Nicolas Jackson është shpallur lojtari më i mirë i muajit tetor në Premier League, pas një periudhe fantastike me Aston Villën.
Sulmuesi senegalez realizoi katër gola në katër ndeshje kampionati gjatë muajit të kaluar, duke qenë një nga protagonistët kryesorë të skuadrës.
Jackson fitoi çmimin përpara emrave si Bart Verbruggen, Jan Paul van Hecke, Evanilson dhe Ezri Konsa.
Ky është një tjetër vlerësim për 25-vjeçarin, i cili pak ditë më parë ishte zgjedhur edhe lojtari i muajit nga tifozët e Premier League.
Që prej transferimit tek Aston Villa gjatë merkatos së verës, Jackson ka shënuar nëntë gola në 14 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke e nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të re.
Forma e tij e shkëlqyer po e kthen sulmuesin senegalez në një nga figurat kryesore të Aston Villës këtë sezon.











