Deputetja socialiate Zegjine Çaushi, ka reaguar ashpër pas daljes në protestë të disa vajzave të veshura me një uniformë të ngjashme me atë të Policisë.
Çaushi shkruan se është e turpshme dalja me këtë veshje e tyre, sa kohë që pas uniformës së policisë qëndrojnë gra e vajza që e kryejnë me dinjitet detyrën e tyre.
“Pas uniformës së Policisë së Shtetit qëndrojnë gra që e veshin çdo ditë me dinjitet, përgjegjësi dhe përkushtim. Është e patolerueshme që disa “personazhe” si këto të tallen me gratë që i shërbejnë me dinjitet kësaj uniforme”, shkruan deputetja socialiste.
Katër vajza të veshura si police iu bashkuan protestës mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë.
Ato kishin zgjedhur kostumin e uniformave blu natën e festës së Halloween-it, por duke shfaqur edhe linjat e tyre, teksa tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve.











