Vinicius Junior ka folur hapur për rënien e formës në fillim të sezonit, duke pranuar se gjatë pushimeve pas Botërorit nuk u përgatit në të njëjtin nivel si vitet e mëparshme.
“Pushova më shumë, kalova kohë me familjen dhe përfundova duke u stërvitur më pak se në vitet e fundit. Kjo mund të ketë ndikuar në fillimin tim të sezonit”, deklaroi sulmuesi i Real Madridit.
Braziliani pranoi gjithashtu se situata rreth rinovimit të kontratës dhe interesimi i disa klubeve gjatë verës e kishin ngarkuar psikologjikisht.
Megjithatë, Vinicius kujtoi se edhe sezonin e kaluar e nisi ngadalë, përpara se ta mbyllte me mbi 20 gola.
Ai përmendi Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin si shembuj të rrallë të lojtarëve që kanë arritur të ruajnë një nivel jashtëzakonisht të lartë për shumë vite.
“Jam njeri, bëj gabime shpesh, por gjithmonë përpiqem të përmirësohem. Kam 26 vjeç dhe duhet edhe ta shijoj pak jetën”, tha Vinicius.
Sulmuesi foli edhe për kritikat ndaj tij dhe Brazilit pas Botërorit, duke pranuar se në të kaluarën nuk e kishte kuptuar gjithmonë peshën e ndeshjeve me Kombëtaren.
“Tifozëve nuk u intereson nëse është vetëm një miqësore. Duhet të hyj në fushë, të shënoj dhe ta ndihmoj skuadrën të fitojë.”
Vinicius theksoi gjithashtu se tashmë ndihet gati të marrë më shumë përgjegjësi për Brazilin dhe të ndihmojë lojtarët e rinj, ndërsa foli me shumë vlerësim për Carlo Ancelottin.
“Ai ndryshoi historinë time te Real Madridi dhe në futboll. Gjithmonë më ka mbrojtur dhe më ka udhëhequr në mënyrën më të mirë.”
Brazili përballet me Singaporin në ndeshjen e radhës të turneut aziatik.











