Poetja e njohur, Mimoza Ahmeti në një koment që ka bërë së fundmi për protestat studentore që po zhvillohen në Tiranë ka deklaruar se ata nuk janë të qartë për çfarë protestojnë. Në një intervistë për Andale, poetja u ka dhënë përgjigje dhe të gjithë atyre që shpesh e kanë pyetur se përse nuk u bashkohet studentëve.
“Në rrugë Mimoza Ahmeti që është një profesore që e njeh sociologjinë si origjinë teorikisht, se praktika gjë tjetër. E njeh në majë të gishtave dhe të të shoqërojnë studentë të cilët thonë nuk jemi shumë të qartë, por jemi të pakënaqur. Dhe aq më tepër kur e di se studentët që nuk punojnë janë në anekset e shoqërisë, pra janë në pritje. Nuk janë ata njerëz që e riprodhojnë shoqërinë që u del fjala nga organizmi se kam peshën.”- tha poetja.
Ajo veçoi gjithashtu veshjen e një vajze që kishte takuar, duke u shprehur e habitur nga tutat e shtrenjta që ajo mbante.
Deklarata e saj ka tërhequr vëmendjen për mënyrën se si e ka lidhur paraqitjen e një prej protestueseve me pritshmëritë e saj për pjesëmarrësit në protestë.











