier League pas një paraqitjeje të shkëlqyer ndaj West Ham.

14 Shtator, 2025
Skandal në Stamboll: Arrestohet një tjetër kryebashkiak i CHP-së, së bashku me 47 zyrtarë të tjerë, tensionet politike në Turqi intensifikohen

Skandal në Stamboll: Arrestohet një tjetër kryebashkiak i CHP-së, së bashku me 47 zyrtarë të tjerë, tensionet politike në Turqi intensifikohen

14 Shtator, 2025

Netanyahu është pengesa e vetme për kthimin e pengjeve në shtëpi, thonë familjet.

14 Shtator, 2025

Ukraina godet rafinerinë ruse të naftës, një nga më të mëdhatë

14 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In