Real Madrid zhvilloi një homazh emocional në kujtim të Jesús de Miguel përpara ndeshjes ndaj Celta Vigos, duke nderuar figurën e tij pas ndarjes tragjike nga jeta.
Para fillimit të takimit u mbajt një minutë heshtje, ndërsa lojtarët e Real Madridit dhe Celta Vigos dolën në fushë me fanella që mbanin emrin e De Miguel në pjesën e pasme.
Në ceremoni morën pjesë edhe disa familjarë të tij, të shoqëruar nga figura të njohura të dy klubeve, përfshirë Fede Valverde, Iago Aspas, Florentino Pérez dhe Marián Mouriño.
Familjarëve iu dhuruan fanella përkujtimore, ndërsa në një nga hyrjet e “Santiago Bernabéu” u shfaq edhe një imazh i De Miguel me shirit të zi.
Gjestin e Real Madridit e vlerësoi publikisht edhe Tenerife, që përmes një mesazhi në rrjetet sociale falënderoi klubin madrilen për homazhin dhe respektin e treguar ndaj familjes së Jesús de Miguel.
Edhe tifozët e Tenerife reaguan pozitivisht, duke e cilësuar ceremoninë si një moment prekës dhe dinjitoz.











