• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 9 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

U arrestua me urdhër të SPAK! Kush është Safet Bajri, “i forti” i Shkodrës?

21 Shkurt, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Safet Bajri, i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës është arrestuar ditën e sot me urdhër të SPAK. Bajri është arrestuar nga Forcat Speciale të RENEA-s në banesën e tij në Dobraç pa bërë asnjë rezistencë. Pas dërgimit në komisariatin e Shkodrës, Safet Bajri është nisur drejt Tiranë. Bëhet me dije se arrestimi i Bajrit lidhet me vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Safet Bajri nuk është një emër i zakonshëm pavarësisht se ai nuk ka qenë një personazh i mediave shqiptare deri kur arriti të krijojë telashe për ministrin e emigracionit në Belgjikë, Theo Francken. Edhe pse Bajri konsiderohej një nga njerëzit më të rrezikshëm të Belgjikës, i dënuar me 20 vjet burg për grabitje, trafik droge, shfrytëzim prostitucioni etj, ai u kap dhe u deportua në Shqipëri në kuadër të masës së sigurisë dhënë pas operacionit “Oaz”.

Asokohe, mediat belge akuzuan ministrin “e fiksuar me deportimet e të huajve”, duke i kujtuar se Safet Bajri është i lirë në Shqipëri dhe vazhdon ta drejtojë organizatën e tij nga Velipoja. Safet Bajri u dënua më 25 janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg.

Lexo edhe:

Rama “presion” gjyqtarëve me rrogat: Duan 1600 euro shtesë! Se kam hallin te një ministër, por te përmbysja e balancës së pushteteve

SPAK’s Leadership Recognized for Courage and Integrity: British FBI Honors Altin Duman

Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin. Mbi Bajrin rëndonte edhe një dënim tjetër i 22 shkurtit 2014. Gjykata Penale e Brukselit e dënoi me 9 vite burgim si kreu i një organizate kriminale për trafik droge dhe 5 vite të tjera për posedim e trafik droge dhe heqje të paligjshme të lirisë e kërcënime me vdekje.

Në vitin 2018 në një operacion të zhvilluar në qytetin e Shkodrës, policia e shtetit vuri në pranga 4 persona, të njohur dhe të afërm të Safet Bajrit, e më konkretisht; Ilir Rustemi (Bajri), Emrah Plaku, Astmer Bilali dhe Erogen Brajoviç. Këta persona, sipas policisë, ishin anëtarë të grupeve kriminale aktive në qytetin e Shkodrës, por edhe më gjerë.

Operacioni “Oaz”

Safet Bajri u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Oazi”. Ky operacion që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale “Bajri” në Shkodër. Grupi kriminal “Bajri” u akuzua për prostitucion, trukime ndeshjesh, vrasje, gjobvënie, trafik droge dhe pastrim parash. 

Gjykata belge e kishte dënuar me 9 vite burg. 3 vite burg Bajri i shleu në Bruksel dhe pjesën tjetër në qelitë e 302-shit në burgun e Reçit. Ekstradimi i Bajrit drejt Belgjikës nuk u bë i mundur për shkak se dy vendet nuk kishin një marrëveshje për këtë çështje. Gjithsesi dy shtetet njohin dënimet e dhëna në vendet reciproke dhe për këtë arsye Bajri e vuajti dënimin e tij në Shqipëri.

Dënimi:

Në dhjetor të vitit 2020 Gjykata e Shkodrës ka dhënë dënimet për 5 nga anëtarët e grupit “Bajri”. Togat e zeza shfrynë asokohe mega-operacionin e shumëtrumpetuar të Policisë së Shtetit për një nga grupet më famëkeqe në vend. Forca e Ligjit u zbut gjatë shkallëve dhe ‘ping-pongut’ të dosjes së grupit nëpër Prokuroritë dhe Gjykatat e vendit, për të sjellë asgjë tjetër veçse rrëzimin e akuzës për grup të strukturuar kriminal. Gjithashtu në atë kohë, për të bërë edhe më të lehtë lirimin e tyre, avokatët e të prangosurve, Arbër Hoxha dhe Sokol Tahiraj, kërkuan edhe gjykim të shkurtuar, kërkesë që sjell automatikisht uljen e 1/3 e dënimit. 

EMRAT DHE DËNIMET:

1. Safet Bajri dënohet përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

2. Ilir Bajri, u shpall fajtor për armëmbajtje, përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burg.

3. Astmer Bilali dënohet me 3 vite burg.

4. Ismet Idrizi, edhe ky fajtor për armëmbajtje pa leje, dënohet me 2 vite e 6 muaj burgim.

5. Emrah Plaku, fajtor për armëmbajtje pa leje, dënohet me 2 vite burg.

Tags: i fortikush eshtesafet bajrishkoder

Nga Kategoria

Aktualitet

Rama “presion” gjyqtarëve me rrogat: Duan 1600 euro shtesë! Se kam hallin te një ministër, por te përmbysja e balancës së pushteteve

9 Dhjetor, 2025
SPAK's Leadership Recognized for Courage and Integrity: British FBI Honors Altin Duman
Lajme

SPAK’s Leadership Recognized for Courage and Integrity: British FBI Honors Altin Duman

9 Dhjetor, 2025
Bota

VIDEO/ Filmohet momenti i frikshëm, turisti në Kinë bie nga shkëmbi 40 metra i lartë teksa bënte selfie

9 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ukrainasit ngrejnë flamurin në Pokrovsk për t’i treguar BBC-së se lufta vazhdon në qytetin e pretenduar nga Rusia.

9 Dhjetor, 2025

Rama “presion” gjyqtarëve me rrogat: Duan 1600 euro shtesë! Se kam hallin te një ministër, por te përmbysja e balancës së pushteteve

9 Dhjetor, 2025

Lituania shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të hyjave me balona nga Bjellorusia.

9 Dhjetor, 2025
SPAK's Leadership Recognized for Courage and Integrity: British FBI Honors Altin Duman

SPAK’s Leadership Recognized for Courage and Integrity: British FBI Honors Altin Duman

9 Dhjetor, 2025

VIDEO/ Filmohet momenti i frikshëm, turisti në Kinë bie nga shkëmbi 40 metra i lartë teksa bënte selfie

9 Dhjetor, 2025
EMRI/ Akuzohen për përpjekjen për të vrarë mafiozin grek, kush është ‘vrasësi’ nga Gjirokastra dhe ekipi i tij

EMRI/ Akuzohen për përpjekjen për të vrarë mafiozin grek, kush është ‘vrasësi’ nga Gjirokastra dhe ekipi i tij

9 Dhjetor, 2025

Blloku i lajmeve më të fundit | 9 Dhjetor 2025 – Në mesditë

Rikthehuni me ngjarjet më të rëndësishme nga Europa dhe më gjerë më 9 Dhjetor 2025 – lajme më të reja, lajme të rëndësishme, Botë, Biznes, Argëtim, Politikë, Kulturë, Udhëtime.

9 Dhjetor, 2025

Lajme shqetësuese për madrilenët! Mbappé mungon në stërvitje dhe rrezikon ndeshjen ndaj Manchester City

9 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.