• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 11 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

Berisha u jep aleatëve 7 deputetë në listat e sigurta, në negociata dhe me PDIU-në e Idrizit

28 Shkurt, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa afati i regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 11 Majit po shkon drejt skadimit, janë zbardhur detaje të reja nga negociata e kryedemokratit Sali Berisha me aleatët.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Edhe pse gjatë konferencës për mediat, ai u tregua hermetike, duke mos zbuluar asgjë publikisht, burime për mediat bëjnë me dije se është arritur marrëveshja dhe me Partinë e Lirisë për të qenë pjesë e koalicionit.

Mësohet se fillimisht, Ilir Meta i ka kërkuar Berishës 6-7 kandidatë për deputetë në lista të mbyllura, por më pas është arritur marrëveshja me vetëm 4 kandidatë në listat e sigurta.

Lexo edhe:

“Uroj sa më pak makutëri, mllef dhe urrejtje”, kujt i drejtohet Spiropali me këtë mesazh?

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative të Tiranës

Më konkretisht, Ilir Meta, edhe pse në qeli, do të jetë në listën e sigurt të PD-së në Tiranë, Tedi Blushi do të jetë në listën e sigurtë në Korçë, Edmond Haxhinasto në Elbasan dhe Erisa Xhixho në Fier. Gjithashtu, është dakordësuar edhe që disa kandidatë të tjerë të Partisë së Lirisë të jenë në listat e hapura.

Vangjel Dule i PBDNJ-së duket se ka arritur marrëveshjen me Berishën që emrin e tij ta vendosë në listën e sigurtë të Qarkut të Vlorës, ndërsa Fatmir Mediu, ashtu si edhe në zgjedhjet e kaluar do të jetë në listën e sigurtë në Tiranë.

Po ashtu, është arritur marrëveshja edhe me Agron Dukën e Partisë Agrare, i cili edhe pse vetë ka vendosur të largohet nga parlamenti, një kandidat i tij, do të jetë në listën e sigurtë të Qarkut të Durrësit.

Burime për mediat bëjnë me dije se Berisha është në negociata edhe me Shpëtim Idrizin e PDIU-së, ku ky i fundit duket se e ka hequr “vijën e kuqe” se nuk do të pranonte të ishte në të njëjtin koalicion me Vangjel Dulen.

Mësohet se deri në këtë fazë të negociatave, Berisha i ka ofruar Idrizit vetëm një vend në listat e siguerta të kandidatëve për deputet, por kreu i PDIU-së ka kërkuar dy deputetët.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse do të ketë një vend të sigurt në listë për Nard Ndokën e Demokristianëve apo jo.

3 marsi është dita e fundit kur partitë duhet të depozitojnë në KQZ listën e tyre të koalicioneve.

Nga Kategoria

Kryesore

“Uroj sa më pak makutëri, mllef dhe urrejtje”, kujt i drejtohet Spiropali me këtë mesazh?

11 Prill, 2026
Aktualitet

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative të Tiranës

11 Prill, 2026
Aktualitet

Berisha zbardh skenarët për protestën e 17 prillit: E vetmja rrugë që të arrijmë qëllimet tona

11 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

FOTO/ Masa ekstreme sigurie, njihuni me hotelin luksoz ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran 

11 Prill, 2026

Goli i Ronaldos e afron Al-Nassr me titullin, sa gola i duhen për të arritur shifrën e 1000?

11 Prill, 2026

“Uroj sa më pak makutëri, mllef dhe urrejtje”, kujt i drejtohet Spiropali me këtë mesazh?

11 Prill, 2026

Milan pëson humbje të rëndë ndaj Udinese dhe rrezikon zonën Champions

11 Prill, 2026

Barcelona marshon drejt titullit, mposht Espanyol dhe shkëputet me nëntë pikë nga Real Madrid

11 Prill, 2026

Studimi: Të shkosh në punë para orës 10:00 është torturë për mendjen dhe trupin

11 Prill, 2026

Aksident i trefishtë në aksin Korçë–Bilisht, plagoset një efektiv policie

11 Prill, 2026

Rama në Fier: Rritja ekonomike, si kurrë më parë

11 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.