• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 29 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

“Zgjedhje të turpshme”, Trump kritikon procesin zgjedhor në Brazil

29 Tetor, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump i ka cilësuar si “të turpshme” zgjedhjet presidenciale në Brazil, pas fitores së presidentit të majtë, Luiz Inacio Lula da Silva. Deklarata e Trump vjen ndërsa kandidati konservator Flavio Bolsonaro refuzon të njohë rezultatin e zgjedhjeve dhe deklaron se do ta udhëheqë opozitën nga Shtetet e Bashkuara.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Këto zgjedhje janë një turp për popullin brazilian”, tha Trump të martën gjatë një bisede me gazetarët, duke e përshkruar procesin zgjedhor edhe si një “situatë të turpshme”.

Flavio Bolsonaro, 45 vjeç, djali i ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro dhe aleat i Trump, mbërriti në Shtetet e Bashkuara pasi u largua nga Brazili. Ai është mundur nga Lula në raundin e dytë të zgjedhjeve, të zhvilluara të dielën, pasi kishte kryesuar në raundin e parë.

Lexo edhe:

Lufta me Iranin i ka kushtuar SHBA-së mbi 47 miliardë dollarë

Flávio Bolsonaro vetëshpallet nga SHBA si “presidenti i zgjedhur” i Brazilit

Senatori brazilian ka denoncuar atë që e quan “mashtrim zgjedhor” dhe ka deklaruar se synon të udhëheqë opozitën nga territori amerikan.

Në një letër të hapur, të shpërndarë për gazetarët nga aleatët e tij pas mbërritjes në Miami me familjen, Bolsonaro pretendoi se ishte “presidenti i vërtetë i zgjedhur i Brazilit”, pavarësisht humbjes në balotazh.

Ai falenderoi Donald Trumpin për mikpritjen në Shtetet e Bashkuara dhe “popullin e mrekullueshëm amerikan që më priti”. Gjithashtu, shprehu mirënjohje për presidentin argjentinas Javier Milei, i cili, sipas raportimit, e ndihmoi të largohej nga Brazili drejt Shteteve të Bashkuara.

Bolsonaro pretendoi se në Brazil po zhvillohet një “fushatë persekutimi e motivuar politikisht, me qëllim mbajtjen time peng”.

“Dua t’u them, jo vetëm 60 milionë votuesve të mi, por edhe popullit brazilian, se unë jam presidenti i zgjedhur dhe se kriminelët që vodhën zgjedhjet braziliane janë pjesë e një organizate kriminale që ka vendosur një tirani”, deklaroi ai, pa paraqitur prova për pretendimet e tij për manipulim të zgjedhjeve.

“I përballur me politizimin e sistemit gjyqësor në Brazil, e solla familjen time në Shtetet e Bashkuara”, tha senatori i krahut të djathtë, duke këmbëngulur se nuk ishte larguar nga vendi, por kishte shkuar jashtë tij për t’u bërë “udhëheqësi që meriton populli im”.

Ai shtoi se do ta drejtojë opozitën nga Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, Gjykata Supreme e Brazilit urdhëroi dorëzimin e pasaportave të tij në policinë federale, në kuadër të një hetimi për pastrim të dyshuar parash, akuzë të cilën ai e mohon.

Në vendimin për t’u larguar nga Brazili, Bolsonaro ndoqi gjurmët e të atit, ish-presidentit Jair Bolsonaro, i cili gjithashtu u largua drejt Floridës pasi humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 përballë Lulës.

Pasi qëndroi pothuajse një ditë larg vëmendjes publike, Flavio Bolsonaro u shfaq sërish të martën vonë në Argjentinë. Prej andej, ai udhëtoi përmes Ekuadorit drejt Miamit, ku mbërriti të mërkurën në mëngjes me avionin privat të një biznesmeni argjentinas.

Nga Kategoria

Bota

Lufta me Iranin i ka kushtuar SHBA-së mbi 47 miliardë dollarë

28 Tetor, 2026
Bota

Flávio Bolsonaro vetëshpallet nga SHBA si “presidenti i zgjedhur” i Brazilit

28 Tetor, 2026
Bota

Dy bjellorusë arrestohen në Gjermani, dyshohen për planifikim aktesh sabotazhi në favor të Rusisë

28 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Zgjedhje të turpshme”, Trump kritikon procesin zgjedhor në Brazil

29 Tetor, 2026

Gjykata e Lartë cakton 10 dhjetorin për gjyqin e Saimir Tahirit

29 Tetor, 2026

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

29 Tetor, 2026

Parlamenti në “flakë”, deputeti socialist kërkon… sedilje makinash

29 Tetor, 2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës

29 Tetor, 2026

San Siro i ri synon hapjen në 2031, punimet pritet të nisin vitin e ardhshëm

29 Tetor, 2026

Faturë e re për shoferët/ Ja sa do të paguani pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta

29 Tetor, 2026

Eberl zbulon prapaskenat e transferimit të Olise: “Kishte një të kaluar të komplikuar”

29 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.